Asya Gashi, shqiptarja që zë vendin e tretë në iTunes me hitin “Babe Babe”

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Laureta Gashi, e njohur me emrin artistik Asya Gashi, ka sjellë këngën e saj më të re “Babe Babe”, e cila po mirëpritet nga adhuruesit e shumtë.

Por, nuk mjafton vetëm kjo, pasi kënga e Asya, e cila dy këngë tjera i ka në gjuhën turke, ndërsa në këtë të fundit mbizotëron gjuha shqipe, është ngritur në vendin e tretë në shërbimin muzikor  iTunes të Apple, duke shënuar kështu sukses të madh në karrierën e saj si këngëtare.

“Babe Babe” në kanalin zyrtar në YouTube për katër ditë ka marrë më shumë se 1 milion e 600 mijë klikime.

Asya Gashi ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, para se të shkonte në Stamboll, për të vazhduar karrierën muzikore.

Shpërndaje në: