Watford-Liverpool: Këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Watford dhe Liverpool.

Startojne Mane, Firmino dhe Salah.

Watford:

Liverpool:

KH Besa arrin në Bosnje, para ndeshjes në EHF Cup

Periskopi.com Sporti

Kampioni në fuqi i Kosovës në hednboll, KH Besa Famgas ka arritur në qytetin e Banjallukës në Bosnje dhe Hercegovinë.

Pejanët kanë udhëtuar për 18 orë me autobus deri në Banjallukë ku kanë mbërritur disa çaste më parë.

Bardhekuqët do të përballen të dielën në kuadër të EHF Cup kundër ish-kampionin evropian të Borcit nga Banjalluka.

Postimi i plotë nga KH Besa Famgas:

Pas udhëtimit 18 orësh KH Besa Famgas ka arritur në Banjallukë ku nesër zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së dytë të EHF Cup kundër ish kampionit evropian Borcit të Banjallukës .

Kampioni i Kosovës do ti zhvillon dy stërvitje (sot në ora 18:00 dhe nesër në ora 10:00) në palestrën Borik para ndeshjes e cila është në program të dielën në ora 18:00.

Trajneri Arben Muqolli dhe hendbollistët pejan janë optimistë që nga Banjalluka do të kthehen me rezultat pozitiv para takimit të kthimit i cili luhet vikendin e ardhshëm në Pejë.

 

Stërvitja qesharake e Claudio Ranierit disa ditë para ndeshjeve ‘jetë a vdekje’, i ka lënë futbollistët të shokuar

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Fulhamit kishin mbetur të frustruar nga regjimi bizar stërvitor i Claudio Ranierit, i cili i detyroi ata të luajnë hendboll para ndeshjeve kruciale.

Ranieri është rikthyer në Premier League te Watfordi pasi u shkarkua nga klubi londinez në vitin 2019, dhe do ta zhvillojë ndeshjen e parë kundër Liverpoolit, transmeton Periskopi.

Dhe ‘The Sun’ zbulon se italiani me eksperiencë i mërziste futbollistët me një orë hendboll – në vend se të bënte seanca taktike dhe nga ndërprerjet, derisa klubi po përballej me rënie nga liga.

Gjërat u përkeqësuan aq shumë në prapaskena, saqë një grup i futbollistëve u kishin thënë pronarëve të klubit se Ranieri nuk është njeriu që mund ta shpëtojë skuadrën nga rënia.

Derisa humbjet nuk ndaleshin, Ranieri refuzonte të ndryshonte qasjen, gjë që alarmoi skuadrën.

Një burim i ka thënë ‘Sun’: ”Kur gjërat shkojnë keq, ju prisni që trajneri të mundohet të gjejë një përgjigje për të dalë nga rrëmuja.

”Por krejt çka morën ata para ndeshjeve kruciale, kur çdo pikë kishte rëndësi, ishte ndeshje hendbolli.

”Erdhi në një pikë kur disa prej lojtarëve u ngopën dhe u thanë pronarëve se duhet të bëjnë ndryshim ose e kanë të sigurtë rënien.”

Scott Parker zëvendësoi Ranierin por dështoi ta mbante skuadrën në elitën e futbollit anglez.

Tash, Ranieri e ka detyrën e mbajtjes së Watfordit në Premier League, pas një ecurie prej vetëm dy fitoreve në shtatë ndeshje. /Periskopi.com/

Federata Angleze e ka dënuar trajnerin e Southamptonit për komentet që bëri pas humbjes nga Chelsea

Periskopi.com Sporti

Ralph Hasenhuttl është dënuar nga Federata Angleze e futbollit për komentet e bëra në lidhje me Mike Dean, pas humbjes nga Chelsea më herët këtë muaj.

Dean ishte gjyqtari brenda dhomës së VAR në humbjen 3-1 të Southamptonit në ‘Stamford Bridge’, më 2 tetor, transmeton Periskopi.

Ai këshilloi gjyqtarin Martin Atkinson të shikonte monitorin për karton të kuq potencial kundër James Ward-Prowse për një ndërhyrje në Jorginhon.

Atkinson e bëri këtë dhe pastaj zhvlerësoi të verdhin për ta përjashtuar kapitenin e ‘Saints’ me të kuq.

Hasenhuttl u tall në konferencën për shtyp në ‘Zoom’ pastaj: ”E dini, kur Mike Dean është VAR, ai do ta dërgojë gjyqtarin ta shikojë – dhe pastaj ishte në rregull për mua, mendoj. Ai e dha.

”Por kjo është puna e tij, nuk dua të them është faji i tij sepse nuk e kam parë ende…”

Austriaku tash është goditur me prospektin e një gjobe për këto fjalë dhe klubi ka kohë deri të martën ta apelojë, edhe pse duket se ka pak gjasa ta bëjë këtë. /Periskopi.com/

Sot markohet 17-vjetori i debutimit të Leo Messit me Barcelonën, ajo që pason tutje është thjesht historike

Periskopi.com Sporti

Sot saktësisht bëhen 17 vite që kur yllin argjentinas debutoi me Barcelonën.

Një djalosh i ri në moshën 17 vjeçare ishte në stol për gjigantin spanjollë në duelin kundër Espanyolit më 16 tetor 2004.

Argjentinasi po priste të bënte debutimin e tij me ‘Blaugranët’ në një ndeshje zyrtare dhe ky moment më në fund erdhi, Messi u inkuadrua në lojë në min e 82′ si zëvendësues i Decos.

Edhe pse i ri në moshë, ai me kalimin e kohës filloi të shfaq talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe arriti të bëhet titullar i padiskutueshëm.

Së bashku me yjet tjerë si Xavi, Andres Iniesta, Samuel Eto’o e shumë të tjerë, Barça filloi sukseset e pandalshme duke fituar pothuajse çdo trofe të mundshëm.

Messi në përgjithësi me Barcelonën arriti të fitojë plotë 35 trofe, 10 La Liga, 8 Superkupa të Spanjës, 7 Kupa të Mbretit, 4 Liga të Kampionëve, 3 Kupa të Botës për klube, 3 Superkupa të Evropës.

Edhe në aspektin individual ishte i pakrahasueshëm duke fituar plotë gjashtë herë Topin e Artë si futbollisti më i mirë në botë dhe gjashtë herë Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë.

Në përgjithësi me Barçën, Leo ka realizuar 672 gola e 288 asistime në 778 ndeshje, një statistikë e frikshme.

Pas 17 viteve plot lavdi të kaluara në Spanjë, Messi gjatë verës u largua pasi nuk arriti të nënshkruajë kontratën e re me klubin dhe vendosi të kalojë në Francë te PSG.

Solskjaer mendon se veprimet bamirëse të Rashfordit po e pengojnë karrierën e tij si futbollist

Periskopi.com Sporti

Prej Marcus Rashford pritej vërtetë shumë, qoftë nga Manchester United, qoftë nga përfaqësuesja angleze, megjithatë deri tani sulmuesi 23-vjeçar nuk ia ka dalë të shndërrohet titullar në asnjë prej formacioneve.

Ndonëse shpesh ka bërë gjëra të bukura, në dy sezonet e fundit Rashford ka rënë më shumë në sy për aktivitetin e tij bamirës, pasi po përkujdeset që të sigurojë ushqim për të varfrit, sesa për atë që bën në fushën e lojës.

Ndonëse është një veprimtari që vlerësohet shumë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer deklaron se ka ardhur momenti që Solskjaer të mendojë më shumë për karrierën e tij si futbollist, pasi është pikërisht mosha e duhur që ai të shpërthejë.

“Unë e vlerësoj shumë veprimtarinë e tij jashtë futbollit, pasi janë të paktë njerëzit që e bëjnë këtë gjë.megjithatë për moshën që ka, duhet të kthejë prioritetin nga futbolli, pasi është në moshën e duhur që të arrijë pjekurinë që kërkohet. Në presim që ai të bëhet protagonist edhe në fushën e lojës, pasi vitet ikin dhe më vonë mund të mos ketë më kohë të arrijë nivelin që të gjithë presim prej tij”, u shpreh Solskjaer.

Marcus Rashford ka debutuar me Manchester United në sezonin 2015-2016 dhe që atëherë numëron plot 279 ndeshje e 88 gola të shënuar, megjithatë këtë vit nuk ka zbritur ende në fushë, pasi po rikuperohet nga një dëmtim.

Leicester – Man United: Këto janë formacionet e mundshme

Periskopi.com Sporti

Java e tetë në Premier Leaguen angleze fillon sot.

Duel tejet interesant pritet të zhvillohet mes Leicesterit dhe Man Utd nga ora 16:00.

Në këtë përballje të dyja skuadrat synojnë këndelljen pasi vijnë nga një formë aspak e mirë ndeshjet e fundit.

Man Utd aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 14 pikë, kurse Leicesteri ka tetë pikë në vendin e 13.

“Djajtë e Kuq”, kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të ruajnë hapin me kreun e tabelës, por nuk do ta kenë aspak të lehtë përballë Leicesterit që para tifozëve të vetë është një skuadrër shumë e papërshtatshme.

Këto janë futbollistët që pritet të startojnë sot nga fillimi për të dyja skuadrat:

Leicester: Schmeichel; Pereira, Evans, Soyuncu, Bertrand; Lookman, Soumare, Tielemans, Barnes; Vardy, Iheanacho

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Bailly, Lindelof, Shaw; McTominay, Pogba; Greenwood, Fernandes, Sancho; Ronaldo

Paguhej vetëm 20 centë në ditë, historia e jashtëzakonshme e sulmuesit të Napolit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen kujton rrugëtimin e tij për t’u bërë një futbollist profesionist, e që nuk ishte aspak i lehtë.

Duke u larguar jetuar në Nigeri dhe me kushte të vështira, anëtari i klubit italian mrekullisht ia kishte dalë të tregonte vetën.

Përmes një rrëfimi të shkurtës, Osimhen ka rrëfyer për jetën e tij në Nigeri dhe se si e fitonte kafshatën e gojës.

“Kur isha i vogël, adoleshent, pastroja ulluqet e çative për 20 Naira (5 cent), për pronarin e zonës ku banoja dhe merresha me pastrim për fqinjët, transportoja ujë, për 80 Naira (20 cent)”, u shpreh 22-vjeçari në një intervistë me bashkatdhetarin e tij Paul Troost-Ekong në Youtube.

“Gjithçka nisi si në një ëndërr, një ëndërr e fëmijërisë nga lagjet e varfëria. Doja të bëhesha një lojtar profesionist, i frymëzuar nga shumë legjenda të mëdha si Didier Drogba, Odion Ighalo, Mikel Obi dhe shumë të tjerë”.

“Vëllai im shiste gazeta, motra portokaj. Isha në trafik dhe duhet të ndiqja makinat që t’u jepja ujë dhe të merrja paratë. Ndihem sikur këto vështirësi më kanë ndihmuar në jetë”, rrëfen më tej ylli i Napolit, që ka shënuar shtatë gola në tetë ndeshje këtë sezon.

Sulmuesi nigerian u transferua sezonin e kaluar për 70 milionë nga Lille te Napoli. Këtë vit ai po kalon një formë brilante dhe të gjithë shpresat e tifozëve napolitan janë te lojtari.

UEFA i shpall ‘luftë’ të hapur FIFA-s: Nuk do të ndalemi së kundërshtuari idenë e Kupës së Botës çdo dy vjet

Periskopi.com Sporti

FIFA dhe UEFA janë në luftë të hapur sa i përket propozimit për të organizuar Kampionatin Botëror çdo dy vite, me qeverinë evropiane të futbollit që ka dalë tërësisht kundër dhe po nxit federatat pjesëmarrëse në të që të bëjnë të njëjtën gjë.

Së fundi UEFA ka reaguar edhe me një deklaratë zyrtare, ku shprehet se nuk do të ndalet së kundërshtuari idenë e FIFA-s, deri në momentin që kjo e fundit të heqë dorë nga reklamimi i Botërorit çdo dy vite dhe të mbizotërojë sërish mirëkuptimi mes palëve.

“Propozimet dëmtojnë çdo futbollin dhe zhvlerësojnë kompeticionin. FIFA duket se kërkon ta arrijë këtë gjë me nxitim, që më pas të mos ketë vlerë as pendimi”.

“Ne nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë ide deri në momentin që të mbizotërojë mirëkuptimi dhe FIFA të heqë dorë nga projekti i saj, që nuk i shërben aspak futbollit”, tha ndër të tjera UEFA në deklaratë.

Ideja e një Botërori çdo dy vite është hedhur nga Arsene Wenger, i punësuar nga FIFA për të sjellë risi në botën e futbollit dhe po mbështetet shumë edhe nga kreu i qeverisë botërore të futbollit, Gianni Infantino.

“E vrau se mori telefonin e të fejuarit në dorë”: Në ditën e vrasjes së Tirop, humb jetën edhe maratonistja Muthoni

Periskopi.com Sporti

Në të njëjtën ditë të vrasjes së një nga atleteve më të mira të Kenias, Agnes Tirop, një tjetër sportiste u gjet e vdekur në vendin afrikan, pikërisht në qarkun e Kirinyagas.

Policia e Kerugoyas arrestoi një të ri me akuzën e vrasjes së të dashurës së tij, Edith Muthoni, 27 vjeçare, të martën në mbrëmje.

Kennedy Nyamu u akuzua për vrasjen e vajzës se e ka goditur në kokë pas një mosmarrëveshjeje në familje.

Sipas motrës së Muthonit, Jane Nyawira King’uru, Edith u sulmua pasi mori telefonin e të dashurit të saj. “Ajo dhe i dashuri i saj ishin bashkë prej tre vjetësh.

Të dy u grindën për telefonin e Nyamut natën e vrasjes,” theksoi Nyawira.

Muthoni ishte e famshme për të kohët e mira të arritura në maratonat lokale.

Ajo gjithashtu kishte punuar edhe si skaute e komunitetit për Shërbimin e Kafshëve të Egra të Kenias (KWS) në qarkun Embu.

Maratonistja u dërgua me shpejtësi në spital, por humbi jetën pak caste më vonë.

Gjuajtja e lirë supernjerëzore e Juninhos kundër Barcelonës duhet të studiohet nga shkencëtarët

Periskopi.com Sporti

Juninho Pernambucano është qartazi gjuajtësi më i mirë i goditjeve të lira në histori të futbollit.

Kurdo që i mendoni mjeshtërit e gjuajteve të lira që kanë bekuar botën e futbollit, braziliani gjithmonë të vie në mendje së bashku me emra si David Beckham dhe Lionel Messi, transmeton Periskopi.

Sipas ‘The Sun’, Juninho mban rekordin botëror për më së shumti gola nga gjuajtjet e lira, duke mbajtur një epërsi me shtatë gola më shumë se Pele, teksa ka realizuar plot 77 të tilla nga ndërprerjet.

Dhe ndoshta nuk ka gjuajtje të lirë më të mirë nga Juninho që demonstron aftësitë e tij se ai në Champions League kundër Barcelonës në shkurt të vitit 2009.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Këto tri ndeshje luhen sot në Superligën e Kosovës

Periskopi.com Sporti

Sot luhet tri duele tjera në elitën e futbollit kosovar.

Gjilani dhe Ballkani përballen në derbin e xhiros së nëntë.

Të dyja ekipet kanë si objektiv luftën për titull, andaj pritet një derbi i zjarrtë pasi pikët janë shumë të vlefshme në këtë përballje.

Duel tjetër interesant luhet në “Fadil Vokrri” ku Prishtina ballafaqohet me Llapin.

Prishtina ka mbetur larg kreut të tabelës dhe objektiv sot do të ketë vetëm fitoren, në anën tjetër edhe Llapi nuk e ka nisur aspak mirë edicionin e ri dhe do të kërkojë këndelljen.

Në anën tjetër Dukagjini takohet me Malishevën, në një takim shumë të vlefshëm sidomos për Dukagjinin që aktualisht ndodhet në zonën e rrezikshme.

Momentalisht Drenica prin në tabel me 17 pikë, një më shumë se Ballkani në vendin e dytë, kurse Gjilani është i treti me 13 pikë.

Të gjitha ndeshjet e sotme luhen nga ora 13:00.

Përkulje për brilancën e kësaj rutine të gjuajtjes së lirë nga Conventry që ishte aq sensacionale, saqë FIFA e ndaloi

Periskopi.com Sporti

Ernie Hunt i Conventry Cityt dhe Willie Carr përgjithmonë do të lidhen me brilancën nga gjuajtja e lirë.

Të gjithë në fuboll admirojnë të inspirohen nga një rutinë e gjuajtjes së lirë dhe kemi arsye të mirë të besojmë se askush asnjëherë nuk e ka mposhtur trukun e ‘gomarit’ që doli të jetë aq problematik, saqë u pezullua.

Kur mendoni për rutinat gjeniale, ju shpesh imagjinoni tre apo katër lojtarë duke qëndruar rrotull topit në një mënyrë që arrin ta hutojë mbrojtjen kundërshtare, transmeton Periskopi.

Por asnjëra nga tekntikat nuk mund të barazohet me teknikën e ‘gomarit’ që Hunt dhe Carr e bënë në vitin 1970, sepse e dini që keni bërë diçka si duhet kur i kërkohet FIFA-s të intervenojë.

Sipas ‘Independent,’ Carr dhe Hunt kishin kaluar një kohë të konsiderueshme duke praktikuar rutinën para udhëtimit drejt Evertonit, plot 51 vite më parë.

Dhe kur Conventry fitoi një gjuajtje të lirë në pjesën e dytë jashtë zonës së penalltisë, Carr ngriti topin në ajër ‘stili-gomar’.

Hunt pastaj vazhdoi duke goditur topin me volej duke e dërguar në rrjetë, teksa ishte aq impresiv, saqë fitoi çmimin ‘BBC Goli i Sezonit’.

Tani, është e lehtë të shihet pse FIFA pezulloi trukun e ‘gomarit’ sepse kërkonte që Carr të kishte kontakte të qëndrueshme me topin në krahasim me një prekje rudimentare në mënyrë që ta lëvizte lart.

‘Mbrapa Rrjetit: 100 Gola të Artë’ nga Billy Edgar shpjegon se vendimi i FIFA -s rrotullohej rreth faktit se topi nuk konsiderohej se kishte lëvizur perimetrin e tij të plotë para prekjes së dytë. /Periskopi.com/

Arabia Saudite me super-ofertë për Superkupën e Italisë – mund të luhet atje edhe për tri vite

Periskopi.com Sporti

Superkupa e Italisë mund të vazhdojë të luhet në Arabinë Saudite edhe për 3 sezonet e ardhshme.

200 milionë euro ka rinovuar shteti saudit për të rinovuar kontratën me Lega Calcion që Superkupa e Italisë të luhet në Arabi edhe për tre vitet e ardhshme. Aktualisht Lega Calcio përfiton 20 milion euro plus bonuse, kurse me marrëveshjen e re të propozuar kemi të bëjmë me shifra të rritura ndjeshëm.

Gjithsesi kjo rritje nuk është ofruar kot, pasi në Arabinë Saudite kërkojnë që të ndryshojë formula e Superkupës së Italisë. Për kontratën e re kërkohej një “Final 4” në Superkupën e Italisë, ku të marrin pjesë edhe vendi i dytë në kampionat, ashtu edhe finalisti i Kupës.

Diçka e tillë do të jetë e vështirë të ndodhë, por ndryshimi i formulës siç ka ndodhur në Spanjë mund të ekzistojë si hipotezë. Në këtë edicion të Superkupës së Italisë trofeu do të diskutohet në një derbi të zjarrtë Italie mes Interit fitues të Scudettos dhe Juventusit, fitues i Kupës së Italisë.

Gjatë viteve të fundit ky kompeticion është zhvilluar rregullisht në Arabinë Saudite me përjashtim të edicionit të fundit me sfidën mes Juventusit dhe Napolit që u luajt në Mapei Stadium të Reggio Emilias për shkak të pandemisë Covid-19. /Periskopi/

Akuza e rëndë në Kupën e Botës 2022: “Ryshfet? Për të organizuar Kupën e Botës, gjithçka është e mundur”

Periskopi.com Sporti

Kampionati Botëror që do të luhet në Katar në vitin 2022 eshte në qendër të polemikave dhe diskutimeve nga minuta pas caktimit zyrtar nga FIFA.

Së pari u bë një hetim i FBI -së, i cili nxori në pah rastet e korrupsionit midis drejtuesve të organit që qeveris futbollin botëror për të caktuar Kupën e Botës 2018 te Rusia dhe ato të 2022 te Katar dhe më pas një hetim gazetaresk nga gazeta britanike The Guardian, e cila zbuloi shfrytëzimin dhe vdekjen e mijëra punëtorëve migrantë për të ndërtuar stadiume në Katar.

Në të dy rastet pati një mosmiratim të madh për atë që ndodhi dhe për të paguar pasojat më të rënda, veçanërisht siç raportohet nga agjencia federale e qeverisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin Michel Platini dhe Sepp Blatter: të dy ishin presidente të UEFA -s dhe FIFA -s dhe kishin të lënë postet e tyre.

Ish -futbollisti ka shpjeguar versionin e tij disa herë dhe e ka quajtur gjithmonë veten jashtë historisë, por menaxheri zviceran e quajti atë “tradhtar” dhe vite më vonë ai u kthye për të folur për historinë në dokumentarin “Njeriu që shiti Kupën e Botës” , i cili do të transmetohet nga 21 Tetori në Discovery +: “FIFA nuk ishte e korruptuar. Njerëzit në FIFA ishin.”

Blatter konfirmon akuzat e tij kundër Platini, duke e akuzuar atë se ka ndryshuar mendje për Katarin pas presioneve të presidentit të atëhershëm francez Nicolas Sarkozy: “Një javë para caktimit ai më thirri Michel. Ai tha se i ishte kërkuar të votonte për Katarin. Ai duhet t’i kishte thënë jo presidentit të tij. Do të kishte bërë diçka të mirë për botën, jo vetëm për një vend “.

Menaxheri zviceran është portretizuar gjithmonë si kukulla e madhe e futbollit botëror dhe është një nga personazhet më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, por ai vazhdon të mbrojë veten nga të gjitha akuzat në një mënyrë të qartë: “A i ka paguar Katari ryshfet të presë Kupën e Botës? Nuk e di, nuk e kam parë. Por gjithçka është e mundur për të marrë Kupën e Botës “.

Blatter konfirmon akuzat e tij kundër Platini, duke e akuzuar atë se ka ndryshuar mendje për Katarin pas presioneve të presidentit të atëhershëm francez Nicolas Sarkozy: “Një javë para caktimit ai më thirri Michel. Ai tha se i ishte kërkuar të votonte për Katarin. Ai duhet t’i kishte thënë jo presidentit të tij. Do të kishte bërë diçka të mirë për botën, jo vetëm për një vend “.

Menaxheri zviceran është portretizuar gjithmonë si kukulla e madhe e futbollit botëror dhe është një nga personazhet më të mëdhenj në historinë e këtij sporti, por ai vazhdon të mbrojë veten nga të gjitha akuzat në një mënyrë të qartë: “A i ka paguar Katari ryshfet të presë Kupën e Botës? Nuk e di, nuk e kam parë. Por gjithçka është e mundur për të marrë Kupën e Botës “.

Sepp Blatter është i bindur se Kupa Botërore “nuk prodhon pasuri për vendin pritës”, por falë bashkëpunimit të Blazer, si FBI ashtu edhe autoritetet tatimore amerikane kanë arritur të marrin në dorë një sistem korrupsioni që synon kapjen e organizimit të Kupes se Botës 2022. Por kjo nuk është e gjitha.

Më në fund, ish -presidenti i FIFA -s drejtoi gishtin tek pasardhësi i tij, Gianni Infantino: “Unë jam në paqe me veten dhe botën, por jo me pasardhësin tim. Ai u kthye kundër meje, ishte e padrejtë”.

Goli i Coventry nga gjuajtja e lirë ishte aq brilant saqë FIFA u detyrua ta ndalonte me rregull ekzekutimin

Periskopi.com Sporti

Mund të jetë teknika më e mirë që keni parë ndonjëherë për të ekzekutuar një gjuajtje të lirë.

Goli i shënuar nga Coventry ndaj Everton, është një nga golat që tifozët e futbollit nuk e harrojnë asnjëherë.

Ata që nuk e kanë përjetuar, e shohin kohë pas kohe si video që rikthehet në trend, dhe me shumë të drejtë, pasi është brilante, përcjell Periskopi.

Teknika e përdorur nga lojtarët e Coventry e linte pa gjasa portierin. Ishte aq brilante saqë FIFA u obligua të bënte një rregull që nuk lejon atë lloj ekzekutimi të gjuajtjes së lirë.

Derisa lojtari po përgatitej të gjuante, shoku i skuadrës ia ngriti topin në ajër, në mënyrë që ai të godiste më pas me vollej.

Më poshtë mund ta shihni videon me golin dhe teknikën për të cilën bëhet fjalë. /Periskopi/

Ylli i Milan pozitiv me Covid-19

Periskopi.com Sporti

Virusi Covid-19 po shqetëson edhe skuadrën e Milanit.

Skuadra e Milan nuk mund të kalkulojë në shërbimet e Brahim Diaz për ndeshjet e radhës.

Mesfushori spanjoll ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19, përcjell Periskopi.

Diaz do të jetë mungesë e madhe për Stefano Pioli, pasur parasysh faktin se sa shumë ka kalkuluar në të këtë sezon.

Lojtari është izoluar në shtëpi, larg pjesës tjetër të skuadrës. /Periskopi/

Tom Brady: Mund të luaj deri në 50 apo 55 vjeç nëse dua

Periskopi.com Sporti

Tom Brady ka folur lidhur me të ardhmen e tij dhe është shprehur i kënaqur me gjendje fizike të tij.

Një nga ata që konsiderohet në mesin e sportistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Tom Brady, ka thënë se mund të jetë aktiv të futbollin amerikan deri në një moshë tejet të shtyrë.

“Mund të luaj deri sa të jem 50 apo 55 vjeçar nëse dua”, ka thënë Brady për ESPN, transmeton Periskopi.

“Nuk mendoj se do ta bëj këtë, por nuk do të jetë problemi te fizikusi im. Mendoj se nëse bëj ashtu do të humb shumë nga jeta me familjen time”, shtoi atleti që aktivizohet me Tampa Bay Buccaneers, në NFL.

Brady aktualisht është 44 vjeçar. Ai konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futbollin amerikan. /Periskopi/

Hernandez rrezikon burgun, Nagelsmann: Ai do të luajë kundër Leverkusen dhe Benfica

Periskopi.com Sporti

Në prag të ndeshjes për kreun e Bundesliga-s me Bayer Leverkusen, Julian Nagelsmann ka folur edhe për çështjen gjyqësore të Lucas Hernandez, i cili rrezikon burgun në Spanjë.

Lucas Hernandez, ylli i Bayern Munich dhe vëllai i milanistit Theo, ka marrë një urdhër për t’u paraqitur në Gjykatën Penale numër 32 të Madridit 19 tetorin e ardhshëm për ngjarje të ndodhura në 2010-ën, kur luante me Atletico Madrid.

Në shkurtin e 2017-ës, Lucas është akuzuar për krimin e abuzimit në familje pas një sherri në publik me gruan Amelia. Një gjykatë e Madridit e ka dënuar me 31 ditë punë publike përveç largimit nga gruaja për gjashtë muaj. Megjithatë, të dy kanë vendosur të largoheshin për muajin e mjaltit, por, pas kthimit, Lucas është arrestuar më 13 qershorin e të nëjtit dhe më pas është lëshuar.

Përkundër ngjarjeve, trajneri i Bayern, Nagelsmann, thotë se nuk ka arsye për të mos kalkuluar në shërbimet e mbrojtësit.

“Nuk kam parë asnjë efekt negativ. Nëse nuk do ta kisha lexuarnë gazetë, nuk do ta kisha pyetur nëse kishte diçka që nuk shkonte. Sillet si zakonisht dhe është stërvitur mië”, ka thënë trajneri i Bayern Munich.

“Është në planet e mia për të dy ndeshjet dhe nëse do të jetë mirë, do të luajë”, shtoi gjermani.

Lojtari duket se të mërkurën do të luajë në Lisbonë edhe pse të martën duhet të paraqitet në gjyq në Madrid. /Periskopi/

Bartomeu hidhet në sulm: Vendimi për ta lënë Messin të largohet ishte vendim i gabuar

Periskopi.com Sporti

Ish presidenti i Barcelonës, ai që nga tifozët shihet si ‘përbindëshi’ që shkatërroi skuadrën, është kthyer për të dhënë disa komente.

Josep Bartomeu ka komentuar si vendim të gabuar vendimin e Joan Laporta për ta lënë të largohet Lionel Messin.

“Ata e lanë Messin të largohet dhe ky vendim për mua është i gabuar”, ka thënë Bartomeu, transmeton Periskopi.

“Ndeshjet pa Messin tregojnë se shumë gjëra duhet të ndryshohen. Si president, unë nuk doja që Messi të largohej dhe bëra gjithçka për ta ndaluar të ndodhte”, ishin fjalët e tij.

Megjithatë, në fund del të jetë se qeverisja e dobët e Bartomeu bëri  që klubi katalan të zhytet në borxhe të mëdha, të cilat ia pamundësuan Laportas nënshkrimin me Messi. /Periskopi/