Astronomi Carl Sagan: Gjithçka në Tokë është e përbërë nga grimcat yjore (Foto)

Astronomi Carl Sagan: Gjithçka në Tokë është e përbërë nga grimcat yjore (Foto)

Teoria se gjithkush dhe gjithçka në Tokë përmban grimca të yjeve i ka fillet te kënga popullore e Moby 2002 “Të gjithë e kemi prejardhjen prej yjeve”.

Në fillim të viteve 1980, astronomi Carl Sagan transmetonte një seri televizive prej 13 pjesësh të quajtura “Cosmos” që transmetohej në PBS.

Në shfaqje, Sagan shpjegoi tërësisht shumë tema të lidhura me shkencën, duke përfshirë historinë e Tokës, evolucionin, origjinën e jetës dhe sistemin diellor.

“Ne e kemi universin për ta njohur vetveten. Një pjesë e qenies sonë i ka fillet nga kozmosi. Duam të kthehemi. Dhe ne mundemi, sepse kozmosi është gjithashtu brenda nesh. Ne jemi bërë nga grimca të yjeve”, deklaroi Sagan në një episod.

Deklarata e tij përmbledh faktin se atomet e karbonit, nitrogjenit dhe oksigjenit në trupin tonë, si dhe atomet e të gjitha elementeve të tjerë, u krijuan në gjeneratat e mëparshme të yjeve mbi 4.5 miliard vjet më pare, raporton “Locklip”, transmeton Periskopi.

Image result for carl sagan

Sepse njerëzit dhe çdo kafshë tjetër – si dhe shumica e gjërave tjerë në Tokë – përmbajnë këto elemente, ne jemi bërë fjalë për fjalë nga copëzat e yjeve, tha Chris Impey, profesor i astronomisë në Universitetin e Arizonës.

“Të gjitha lëndët organike që përmbajnë karbon janë prodhuar fillimisht në yje”, tha Impey. “Universi fillimisht ishte hidrogjen dhe helium, karboni u bë më pas, miliarda viteve”.

Shpërthimi i një ylli masiv, i quajtur supernova, mund të jetë miliarda herë më i shkëlqyeshëm si Dielli, sipas “Supernova” (World Book, Inc., 2005).

Pra, e gjithë jeta në Tokë dhe atomet që ekzistojnë në trupin tonë u krijuan nga yjet.

Në vitin 2002, artisti i muzikës Moby lëshoi ​​” Të gjithë e kemi prejardhjen prej yjeve “, duke shpjeguar gjatë një interviste për shtyp se tekstet e tij ishin të frymëzuara nga fizika kuantike./Periskopi/

Shpërndaje në: