Atalanta e Berat Xhimshitit shkruan historinë, i bashkohet Cityt në 1/8 e finales në Champions

Atalanta e Berat Xhimshitit shkruan historinë, i bashkohet Cityt në 1/8 e finales në Champions

Skuadra italiane, Atalanta, ka arritur të kualifikohet në rundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve që në debutim.

Skuadra e drejtuar nga Gasperini ka mposhtur Shakhtarin me rezultat 0-3.

Golat për italianët i shënuan Castagne në minutën e 66-të, Pasalic në minutën e 80-të dhe Gosens në fund të ndeshjes.

Ky kualifikim erdhi edhe falë fitores së Manchester Cityt ndaj Dinamo Zagrebit me rezultat 4-1.

City e mbyll fazën e grupeve në vendin e parë me 14 pikë, Atalanta është e dyta me 7 pikë, një më shumë se Shakhtari dhe dy më shumë se Dinamo Zagreb.

Shpërndaje në: