Ata që shkuan në Shqipëri për fundjavë s’kanë nevojë as për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë

Ata që shkuan në Shqipëri për fundjavë s’kanë nevojë as për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë

Një numër i madh i qytetarëve nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri këtë fundjavë.

Vetëm të premten rreth 13 mijë qytetarë e kanë kaluar kufirin Kosovë- Shqipëri.

Shumica e qytetarëve kanë udhëtuar për shkak të masave të reja anti-COVID që Qeveria e Kosovës i ka miratuar më 5 prill, ku gastronomia, fitneset dhe shkollat janë të mbyllura.

Po ashtu edhe qarkullimi i qytetarëve ndalohet nga ora 22:00 e deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Por, ata që qëndruan për fundjavë në shtetin shqiptar kur të kthehen a do të kenë nevojë për test anti-COVID dhe vetizolim.

Bazuar në vendimin e ekzekutivit të datës 5 prill, personat që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë në bazë të listë së Qendres për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (ECDC), duhet ta kenë testit negativ RT- PCR.

Kosova po ashtu aplikon parimin e reciprocitetit me vendet që i kërkojnë qytetarëve të Kosovës të kenë testin, edhe shtetasit e tyre me rastin e hyrjes në Kosovë duhet ta kenë testin negativ RT-PCR.

Qytetarët të cilët vijnë në Kosovë nga vendet me risk të lartë duhet ta paraqesin vërtetimin për test negativ, në të kundërtën duhet të vetizolohen për shtatë ditë.

Përjashtim nga kjo sipas këtij vendimi bëjnë qytetarët që kanë dalë nga Kosova 24 orët e fundit.

Sipas këtij vendimi qytetarët të cilat shkuan në Shqipëri për fundjavë, nuk do të kenë nevojë për test e as për vetizolim kur të kthehen në Kosovë.

Shpërndaje në: