‘Atyre nuk u intereson për lojtarë’ – deklarata brutale e Courtois për UEFA-n dhe FIFA-n, ka shkuar viral

‘Atyre nuk u intereson për lojtarë’ – deklarata brutale e Courtois për UEFA-n dhe FIFA-n, ka shkuar viral

Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois ka kritikuar organizatat kryesore të futbollit, duke i akuzuar që prioritet po i bëjnë paratë mbi mirëqenien e lojtarëve, pasi u konkludua Liga e Kombeve.

Portieri i Real Madridit ka kritikuar autoritetet me një prononcim brutal rreth kalendarit aktual të futbollit, pas humbjes 2-1 nga Italia në ndeshjen për vendin e tretë, transmeton Periskopi.

Courtois, 29-vjeçar, përshkroi ndeshjen ‘pa kuptim’ para përballjes, dhe rëndoi edhe më shumë komentet e tij më vonë.

”Ndeshja është thjesht një ndeshje parash dhe duhet të jemi të sinqertë për këtë,” tha ish-portieri i Chelseat.

”Ne thjesht po luajmë pasi për UEFA-n janë ekstra para.

”Shikoni sa shumë të dy skuadrat bën ndryshime në formacione. Nëse këto skuadra do të kishin qenë në finale, do të luanin futbollistë të tjerë.

”Kjo thjesht tregon se ne luajmë shumë ndeshje.”

”UEFA ka bërë trofe ekstra [UEFA Conference League]… është gjithmonë e njëjta.

”Ata mund të jenë të frustruar me skuadrat e tjera që po e duan Super Ligën, por atyre nuk u intereson për lojtarët, atyre u interesojnë xhepat.

”Është gjë e keqe që nuk flitet për lojtarë. Dhe tash marrim lajmin për një Kampionat Evropian dhe Kupë të Botës për çdo vit, kur do të pushojmë? Kurrë.” /Periskopi./

 

Shpërndaje në: