Austria dëbon katër diplomatë rusë

Austria dëbon katër diplomatë rusë

Austria po bëhet gati për largimin e katër diplomatëve ruse për sjellje jokonsistente në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare, arsye që shpesh përfshin raste spiunazhi, thotë ministri i jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, shkruan AFP.

Sipas tij, dy prej tyre janë shpallur ‘persona non grata’ dhe ka urdhëruar që të largohen nga shteti deri më 8 shkurt, ndërkohë që ata po qëndrojnë në ambasadën ruse në Austri, kurse dy të tjerët punojnë për mision rus në OKB në Vjenë.

 

Shpërndaje në: