Auditori gjen dallavere në Komunën e Kusari-Lilës
Telefonatat e shumta të realizuara, pa kursyer kurrë, akomodimi në hotele i pjesmarrësve të festivaleve të organizuara me para të shtetit, punësimet e paligjshme, kryerja e borxheve fshehurazi për shpenzimet e telefonit, rrymës, mbeturinave, janë vetëm disa prej shkeljeve që auditori, ka gjetur në Komunën e Gjakovës.
Vetëm për tre muaj, thuhet se zyrtarët në komunën e Mimoza Kusari Lilës, kanë shpenzuar përtej limiteve në telefon, duke mos u treguar aspak kursimtarë, shkruan Gazeta Fjala.
“Mostra e shpenzimeve të telefonisë mobile e cila ka përfshirë muajt shkurt, mars dhe prill 2015, ka treguar që tre zyrtarë komunal kanë shpenzuar përtej limiteve të caktuara me udhëzim të brendshëm, dhe atë: Kryetari i Kuvendit ka shpenzuar për tre muaj gjithsej 241€, Drejtori i Teatrit gjithsej 232€ si dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik e cila ka shpenzuar 60€ për muajin Shkurt. Sipas udhëzimit intern, Kryesuesi dhe Drejtorët kanë të lejuar 50€ shpenzime për muaj”, thuhet në raport.
Edhe përkundër kësaj, thuhet se Kusari Lila, nuk u ka kërkuar zyrtarëve mbulimin e këtyre shpenzimeve. Madje, për akomodimin e pjesmarrësve të festivalit “Komedia Fest”, thuhet se Komuna ka paguar nga buxheti i drejtorisë së kulturës shumën prej 12 mijë eurosh, duke e future në borxhe drejtorinë e kulturës, raporton Gazeta Fjala.
Më 26 maj Komuna e Gjakovës, kishte hapur konkursin për pozitën “zyrtar për promovimin e investimeve”, rregullat thonin se nëse paneli nuk mund, të identifikonte tre kandidatë adekuat, pozita duhej të rishpallej.
Mirëpo, përkundër kësaj ndonës asnjë kandidat nuk i kishte plotësuar kriteret, komuna nuk e kishte mbajtur premtimin për ta rishpallur pozitën.
“Sipas kërkesës për veprim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me datë 17.07.2013, fondi i orëve i obliguar për një të punësuar është 174 orë/muaj. Gjatë rishikimit të kujdestarive, kemi vërejtur se kalkulimet për pagesën e orëve shtesë janë bërë duke u bazuar në fond më të vogël të orëve përkatësisht në 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, në vitin 2015 rreth 4,000€ janë paguar me shumë për mesatarisht 50 persona/muaj”, thuhet më tutje në raportin e zyrës së auditorit.
Edhe pse në buxhetin e projektit thuhej se komuna do të mbulonte shpenzime vetëm për publikime, broshura, fletore e material të shtypyr, Komuna e Kusari Lilës, kishte shfrytëzuar rastin që ti kryente borxhet që i kishin mbetur nga telefoni, rryma mbeturinat, e kyqjet në ujësjellës e kanalizim. /Gazeta Fjala/



