Australia i përgjigjet ashpër Francës: Dhjetëra mijëra ushtarë vdiqën në Luftën I dhe II Botërore duke mbrojtur tokën tuaj

Australia i përgjigjet ashpër Francës: Dhjetëra mijëra ushtarë vdiqën në Luftën I dhe II Botërore duke mbrojtur tokën tuaj

Kryeministri në detyrë i Australisë, Barnaby Joyce, ka thënë se vendi i tij nuk ka nevojë ta dëshmojë “afinitetin” dhe “dashurinë” për francën, sepse “dhjetëra mijëra australianë kanë vdekur në tokën franceze” gjatë dy luftërave botërore.

Zemërimi i qeverisë franceze pas njoftimit të partneritetit strategjik mes Australisë, ShBA-ve dhe Britanisë, i njohur si Aukus, dhe anulimit të marrëveshjes për nëndetëse mes Francës e Australisë në vlerë 90 miliardë dollarë, nuk ka krijuar zmbrapsje te autralisnët.

Në deklarimin e parë për rastin, Joyce tha se e kupton zemërimin e qeverisë franceze, por që Australia s’kishte asgjë për të dëshmuar.

“Australia s’ka nevojë të dëshmojë afinitetin dhe dashurinë e saj dhe përkushtimin për lirinë, pavarësinë dhe barazinë e Francës,” tha ai.

“I kemi dhjetëra mijëra australianë që vdiqën në tokën franceze e mbrojtën tokën franceze nga shtete që e rrethuan në luftën e parë dhe në luftën e dytë borërore.”

Joyce bëri këto komente pasi Scott Morrison, kryeministri, la vendin për të shkuar në ShBA ku do të takohet me Joe Bidenin. /Periskopi

Shpërndaje në: