Atletico Madridi triumfon me përmbysje sensacionale dhe mban primatin, Real Madridi nuk dorëzohet

Atletico Madridi triumfon me përmbysje sensacionale dhe mban primatin, Real Madridi nuk dorëzohet

Atletico Madridi ka bërë një hap absolutisht gjigant për titull, duke triumfuar me përmbysje 2-1 kundër Osasunës.

Atletico dukej se do ta dorëzonte titullin në xhiron e parafundit, kur e gjeti veten në disavantazh në minutën e 75-të përmes Ante Budimirit, shkruan Periskopi.

Mirëpo, ‘Los Colchoneros’ arritën përmbysjen e madhe përmes Renan Lodi 82′ dhe Luis Suarez 88′, për ta mbajtur primatin në La Liga një xhiro para fundit.

Mirëpo, Real Madridin do ta ketë prapa, me vetëm dy pikë më pak, pasi skuadra e Zinedine Zidane mposhti sot Athletic Bilbaon si mysafire 1-0, falë golit nga Nacho në minutën e 68-të.

Gjithçka mbetet e hapur për xhiron e fundit, me Barcelonën që tashmë është përshëndetur nga titulli pasi u mposht 2-1 nga Celta Vigo. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: