Ateroi me parashutë midis fushës në ndeshjen Sassuolo-Inter, vjen dënimi për parashutistin

Ateroi me parashutë midis fushës në ndeshjen Sassuolo-Inter, vjen dënimi për parashutistin

Personi që u fut me parashutë në “Mapei Stadium” gjatë fitores 4-3 të Interit kundër Sassuolos është pezulluar, por thotë se nuk e kishte për qëllim të futej në fushë.

Incidenti interesant ndodhi të dielën pasdite, pikërisht në kohën kur Interi po përgatitej të gjuante nga penalltia, raporton Periskopi.

Kamerat televizive nuk paraqitën skenën, pasi nuk deshën t’i bëjnë marketing parashutistit.

Sipas “Ansa”, 36-vjeçari tha se u desh të bënte aterim emërgjent pasi kishte një problem, derisa nuk ishte në dijeni se një rreth i gjelbër poshtë ishte stadium.

Ai është dënuar që të marrë pjesë në aktivitetet sportive. /Periksopi.com/

Shpërndaje në: