Atentat në Tiranë, vriten me breshëri plumbash dy persona në veturë

Atentat në Tiranë, vriten me breshëri plumbash dy persona në  veturë

Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.

Mësohet se është qëlluar me breshëri automatiku drejt një makine Audi dhe për pasojë dy personat që udhëtonin brenda tij kanë humbur jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës./A2

Shpërndaje në: