Ausilio: Skriniar nuk largohet, Kante i pamundur për t’u blerë

Ausilio: Skriniar nuk largohet, Kante i pamundur për t’u blerë

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka folur në prag të ndeshjes së zikaltërve me Fiorentinën dhe ka pranuar se është takuar me drejtuesit e Tottenhamit, por ka theksuar se Milan Skriniar nuk është në merkato.

“Është e vërtetë që jam takuar me drejtuesit e Tottenham, por mund t’u konfirmoj se Skriniar nuk është në merkato. Është larguar Godin, ndaj nuk duam të humbim edhe Skriniar, që është vetëm 25 vjeç dhe ka besimin e plotë të stafit teknik e atij drejtues”, u shpreh Ausilio.

Kohët e fundit është folur gjerë e gjatë për një interesim konkret të zikaltërve për mbrojtësin kampion bote me Francën, N’golo Kante, megjithatë njeriu i merkatos te Interi kujtoi se futbollisti është titullar te Chelsea dhe se është i pamundur afrimi i tij.

“Kante është titullar i padiskutueshëm te Chelsea dhe ju e keni parë në këto javë të para të kampionatit, ndaj është e pamundur që ta marrim. Nuk ka asnjë negociatë për të, pasi Chelsea e konsideron pjesë të rëndësishme të skuadrës”, u shpreh Drejtori Sportiv i Interit. 

Shpërndaje në: