Austriakja nis një peticion online për liberalizim të vizave për Kosovën

Austriakja nis një peticion online për liberalizim të vizave për Kosovën

Anëtarja e rrjetit të këshilltarëve rajonal të BE-së, Kati Schneeberger, ka nisur një peticion për liberalizim të vizave për Kosovën.

Për Klan Kosova ajo tregoi se ideja për këtë i erdhi pasi e kishte vizituar Kosovën dhe se si nga shoqëria civile pothuajse të gjithë e kishin pyetur se kur do të ndodhte liberalizimi.

Deri sot janë grumbulluar mbi 16 mijë nënshkrime, dhe sipas Schneeberger kjo shifër do te rritet ditëve te ardhme.

“Një iniciativë si kjo që të çojë peshë te zyrtarët e Bashkimit Europian, duhen rreth një milion nënshkrime. Peticioni online është Change.org – Visa liberalisation for the Republic of Kosovo”.

“Ka mbetur vetëm Franca që po e bllokon këtë proces dhe kjo nuk është në frymën demokratike evropiane. Nuk i di arsyet pre Franca është kaq skeptike për këtë gjë, vetëm presidenti Macron i di arsyet, përkundër që Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe këtë e dëshmoi edhe rekomandimi e Komisionit Evropian që u përkrah edhe nga Parlamenti Europian që t’u hiqen vizat kosovarëve. Dhe është e papranueshme që ka mbetur vetëm një shtet që po e përdorë veton për të bllokuar gjithçka. Unë i bëj thirrje Francës që të vendosë ndryshe dhe t’i liberalizohen vizat Kosovës tani”.

Austriakja shtoi se nuk është në frymën evropiane për ta bllokuar një popull të tërë me rreth dy milionë banorë dhe se shpreson që vendimi do të merret në vjeshtë, atëherë kur do të mbahet samiti i Bashkimit Evropian.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë presion për këtë gjë”, përfundoi Kati Schneeberger.

 

Shpërndaje në: