Atentati që tronditi Tiranën, viktima është një 35-vjeçar

Atentati që tronditi Tiranën, viktima është një 35-vjeçar

Një 35-vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur këtë të martë në Tiranë, si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në zonën e Don Boskos.

Viktimë e këtij atentati ka ngelur Erion Çela, që më parë emrin e ka pasur Adriatik Çela, i cili së shpejti priste të bëhej baba.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se nga atentati ka ngelur i plagosur vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28-vjeçar, i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe fytyrë dhe daja i tij, Edmond Crroj, të cilët janë me origjinë nga Dibra, por që jetonin prej vitesh në Tiranë.

Ndër të tjera, burimet theksojnë se Crroj ishte me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e lëndëve narkotike jashtë vendit.

Gjithashtu i plagosur nga ky atentat ka ngelur një 19-vjeçar, i identifikuar si Azbi Selimaj, kamerier në lokal, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Nga atentati është plagosur edhe Arben Dani, 46 vjeç, i dëmtuar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 minuta në zonën e Don Boskos, ku një makinë në lëvizje ka qëlluar me armë drejt tavolinës, ku ishin të ulur të plagosurit dhe viktima.

Videon nga ngjarja mund ta gjeni

KËTU

Shpërndaje në: