Atleti Musa Hajdari: E kemi ditur që do të jetë shumë vështirë për shkak të konkurrencës së madhe

Atleti Musa Hajdari: E kemi ditur që do të jetë shumë vështirë për shkak të konkurrencës së madhe

Atleti, Musa Hajdari ka përfunduar aventurën e tij ditën e djeshme në Lojërat Olimpike, në garën e vrapimit 800 metra.

Hajdari pati kohën 1:48.96 minuta, që e rendit në vendin 43 nga 48 garues, pa pasur mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale.

Për Hajdarin ishte pjesëmarrja e dytë në Lojërat Olimpike, pas debutimit në Rio 2016.
Pas diskualifikimit, Hajdari për faqen zyrtare të KOK, tha se e kishte ditur se do të jetë e vështirë për shkak të konkurrencës.
“E kemi ditur që do të jetë shumë vështirë për shkak të konkurrencës së madhe. E kemi ditur se është e vështirë të kalohet grupi, bazuar në evoluimin e rezultateve të viteve të fundit. Grupi që kisha ishte më i shpejti dhe kjo nuk më konvenoi në ritëm. Nuk ishte rezultati që e donim, sepse bazuar në matjet që i kemi pasur, është dashur të jem dy sekonda më shpejtë”, tha Musa Hajdari.

Shpërndaje në: