15-vjeçari Mizak Asante shënoi një gol solo që të futë në hamendësime, si arriti ta bëjë?

Periskopi.com Sporti

Që prej vitit 2009, një gol në vit është zgjedhur si më spektakolari nën ombrellën e ‘Puskas’.

Në dekadën e fundit ose ashtu diçka, ka pasur disa gola të jashtëzakonshëm që e kanë fituar çmimin prestigjioz, transmeton Periskopi.

Sa i përket këtij veti, mendojmë se e kemi gjetur një të ri që ka shënuar një gol aq spektakolar, sa që thjesht duhet të jetë më i miri deri tash.

Futbollisti në fjalë është 15-vjeçari Mizak Asante dhe luan në Ghana për Golden Kicks FC.

Fundjavën e kaluar, tinejxheri sensacional shënoi një gol solo kundër Mobile Phone People FC dhe me plot meritë është shndërruar në trend në rrjetet sociale pasi u publikuan pamjet.

Mesfushori i talentuar mori topin në afërsi të zonës së rrezikshme, i la katër kundërshtarë për të vdekur, dribloi portierin me lehësi dhe qëlloi në rrjetë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Goli i jashtëzakonshëm me kokë i Luis Suarezit nga jashtë zona thjesht nuk ka shpjegim logjik

Periskopi.com Sporti

Luis Suarez përjetoi qartazi sezonin më të mirë individual në histori të Premier Leagues.

Të themi se ylli i Liverpoolit ishte i pandalshëm gjatë sezonit 2013/14 do të ishte nëna e nëndeklaratave, derisa ai shënoi 31 gola dhe kontriboi me 12 asistime në 33 ndeshje në ligë, transmeton Periskopi.

Natyralisht, është për diskutim kur mendojmë edhe fushatën e Mohames Salah më 2017/18, Cristiano Ronaldos 2007/08, John Terry 2004/05 dhe të tjerët, por nuk ka diskutim se kryevepra e Suarezit është atje lart.

Sidoqoftë, një prej paraqitjeve të tij më të mira në fanellën e Liverpoolit erdhi në një fitore 4-1 kundër ëBA-së, në tetor të vitit 2013.

Vërtetë ishte një ditë e golave spektakolar sepse jo vetëm që Suarez shënoi një hat-trick, por Daniel Sturridge gjithashtu mposhti portierin Boaz Myhill me një gol-lob.

Goli më i mirë në ndeshje erdhi nga uruguaiani kur qëlloi cakun me kokë nga afërsia e zonës.

Po, e lexuat drejtë. Suarez – pavarësisht se nuk njihet për aftësitë e tij në ajër – shënoi një prej golave më të bukur nga distanca me kokë në histori të Premier Leagues.

Në fakt, ende ka nevojë për shpjegim pavarësisht se ka kaluar gati një dekadë. /Periskopi.com/

Urimi i veçantë i Leonitës për ditëlindjen e Granit Xhakës

Periskopi.com Sporti

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka feston sot ditëlindjen e 29-të dge padyshim që urimet për të kanë qenë të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i bashkëshortes, Leonita Lekaj-Xhaka.

Kjo e fundit ka zgjedhur një fotografi të futbollistit ku shfaqet së bashku me dy vajzat e tyre dhe e ka shoqëruar me disa fjali tepër të ndjera.

Urime ditëlindja për dashurinë e jetës time. Faleminderit për gjithë të qeshurat dhe dashurinë që na ke dhuruar mua dhe vajzave tona, ne jemi të bekuar që të kemi. Të dua”, ka shkruar Leonita krahas fotos në Instagram.

Çifti janë së bashku prej shumë vitesh dhe tashmë janë prindër të dy vajzave: Laneya dhe Ayana. Ata jetojnë në Zvicër për shkak të profesionit të Xhakës.

Caktohen gjyqtarët për ndeshjet e javës së shtatë në Superligën e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Ndeshjet e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll vazhdojnë në mesjavë.

Tani janë deleguar edhe gjyqtarët për ndeshjet e xhiros së shtatë. Bilbili kryesor në ndeshjen Gjilani – Llapi i është besuar Mentor Ajetit, i ndihmuar nga asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova. Ndërkaq gjyqtari i katërt do të jetë Bardh Ajeti.

Ndërsa në përballjen Drenica – Malisheva, gjyqtari kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu i ndihmuar nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina. Ndërsa i katërti do të jetë Gramos Shala.

Me poshtë delegimet në të gjitha ndeshjet e javës së shtatë:

Dy ndeshje për tri ditë: Orari i ngjeshur i ndeshjeve të Kosovës në tetor

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës i rikthehet aksionit në tetor, ku do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Me datë 9 tetor, Kosova luan ndaj Suedisë si mysafirë, në ndeshjen që starton me fillim nga ora 20:45. Kurse, me 12 tetor, në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Gjeorgjinë.

Ndërkaq, këtë cikël kualifikues Dardanët do ta mbyllin si mysafirë në përballje me Greqinë më 14 nëntor.

Më poshtë tabela me rënditjen e Kombëtareve në grupin B:

Ndryshe, në ndeshjet e shtatorit, Kosova arriti që të triumfonte ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht nga Spanja.

Ylli i Dritës ia huq totalisht në emisionin sportiv kur flet për Chelsean dhe Kurt Zouman

Periskopi.com Sporti

Në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi u shndërrua në figurë të sikletshme teksa po fliste për derbin e Anamoravës mes Drits dhe Gjilanit.

Duke folur për hapësirat që u jepen të rinjëve nga akademitë e klubeve nga Anamorava, Cuculi bëri një krahasim jo të saktë, shkruan Periskopi.

Teksa nënvizon bazën e futbollistëve me perspektivë te futbollistët e Dritës, ku flet për plane pesë-vjeçare dhe për durim nga klubet që të përmbushet potenciali, ai thotë:

”Ju e dini që Chelseat në epokën e Abramovichit, e dini kush është lojtari i parë që ka dalë nga kategoritë e reja? Është qendër-mbrojtësi Kurt Zouma. Domethënë, pas pesë vitesh, është lojtari i parë që u fut aty.”

Aludimet nuk kanë mundur të jenë më të gabuara, pasi futbollisti në fjalë, Kurt Zouma në fakt është transferuar te Chelsea në vitin 2014 nga St Etienne, ku kishte filluar karrierën si futbollist profesionist, teksa në fëmijëri kishte luajtur për skuadrën tjetër franceze FC Vaulx-en-Velin.

Në fakt, futbollisti i parë që prej John Terryt më 1998 që është promovuar nga akademia e Chelseat në skuadrën seniore, është Mason Mount në vitin 2019 gjatë kohës sa ishte Frank Lampard trajner i klubit.

Shikoni videon e mëposhtme për ta dëgjuar aludimin e gabuar të Cuculit. /Periskopi.com/

Babai i Florian Markut: I gjithë mundi po i shpërblehet, ka sakrifikuar shumë që t’i arrijë majat

Periskopi.com Sporti

Pas një meçi shumë interesant, Marku ishte shumë më i rrezikshëm brenda ringut dhe mori fitoren që e bën atë kampion bote, pas rezultateve 97-93 dhe 96-94, ndërsa gjyqtari i tretë shënoi fitore në mënyrë të çuditshme 99-91 për Prodanin.

Për Florian Markun është shumë krenar edhe një person shumë i dashur, babai i tij.

Sebi Marku, babai i Florian Markut thotë se është tejet krenar me djalin e tij, pasi po shpërblehet për të gjithë sakrificat që ai ka bërë gjatë jetës.

“Ndihem shumë krenar, sepse e di sa është munduar dhe që ka sakrifikuar shumë gjëra vetëm që të arrijë majat e këtij sporti. Jam gëzuar tej mase, sepse po shikoj që i gjithë mundi që ka bërë po i shpërblehet”, tha fillimisht Sebi Marku, babai i Florian Markut për ‘GazetaBlic Sport’.

Babai i Florian Markut zbulon se si është kampioni i botës në raport me familjen.

Përkrahja e madhe që vjen për Florian Markun e kënaq edhe babain e tij, i cili falënderon të gjithë shqiptarët që e motivojnë para çdo meçi.

“Po, është e vërtetë ka një përkrahje shumë të madhe në çdo ndeshje dhe kjo vihet re nga të gjitha meçet që ka. Faleminderit shqiptarëve edhe kosovarëve për të gjithë perkrahjen që i japin Florianit”, shtoi Marku.

Në fund, ai dha edhe një mesazh për djalin e tij.

“Mesazhi im për Florianin është të vazhdojë të bëjë atë që di dhe një dit Zoti do ja shpërblejë të gjitha! Respekte për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”, përfundoi ai.

Vlen të potencohet se Florian Marku nuk ka asnjë humbje në karrierën e boksit profesionist, pasi ka marrë 9 fitore dhe 1 barazim në 10 meçet që ka zhvilluar.

Nesër përurohet Qendra Nacionale e xhudos në Pejë

Periskopi.com Sporti

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit njofton se qendra e xhudos, ‘Judo’, do të përurohet nesër në Pejë.

Në përurim do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Njoftimi i MKRS, më poshtë:

Të nderuar/a përfaqësues/e të mediave,

Nesër (28.09.2021), duke filluar prej orës 11:00, do të organizohet ceremonia përuruese e Qendra Nacionale të Xhudos në Pejë.

Në përurimin e Qendrës Nacionale do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Lokacioni Qendrës Nacionale të Xhudos: Lagjja Tabjet, Pejë

 

Shpallet lojtari dhe pesëshja më e mirë e javës në Superligë

Periskopi.com Sporti

Xhiroja e tretë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll ka dhuruar ndeshje interesante, madje sfida Bashkimi-Sigal Prishtina u vendos pas dy vazhdimeve.

Basketbollisti me efektshmërinë (indeksin) më të lartë ishte Courtney Fells i Prizrenit 16 me 36. Ai përballë kampionit (Golden Eagle Yllit) shënoi 27 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime për 35 minuta sa qëndroi në parket.

I dyti ishte Lejson Zeqiri me indeksin 32, duke ndihmuar Sigal Prishtinën të fitojë ndaj Bashkimit 104:105.

Në vendin e tretë është Milik Yarbough i Rahovecit me 30, pastaj janë Julien Lewis i Bashkimit me 25 dhe Erjon Kastrati i Golden Eagle Yllit me 23.

 

Orgazëm veshi, deklarata 18-sekondëshe e Rinës është moment shprese e ringjallje për estradën e ‘kotë’

Periskopi.com Showbiz

Më në fund diçka me të cilën mund të mburremi e mbi të cilën mund të mbahemi sikur jeta jonë varet në të…

Në mesin e degradimeve me konsistencë të pabesueshme, duket se sistemi depresiv artistik ka ndikuar të reflektojë te dikush dhe ta kuptojë njëmend çfarë peshe dhe impakti ka në shoqëri, shkruan Periskopi.

Përgjegjësia duhet të mbajë absolutisht secili artist për materialet që i hedh. Pavarësisht se arti i keq nuk dënohet me ligj, thjesht nuk duhet të ketë ndjenjë më të keqe se kur shikohesh në pasqyrë dhe e kupton se keni bërë muzikë bërllok gjatë tërë jetës dhe ai ka qenë kontributi yt i vetëm për planetin.

Rina, duket se ka reflektuar dhe ka marrë rrugën e duhur. Në fakt, nuk duhet ta dëgjoni fare deklaratën e saj të fundit për ta kuptuar se ajo ka vendosur t’i japë fund degradimit dhe t’i jap krahë anës ekspresive.

Që prej lidhjes me SinBoy, karriera e saj ka marrë kahje tjetër… më e fokusuar në anën artistike dhe emocionale në projekte, duke ngërthyer në to pjesë nga jeta e saj personale, me shpinë prapa asaj që shitet dhe shprehjes ‘kështu po lypet’.

Paraja<respekti, çdo ditë të vitit, 24/7… fundja, paraja është problem personal i secilit artist, nuk ka të bëjë me nivelin e respektit që ka ai/ajo në audiencë. Thjesht nuk na interesojnë gjendjet financiare të artistëve, as rrobat dizajnër, as veturat e shtrenjta… në fund të ditës, ne thjesht duam të dëgjojmë muzikë të mirë.

Por pikërisht këtu është zgjidhja, të cilën atyre (shumicës së estradës) thjesht nuk po ka mënyrë ortodokse për t’ua futur në kokë… muzika e mirë ndërton rrjet të jetëgjatësisë artistike, njëkohësisht duke shtuar të ardhurat materiale, por një pjesë e artistëve kosovarë qartazi nuk kurrfarë intuite të të menduarit përtej kutisë, teksa fokusohen në para të shpejta, të cilat ia sigurojnë rënien e shpejtë, e pastaj depresioni është i sigurtë pasi nuk ka gjë më të rëndë për ta se kur mbesin pa para dhe janë të famshëm.

Rina është fije drite në fund të vrimës. Mixtape i saj i fundit me SinBoy është frymëmarrje me ajër të pastër nga toksiciteti ndotës në mesin e artistëve dhe veprave të tyre.

Këngët si ‘Aquarius’ e ‘Meredith’ nuk janë për të vdekur nga ngazëllimi, por kanë impakt shumë më të madh se që vetë artistja mund ta mendojë.

Në fakt, ajo qartazi nuk e ka kuptuar as vetë ndikimin që mund të kenë pasur dhe beson se ende dëgjohet vetëm nga fëmijët 12 deri 21-vjeç, siç e potencon në emisionin ‘8à8’ me Adelina Ismajlin.

Sidoqoftë, ajo që thotë zonja pasi pyetet ”pse një vajzë e re në Kosovë zgjedhë tema të tilla serioze, dhe jo diçka komerciale”, është pikërisht ajo që duam të dëgjojmë dhe kemi pritur ta dëgjojmë tash e sa kohë.

Duke injoruar mënyrën e formulimit të pyetjes, e cila thjesht ekzekutohet në mënyrë banale, përgjigja e Rinës është për ngritje kapelash.

”Muj me bo edhe muzikë komerciale, pa problem. Që dhezë që muj me fitu shumë pare prej saj, domethënë që e shfrytëzoj një publik për me fitu pare prej asaj muzike të kotë që është.

”Mirëpo, për mu është e rëndësishme që njerëzit të shohin botën ashtu siç e shoh unë. Jo me u mashtru pas këtyre gjërave tjera që po dalin në TV çdo ditë.”

E drejtë të themi se 18 sekondat sa iu deshën Rinës për t’i thënë këto fjalë në intervistën e mëposhtme, janë gjëja më e mirë që kemi parë e kemi dëgjuar nga estrada gjatë tërë këtyre muajve të verës, pavarësisht se janë aq të thjeshta dhe të artikuluara me nonshalancë.

Rrallëherë dëgjojmë ndonjë artist në fakt duke dhënë ndonjë intervistë të sinqertë e edukative.

Pyetjet nga gazetarët zakonisht servohen në formën ‘alley-oop’, duke ia lëmuar krahët dhe duke pyetur atë që artisti dëshiron të dëgjojë, e jo shikuesit.

E rëndë edhe të thuhet, por një pjesë e madhe e gazetarëve dhe fytyrave të televizionit qartazi duken më shumë të interesuar të krijojnë lidhje miqësie me artistët për përmbushje personale, se sa të nxjerrin diçka përmbajtësore nga minutazhi sa e kalojnë duke e intervistuar atë.

Më poshtë, nga minuta 11:07, fjalë që duhet t’i cementojmë me beton në ndërtesën e industrisë së muzikës, e cila nuk ekziston por, nëse do të ekzistonte, do të duhej të vendoseshin me ndonjë platformë me shkronja të mëdha, për të shërbyer si manual fillestar për këdo që vendos t’i çaset muzikës. /Periskopi.com/

 

Nani mbeti i përlotur pasi u ndëshkua me një prej kartonëve të kuq më kontravers, prej ardhjes së VAR

Periskopi.com Sporti

Është e drejtë të themi se ardhja e VAR ka ndryshuar futbollin siç e njohim.

Një numër i madh i fansave rreth botës do të thonin se teknologjia e ka bërë më keq futbollin.

Nëpër ligat e botës, kemi parë shumë vendime kontraverse pasi gjyqtarët janë konsultuar me VAR, transmeton Periskopi.

Ka pasur aq shumë vendime të gabuara të VAR në të kaluarën, sa që duket e padrejtë të fokusohemi në vetëm një, por një prej vendimeve më kontraverse që kemi parë deri tash pati për protagonist yllin e Manchester Unitedit, Luis Nani.

Anësori portugez po luante për Orlando Cityn në MLS në nëntor të vitit të kaluar, kur ndodhi ky incident.

Nani u duk se fitoi një top pas një ndërhyrjeje në Arturin gjatë fitores 2-1 të Orlandos, por iu tregua i verdhi nga gjyqtari Ramy Toucan.

Gjyqtari pastaj u këshillua të rishikonte incidentin në monitor nga VAR dhe pastaj i verdhi u bë i kuq.

Bashkëlojtarët e Nanit ishin të frustruar me vendimin, derisa vetë ai ishte i shokuar dhe i shkatërruar.

Emocionet nxorën më të mirën nga anësori, i cili u largua nga fusha i përlotur.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

West Ham ia ka caktuar çmimin Declan Ricet

Periskopi.com Sporti

E ardhmja e yllit të West Ham, Declan Rice ka qenë subjekt i spekulimeve intensive pasi ai hodhi poshtë ofertat e reja të kontratës nga klubi.

Një burim i West Ham i tha ‘Football Insider’ se plani është të shesë Ricen, ndërsa vlera e tij mbetet e lartë në vend që ta lejojë atë të përfundojë marrëveshjen e tij aktuale.

West Ham po planifikon të shesë Declan Rice për rreth 90 milion funte ndërsa ata bëjnë një ofertë për zëvendësimin e tij, kupton Football Insider.

Londinezët po e mbanin çmimin e kartonit të mesfushorit plot 100 milion funte gjatë verës.

Kjo i hodhi poshtë blerësit, me klubet e interesuara të drejtuara nga Man United dhe Chelsea por Rice ka refuzuar ofertat e përmirësuara të kontratës nga West Ham dhe kjo do ta detyrojë klubin të ulë çmimin e kërkuar vitin e ardhshëm.

Anglezi 22-vjeçar ka kontratë me klubin e “çekanëve” deri më 2024, por një refuzim i vazhdueshëm i vazhdimit të kontratës së yllit të tyre mund të detyroj klubin që ta largojë atë pas përfundimit të këtij sezoni, nëse klubet ofrojnë çmimin e duhur për të.

Super agjenti, Di Marzio: Rrahmani e ka fituar garën me grekun si startues i rregullt

Periskopi.com Sporti

Napoli është duke regjstruar një start të jashtëzakonshëm të klubit pasi kanë fituar secilën nga gjashtë ndeshjet e para të Serie A këtë sezon.

Në fakt Napoli ka fituar gjashtë ndeshjet e para të një sezoni hapës të Serie A vetëm për herë të dytë në histori të klubit, pasi e kishin bërë paraprakisht në sezonin 2017/18.

Një nga lojtarët më të dalluar në këtë start fantastik të Napolit është edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani ka startuar në secilën nga tri ndeshjet e fundit në Serie A për Napolin, duke e mbajtur portën e paprekur në secilën prej tyre.

Sipas Di Marzios, me këtë formë të kosovarit, ai do t’ia zë vendin grekut Manolas në partneritetin me Kaliodu Koulibaly.

Me Gattuson, ai ishte opsioni i katërt i mbrojtjes dhe nuk dha garancitë e nevojshme për të fituar pozicionin e fillimit, gjersa me lamtumirën e Maksimoviç ai u bë zëvendësuesi i parë për Manolas dhe Koulibaly, por nga ndeshja kundër Udinese ai tashmë ka startuar gjithmonë nga fillimi, të cilët Napoli nuk ka pësuar asnjë gol në Serie A në këto tre ndeshje.

Kosovari duket se ka gjetur jo vetëm besimin që e kishte dalluar me Veronën e Juric, por edhe mirëkuptimin e duhur me Koulibaly dhe jo vetëm Rrahmani përfiton prej tij, por i gjithë Napoli.

Soliditeti mbrojtës i jep siguri pjesës tjetër të skuadrës dhe manovra e ekipit të Spallettit zhvillohet në një mënyrë më tërheqëse dhe efektive pikërisht pasi mbrojtja u blindua nga dyshja e re.

Duke pasur parasysh këtë formë impresive dhe impaktin në mbrojtje, Rrahmani pritet të jetë startues edhe për ndeshjet e ardhshme të Napolit, duke e lënë në bankë grekun Manolas.

 

Georgina e pranon se është e dëshpëruar që Cristiano Ronaldo t’ia bëjë këtë pyetje

Periskopi.com Sporti

Georgina Rodriguez e ka pranuar se është e pranuar që Cristiano Ronaldo t’ia bëjë pyetjen.

Modelja u rrëfye se dëshiron t’i jap fund beqarisë me yllin e Manchester Unitedit dhe se do të thotë ‘po’, kur ai ta kërkojë martesën me të, transmeton Periskopi.

Argjentinasja, 27-vjeçare, e cila ka një vajzë tre-vjeçare me sulmuesin dhe e bën rolin e nënës për tre fëmijët e tjerë të tijë, e ka zbuluar në dokumentarin në ‘Netflix’ për jetën e saj.

Ajo përfshiu kërkesën e saj në një klip për spektaklin, të cilin e postoi në Instagram ë dielën.

E pyetur në një darkë derisa ishte në një jaht me shoqëri se kur do të martohet me 36-vjeçarin, Georgina tha, duke e shikuar Ronaldon: ”Nuk varet nga unë… kam dëshirë.”

Rodriguez përdori fjalën ‘Ojala’ në spanjishte që ka origjinë nga Arabia, e që rrjedh nga fjala ‘Mashallah’ ose ‘Masha’Allah’, që literliasht i bie: ”Me vullnetin e Zotit,” ose ”le të shpresojmë.” /Periskopi.com/

 

Munishi: Te kisha humb derbin, kisha dhanë dorëheqje

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i ftuar në “Sports Show”, në Klan Kosova, tha se nëse do e kishte humbur derbin kundër Dritës, do të kishte dhënë dorëheqje.

“Unë ta kisha humb derbin edhe kisha dhanë dorëheqje, un s’kom çka me ju thonë lojtarëve pastaj”, tha Munishi.

Gjilani triumfoi me rezultat 2-0 kundër Dritës, në derbin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Oleksandr Usyk thotë se Anthony Joshua nuk ishte kundërshtari më i vështirë në karrierën e tij

Periskopi.com Sporti

34-vjeçari ukrainas, Oleksandr Usyk beson meçi i tij me Anthony Joshuan nuk ishte më i vështiri në karrierën e tij.

Pasi u bë mbret i padiskutueshëm i kategorisë së mesme, Usyk ia vuri syrin titullit në kategorinë e rëndë.

Për atë titull, ai u përball me Joshuan në stadiumin e Tottenhamit, javën e kaluar, transmeton Periskopi.

”Plani ishte që të futesha, të shikoja dhe të filloja, kështu që ne u futëm, pamë dhe filluam,” tha Usyk.

Pavarësisht disa rundeve të mira nga Joshua, Usyk dominoi absolutisht përgjatë tërë meçit dhe në fund triumfoi me meritë me vendim unanim.

”Në rundin e 12-të, ekipi më tha ‘përshpejtoje’, kështu që e bëra atë dhe pastaj ata thanë ‘dhe të renë’.

p1fgj6qamceonfcd1366qc71shod.jpg

”U mundova të përshpejtoja dhe të godisja disa herë, por po e humbisja ritmin dhe ekipi më tha të ngadalësoja dhe të lansoja goditje më shpesh sepse nëse nuk e bëja këtë, do ta humbisja ritmin.”

Për më shumë, ai pastaj tha se ishte meçi më i madh në karrierën e tij por jo më i vështiri.

p1fgj6r8vgggd1na0hld1br6strf.jpg

”Ky është meçi më i madh në karrierën time, por nuk ishte më i vështiri. Mendoj se ai është në të ardhmen time,” tha 34-vjeçari.

”Më pëlqejnë sfidat por ne kemi një klauzolë rimeçi në kontratë me Anthony Joshuan dhe do ta respektojmë.” /Periskopi.com/

Francesco Totti duke iu hakmarrë të riut që e poshtëroi, është thjesht brilante të shikohet

Periskopi.com Sporti

Urime ditëlindja e 45-të, Francesco Totti.

Legjenda e Romës dhe Italisë, i cili feston ditëlindjen sot, është padyshim një prej mesfushorëve më të mirë të gjeneratës së vetë, transmeton Periskopi.

Njeri i një klubi, Totti kaloi tërë karrierën e tij 25-vjeçare te Roma, duke shënuar 307 gola në 786 paraqitje.

Gjatë kësaj kohe, ai fitoi një titull të Serie A-së, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa italiane.

p1fgj3dosb1tushn2fc3ioam34d.jpg

Oh, dhe ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës më 2006.

Totti i tha lamtumirë futbollit më 2017, në moshën 40-vjeçare, por prapë ka qenë aktiv në lojën e futsallit prej kur u pensionua.

Dhe për ditëlindjen e tij, menduam t’iu sillnim prapë në mendje një moment të jashtëzakonshëm gjatë një ndeshjeje të futsallit ku Totti iu hakmor të riut i cili u mundua ta poshtëronte atë disa momente më herët.

Djaloshi në fjalë qartazi po ndihej i guximshëm sepse kaloi Tottin me një lëvizje ylber.

p1fgj3fld32e91noo1ea5mms8jf.jpg

Totti pastaj u hakmor duke shënuar me stil nga distanca me një prekje.

Turma ishte në ekstazë derisa topi përfundoi mbi kokën e portierit për të përfunduar në rrjetë. /Periskopi.com/

E di edhe Antetokounmpo: LeBron James është akoma lojtari më i mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Pasi LeBron James pësoi një lëndim sezonin e kaluar dhe skuadra e Lakers nuk bëri mirë në ‘Play-Off’, filloi tregimi i përhershëm se si ‘Mbreti’ është në rënie të formës.

Analistë të shumtë të NBA insistonin se LeBron James është ‘harxhuar’ dhe nuk është më lojtari më i mirë në botë.

Giannis Antetokounmpo vlerësohet tani si më i miri, por është vet greku ai që nuk është mashtruar nga lëndimi i James dhe beson se ‘Mbreti’ është akoma basketbollisti më i mirë në botë.

“Unë nuk jam lojtari më i mirë në botë. Ju them, KD, LeBron, Kawhi, Luka, Curry e AD mund të jenë”, ka thënë Giannis, transmeton Periskopi.

“Unë nuk jam. Unë akoma jam në ndjekje për t’u futur në mesin e më të mirëve. LeBron James është akoma lojtari më i mirë në botë”, shtoi Antetokounmpo.

Giannis ishte MVP i NBA për dy vite radhazi në 2019 dhe 2020, kurse së fundmi është shpallur Nikola Jokic, por ky i fundit ishte surprizë. /Periskopi/

Gripi i “fytit letër zmerile”: Të prekurit thonë se është më i rëndë se virusi korona

Periskopi.com Lajme

Një grip i ri, që kategorizohet vetëm si ftohje, po prek ata që kanë qenë të infektuar me virusin korona. Ftohja që po emërtohet si “fyti letër zmerile” është një ftohje që vjen pas kalimit të virusit korona.

Derisa virusi korona ka reduktuar ndjeshëm kontaktet shoqërore, ftohjet e zakonshme dhe gripi thuajse nuk ekzistonin fare për më shumë se një vit. Por, tani që masat po largohen dhe njerëzit kanë filluar të rrisin kontaktet shoqërore, kollitjet dhe ftohjet janë në rritje, shkruan ‘Independent’.

Si rezultat, disa njerëz kohëve të fundit po ankohen në mediet sociale për vuajtjet nga ‘ftohja më e keqe ndonjëherë’, duke renditur simptomat që vazhdojnë për javë të tëra, transmeton Periskopi.

Për Rebecca London, 24 vjeçare nga Bournemouth, një ftohje e zakonshme kuptohet si ‘hundë të bllokuara, teshtitje dhe pak dhimbje fyti’, por këto nuk janë simptomat për të cilat bëhet fjalë.

“Asgjë si kjo”, ka thënë ajo për BBC, duke shtuar se mezi flinte gjatë kohës kur ishte ftohur me “fytin letër zmerile”. Ajo bëri teste të njëpasnjëshme, por të gjitha konfirmuan se nuk ishte virusi korona.

Tani, me dimrin që po afron, situata mund të përkeqësohet, bën të ditur profesori Anthony Harnden, i cili është nënkryetari i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin. Ai shtoi se imuniteti i ulët i gripit  mund të jetë një problem më i madh këtë dimër, sesa virusi korona. /Periskopi/

Mourinho godet në deklaratën pas humbjes ndaj Lazios, kritikon ashpër gjyqtarët

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho është kthyer për të bërë atë që di më së miri – spektaklin nëpër konferencat para gazetarëve.

‘Special One’ nuk ka mbetur aspak i kënaqur me humbjen që skuadra e tij e pësoi ndaj Lazios, në derbin e kryeqytetit të Italisë.

Portugezi beson se gjyqtarët kanë marrë vendime të gabuara, madje ai drejton gishtin edhe kah VAR-i.

“Futbolli italian dhe VAR nuk përshtaten me njëri-tjetrin për një ndeshje të nivelit të tillë. Në golin e dytë, gjyqtari ishte gabim në fushë, VAR-i ishte gabim. Kjo është e tepërt”, ka thënë Mourinho, transmeton Periskopi.

“Kartoni i dytë i verdhë për Lucas Leiva do të ishte i rëndësishëm. Të luash kundër 10 lojtarëve është me rëndësi. Pastaj dy situata të ngjashme me Pellegrinin ndodhën. Ai mori të kuq dhe sot nuk ndodhi njësoj”, shtoi portugezi.

Kjo ishte humbja e dytë e Romës këtë sezon, pas asaj ndaj Veronas. /Periskopi/