Aubameyangu rikthehet në klub nga AFCON pasi iu shfaqën probleme me zemër

Periskopi.com Sporti

Pierre-Emerick Aubamyeang raportohet se është rikthyer tek Arsenali për shkak të ‘presionit’ nga klubi pas shqetësimeve me zemër.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili besohet se është bërë i disponueshëm në tregun e transferimeve nga Arsenali, kishte dalë pozitiv me Covid-19 pak para ndeshjes së Kamerunit kundër Gabonit në Kupën e Kombeve.

Federata Gaboneze e Futbollit tha se ka vënë re probleme kardiake, kur kontrolluan rikuperimin e Aubameyangut të premten e kaluar, transmeton Periskopi.

Lojtari siguroi ekipin mjekësor të Arsenalit se është mirë dhe po stërvitet normalisht.

Por tash ai po rikthehet në Londër për testime të tjera pasi u dërgua në shtëpi nga trajneri i Kombëtares, Patrice Neveu.

Tani shefi i tij ndërkombëtar ka zbuluar më shumë rreth humbjes së sulmuesit të yllit të tij pasi ai pranoi se ‘presioni’ nga klubi i secilit lojtar rezultoi i tepërt pasi Gaboni nuk ishte në gjendje të kryente një skanim MRI.

Përpara ndeshjes së tyre të fundit në grup me Marokun sonte, Neveu i tha Sky Sports: “Ajo që di është se ata kanë qenë pa Covid për 72 orët e fundit.

“Ne nuk mund të organizonim një MRI për ta, si rezultat ata nuk mund të stërviteshin,” tha ai duke folur edhe për Mario Leminan. /Periskopi.com/