Atentati në Peqin: Vrasja e të riut dhe lidhja e tij familjare me viktimat e atentatit të një viti më parë

Atentati në Peqin: Vrasja e të riut dhe lidhja e tij familjare me viktimat e atentatit të një viti më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes në Peqin, ku një 23-vjeçar ka humbur jetën dhe bëhet fjalë për Andi Zylyfin.

Ndërsa një tjetër person ka mbetur i plagosur dhe është në gjendje të rëndë dhe është shoku i Zylyfit, Ardit Uruçi.

23 vjeçari është dërguar në spital nga daja dhe xhaxhai i tij dhe ka ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se 23-vjeçari ka lidhje familjare me dy personat që kanë mbetur të vrarë në një atentat në Bradashesh të Elbasanit, një vit më parë.

Në atë atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay.

Babi i 23 vjeçarit Hysni Zylyfi ka qenë një ish polic.

Dy të rinjtë kanë qenë duke pirë kafe në një lokal në Përparim dhe në momenti që kanë dalë janë qëlluar me bresheri armësh nga një mjet tip BMW X5.

Në Peqin bëhet me dije se ka mbërritur FNSH.

Shpërndaje në: