Atletico Madridi sensacional: Rikthehet nga vdekja dhe nxjerr një barazim kundër Juventusit

Atletico Madridi sensacional: Rikthehet nga vdekja dhe nxjerr një barazim kundër Juventusit

Atletico Madridi është rikthyer në mënyrë sensacionale nga disavantazhi prej dy golave për të nxjerr një pikë kundër Juventusit në “ëanda Metropolitano”.

Juan Cuadrado ia dhuroi epërsinë e parë Juventusit në minutën e 48′-të, para se Blaise Matuidi të dyfishonte shifrat për biankonerët në minutën e 65′-të, raporton Periskopi.

Mirëpo, derisa pritej fitorja komode e italianëve, “Los Colchoneros” ndezën motorët.

Fillimisht, Stefan Savic ngushtoi epërsinë në minutën e 70′-të, para se Hector Herrera të arrinte të barazonte në mënyrë sensacionale në minutën e 90′-të.

Pas këtij barazimi të dy skuadrat kanë nga një pikë në Grupin D, derisa Lokomotiva e Moskës kryeson pasi mposhti Bayer Leverkusenin në Gjermani me rezultat 2-1. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: