Auditë V6 TDI tash mund të punojnë edhe me vaj bimor

Auditë V6 TDI tash mund të punojnë edhe me vaj bimor

Edhe pse Audi është me s atyre që vitin 2025 e caktuan si pikë nga e cila nuk do të ofrojnë më motorë me djegie të brendshme, situata duket se dita ditës po ndryshon. Pasi Gjermania vendosi që motorët klasikë të mos largohen, nga Audi erdhi një njoftim për motorët e tij V6 TDI.

Porsche dhe Audi vendosën t’i përshtaten edhe karburanteve të reja, respektivisht vajit bimor, që dmth se edhe motori V6 TDI i Audisë, me 286 KF, tani mund të punojë pa problem edhe me vaj. Kjo gjë e ulë emetimin e CO2 deri në 95%. Dhe, më e mira është se karburanti i ri prodhohet nga mbetjet e naftës dhe nga industria ushqimore.

Motorët TDI të përputhshëm me vaj bimor do të ofrohen me të gjitha modelet e Audisë me motora TDI. Kjo i nënkupton modelet A4, A6 dhe A8, dhe SUV’at Q7 dhe Q8. Në raundin e dytë, edhe modelet Q5 dhe A6 Allroad do të kenë motorë kompatibil edhe me vajë, e më vonë edhe pjesa tjetër e grupit VW, përfshirë modelin e ri VW Touareg.

Shpërndaje në: