Aubameyang nuk pranon të largohet nga Barcelona

Aubameyang nuk pranon të largohet nga Barcelona

Lajmet kanë dalë se Chelsea është e interesuar për nënshkrimin e Pierre-Emerick Aubameyang, por sulmuesi nuk po mendon të largohet nga Barcelona.

Mundo Deportivo mësoi nga burime pranë sulmuesit se nuk është në planet e tij të largohet, pasi ai është shumë i lumtur në klub dhe në qytetin spanjoll.

Aubameyang, 33 vjeç, ka një kontratë me Barçën deri në vitin 2025, por ka një opsion të rënë dakord që e lejon atë të largohet në qershor 2023 nëse ai dëshiron.

Shpërndaje në: