Astrit Ademaj që u vra mbrëmë varroset nesër

Astrit Ademaj që u vra mbrëmë varroset nesër

Kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj që u vra mbrëmë do të varroset të premten në ora 14:00 në varrezat e fshatit Katundi i Ri në Pejë.

Këtë lajm me ka bërë të ditur përmes profilit të tij në Facebook, Arton Muhaxheri, bashkëpunëtor i ngushtë i të ndjerit Astrit Ademaj.

“Ju njoftoj se nesër më datë 10.9.2021, ne ora 14:00, behet varrimi i të dashurit tonë, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ. Varrimi bëhet në varrezat e Katundit te Ri, në Pejë! Shpirti i tij drite paste!”, ka njoftuar zyrtari i PDK-së në Pejë, Arton Muhaxheri.

Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Decanit nga PDK, Blerand Kadrijaj mbeten të vdekur mbrëmë pas një konflikti të armatosur, ndërsa vëllai i Astritit mbeti i plagosur.

Shpërndaje në: