I vdiqën7 anëtarë të familjes nga Covid-19, ylli i NBA thotë se humbi 22 kg në luftën me virusin

Periskopi.com Sporti

Karl Anthony Towns është një nga emrat që ka vuajtur më së shumti nga virusi korona.

Ylli i NBA përjetoi ngjarje të tmerrshme në fillimet e pandemisë, kur humbte shtatë anëtarë të familjes pikërisht nga ky virus, përfshirë edhe nënën e tij.

Edhe vet Towns ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ishte prekur nga virusi. Madje, shumë frikësoheshin se edhe ylli i NBA mund ta humbte jetën.

Lojtari ka dhënë detaje shokuese së fundmi, kur ka treguar se si ishte lufta me Covid-19 për të.

“Kam humbur plot 22 kilogramë duke luftuar me virusin”, ka thënë Towns, përcjell Periskopi.

Towns ishte një nga qendrat më të mira në NBA para përhapjes së pandemisë. Forma e tij sigurisht pësoi një rënie pas rikthimit. Shkak për të është pandemia, e cila përveç se i mori të afërm, i humbi shumë edhe nga trupi i tij. /Periskopi/

Joshua nuk është dorëzuar, lëshon një mesazh të fortë për Fury dhe Wilder

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua nuk është dëshpëruar aspak nga humbja që e pësoi në duelin me Oleksandr Usyk.

Britaniku humbi titujt e tij në mbrëmjen e 25 shtatorit në Londër, duke u mposhtur bindshëm nga boksieri ukrainas. Megjithatë, për AJ nuk janë titujt ata që e shtyjnë atë të boksojë.

Kjo nënkuptohet pasi Joshua ka thënë se do të përballet me Fury dhe Ëilder, edhe nëse nuk ka tituj në lojë.

“Do të përballem me Tyson Fury, Wilder, secilin, edhe pa rripa”, ka thënë Joshua, transmeton Periskopi.

Të gjithë adhuruesit e boksit po prisnin një duel mes Joshua dhe Fury, për unifikimin e titujve, por tani kjo mundësi është larguar, ose shtyrë për pak, pasi Usyk doli kundër parashikimeve.

Gjithsesi, shpresat për të parë një duel të Joshua me Fury, apo edhe me Wilder, nuk duken të humbura. AJ është gati të dëshmojë veten edhe pa titujt në lojë. /Periskopi/

Pep Guardiola flet për Messin, para duelit PSG – Man City

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germain – Manchester City është kryendeshja e xhiros së dytë në fazën e grupeve të Champions League.

Kampionët e Anglisë udhëtojnë drejt Parist, në kërkim të tri pikëve, në një ndeshje të mbushur me super-yje të futbollit.

Dy skuadrat përballeshin edhe sezonin e kaluar, me ‘Citizens’ që dilnin fitues, por tani me ardhjen e Lionel Messi, ndryshojnë kalkulimet. Këtë e thotë edhe trajneri i City, Pep Guardiola.

“Ky lloj lojtari flet vet për veten e tij. Nuk kam çfarë të shtoj. Ne jemi me fat që e shohim atë tash e 15 vite. Nuk kam nevojë të flas për të, apo ta përshkruaj atë. Shpresoj që ai të luajë nesër, për të mirën e lojës”, ka thënë Pep Guardiola për Leo Messin, transmeton Periskopi.

”Sezonin e kaluar ne e mposhtnim PSG. Ata ishin skuadër fantastike dhe ishte ndeshje e ngushtë, dhe tani ata kanë Messin. Janë garues të mëdhenj. Është ndeshje e re, është faza e grupeve, është më ndryshe. Do të shohim”, shtoi trajneri spanjoll.

Guardiola dhe Lionel Messi pushtonin së bashku futbollin evropian, sa ishin te Barcelona. Nga fjalët e trajnerit duket se dashuria nuk është zbehur aspak edhe kur ata janë kundërshtarë. /Periskopi/

Pioli flet para ndeshjes ndaj Atletico Madrid: Është ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka dhënë disa komente para ndeshjes së Champions League, të cilën skuadra e tij e luan kundër Atletico Madrid.

Atletico Madrid janë skuadra e fundit me të cilën Milan ishte përballur në sezonin 2013/14 dhe tani ata udhëtojnë në ‘San Siro’ si kampionë të Spanjës.

Pioli e di se ndeshja do të jetë e vështirë, e rëndësishme, por thotë se nuk do të jetë vendimtare për grupin.

“Ne duhet të futemi të entuziazmuar, me entuziazmin që na japin tifozët nesër. Ata janë të përgatitur, kanë trajner të shkëlqyer dhe lojtarë të mirë që janë gati të shfrytëzojnë çdo gabim”, ka thënë Pioli, transmeton Periskopi.

“Duhet të luajmë ndeshje të shkëlqyer teknikisht. Është ndeshje me rëndësi, por jo vendimtare”, shtoi trajneri i Milan.

Milan ka bërë një start të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, duke grumbulluar 16 pikë në gjashtë ndeshje, por në Champions League ata e nisën aventurën me humbje, ndaj Liverpool. /Periskopi/

Mbyllet pjesa e parë në derbin e Anamoravës – Drita e Gjilani në paqe

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Drita – Gjilani.

Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, Drita dhe Gjilani po kontestojnë tri pikët në atë që konsiderohet si kryendeshja e javës në Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi.

Pjesa e parë e këtij takimi nuk ka pasur shumë për të treguar për tifozët, pasi gjithçka është mbyllur me 0:0

Drita pati dy mundësi diçka më të mirë në këtë pjesë të parë, duke rrezikuar një herë me Almir Ajzeraj në minutën 12’, dhe një herë tjetër me Astrit Fazliun tetë minuta më vonë.

Skuadrat do të kërkojnë zhbllokimin e ndeshjes në pjesën e dytë. /Periskopi/

Hamilton fiton Çmimin e Madh të Rusisë për të bërë historinë, Norris i pafat

Periskopi.com Sporti

Lewis Hamilton ka shkruar historinë në Formula 1, me fitoren e sotme në Rusi.

Piloti britanik i Mercedes ka marrë fitoren numër 100 në karrierën e tij, dhe kështu bëhet piloti i parë që arrin këtë shifër në Formula 1, shkruan Periskopi.

Numri 44 pati një garë të ngushtë me Norris, por ky i fundit doli nga pista në kthesat e fundit të garës, kur pista u rëndua nga shiu.

Hamilton kësisoj ka përfunduar garën në pozitën e parë, duke lënë prapa Verstappen, Sainz e Ricciardo.

Më poshtë Periskopi ua përcjell renditjen e 10 pilotëve të parë në këtë garë.

Hamilton
Verstappen
Sainz
Ricciardo
Bottas
Alonso
Norris
Raikkonen
Perez
Russell
/Periskopi/

Donis Avdijaj gjen golin në Admiral Bundesliga, kundër Austria Vienna

Periskopi.com Sporti

Donis Avdijaj është kthyer te rruga e golit pas një kohe të gjatë.

Kosovari po luan tani me Hartberg në Superligën e Austrisë (Admiral Bundesliga), ku po tenton të rikthejë formën e tij të dikurshme.

Mesfushori ofensiv sot ka gjetur edhe golin, përballë skuadrës ku aktivizohet një tjetër lojtar me prejardhje nga Kosova, Vesel Demaku.

Avdijaj ka shënuar në minutën e 45+8’, për rezultatin 2:3.

Mbetet të shihet nëse skuadra e tij mund të bëjë më shumë në pjesën e dytë. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Barcelona – Levante

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Barcelona – Levante.

Skuadra e Ronald Koeman kërkon fitoren pas disa dështimeve radhazi në një ndeshje që do të luhet në ‘Camp Nou’, shkruan Periskopi.

Levante është një kundërshtar që i ka hapur telashe Barcelonës edhe në vitet e kaluara kur katalanët qëndronin shumë më mirë, dhe nuk është vështirë të besohet se një gjë e tillë ndodh edhe sonte.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Levantes luhet me fillim nga ora 16:15. Më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare. /Periskopi/

Barca:

Levante:

Usyk ia kthen titujt e kampionit Joshuas, britaniku zbulon nëse do të ketë revansh

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk ka ruajtur respektin maksimal për Anthony Joshuan, edhe pse e rrahi atë për t’i marrë titujt e kampionit.

Ukrainasi është kampioni i ri i botës në WBA, WBO dhe IBF, pasi ka mposhtur mbrëmë Joshuan.

Megjithatë, pas ndeshjes, Usyk ka shkuar për ta vizituar Joshuan në prapaskena, për t’i dhënë edhe një herë atij titujt që i humbi.

Kjo ndodh edhe për shkak se Usyk do t’i pranojë titujt e ri, por edhe për të treguar respektin e ndërsjell që kanë dyshja mes vete, përcjell Periskopi.

Në gjithë këtë ngjarje, Joshua është dëgjuar duke i thënë ukrainasit “shihemi së shpejti”.

Këto fjalë të AJ lënë të kuptohet se britaniku do të shfrytëzojë të drejtën e klauzolës për të aranzhuar një revansh. /Periskopi/

Joshua ka pësuar lëndim të rëndë – kështu duket fytyra e tij pas duelit ndaj Usyk

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua është rrahur keq në stadiumin e Tottenham, në duelin ndaj Usyk.

Oleksandr Usyk ka qenë dominues dhe kjo u vërtetua ehde nga vendimi i jurisë, të cilët me vendim unanim i dhanë titullin e kampionit ukrainasit.

Por, një rezultat të meçit e tregon edhe fytyra e Joshua. Britaniku ka pësuar një lëndim në sy, përcjell Periskopi.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet se si dukej Joshua. /Periskopi/

Usyk emocionohet pas fitores: Kjo do të thotë shumë për mua, dueli shkoi siç prisja unë

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk ka thënë edhe fjalët e para si kampion i botës në peshat e rënda në boks.

Boksieri ukrainas ka arritur ta mposht Anthony Joshuan me vendim unanim të jurisë, duke e dominuar britanikun.

Pasi mori titujt e kampionit, Usyk ka thënë disa fjalë për ‘Sky Sports Box Office’, përcjell Periskopi.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Dueli shkoi siç prisja unë të shkonte. Kishte momente kur Anthony godiste fortë, por s’ishte asgjë speciale. Nuk e kisha synim ta nokautoja, sepse ashtu më thanë trajnerët e mi. Në fillim, tentova ta godisja fort, por pastaj bëra detyrat e mia”, ka thënë Usyk.

“Gjëja e vetme që doja ishte të falënderoja Jezu Krishtin. Kam punuar shumë që nga janari në përgatitjet për këtë duel. Më mori gjysmë viti dhe nuk e kam parë familjen për një kohë të gjatë. Më mungon t’i shoh ata. Dua të shkoj në shtëpi dhe të jme i lumtur me familjen. Nuk po mendoj për revanshin”, ka shtuar ukrainasi. /Periskopi/

Rezultatet e jurisë për triumfin e Usyk – dominim total ndaj Joshuas

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk është kampioni i ri i peshave të rënda në  boks.

Boksieri ukrainas ka arritur që pas 12 raundeve ta mposhtë Joshuan me vendim unanim të jurisë, përcjell Periskopi.

117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e dhëna nga treshja e jurisë.
Usyk pati mundësi të mirë ta rrëzonte Joshuan në fundin e meçit, por nuk ia arriti – megjithëse një gjë e tillë nuk luajti rol asgjë në fund. /Periskopi/

Joshua ‘shembet’ përsëri – bota njoftohet me kampionin e ri të boksit, Oleksandr Usyk

Periskopi.com Sporti

Oleksandr Usyk ka dalë kundër të gjitha pritshmërive dhe ka mposhtur kampionin në fuqi, Anthony Joshua, në qytetin e tij, në Londër.

Shpejtësia e Usyk dhe goditjet e sakta ishin të papërshtatshme për Joshua, i cili asnjëherë nuk gjeti hapësira për të lansuar të djathtën e frikshme, shkruan Periskopi.

Kështu, ukrainasi tani do të jetë kampioni i ri në WBA, WBO e IBF, duke i marrë këto tituj nga Joshua.

Me shumë gjasë do të ketë një duel revansh mes dy gjigantëve të boksit, që sonte dhuruan një prej dueleve më të zjarrta në boks viteve të fundit.

Joshua ishte mposhtur edhe më parë duke mbrojtur titujt, nga Andy Ruiz, por i rikthente me revanshin./Periskopi/

Joshua dhe Usyk zbresin në ring, gjithçka gati – këtu mund ta shihni meçin

Periskopi.com Sporti

Gjithçka është gati tani për duelin e shumëpritur mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk.

Dy boksierët kanë zbritur në arenën në stadiumin e Tottenham Hotspur, për duelin e madh, shkruan Periskopi.

Në këtë mbrëmje do të kontestohen titujt e kampionit të cilët mbahen nga Joshua.

Për ta parë meçin klikoni KËTU./Periskopi/

Real Madrid dhe Villarreal luajnë baras – nuk ka fitues në ‘Santiago Bernabeu’

Periskopi.com Sporti

Real Madrid dhe Villarreal kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së shtatë në La Liga.

‘Los Blancos’ para tifozëve të vet nuk ka arritur fitoren. Për ta nuk kishte asgjë më shumë sesa një barazim 0:0, shkruan Periskopi.

Të dyja skuadrat patën rastet e tyre, kurse përqindja në posedim të topit ishte më e barabartë.

Reali me këtë barazim shkon në kuotën e 17 pikëve, kurse Villarreal numëron pikën e tetë. /Periskopi/

Florian Marku kampion bote – vjen reagimi i tij në ‘Facebook’

Periskopi.com Sporti

Boksieri shqiptar Florian Marku fitoi titullin IBF në boks duke mposhtur rivalin ukrainas Maksim Prodan me pikë në 10 raunde të plota.

Kjo është një arritje mjaft e madhe për boksierin shqiptar që futet në emrat më të mëdha të boksit botëror dhe një e ardhme e ndritur e pret përpara.

Një reagim mbi triumfin ke bërë dhe vetë boksieri i cili u ka premtuar tifozëve të tij se ky është vetëm fillimi.

“FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE. KY ESHT FILLIMI FALEMINDERIT NGA ZEMRA PER TE GJITH PERKRAHJEN E JUAJ 👐🏻🙏🏻VEC ZOTI E DIN SA SHUM KAM PUNUAR PER NJE DIT SI KJO KY ESHT VEC FILLIMI”, shkruan Florian Marku në profilin e tij në ‘Facebook’, përcjell Periskopi.

Marku tani është kampion në IBF International. /Periskopi/

Këtu mund ta shikoni duelin mes Joshua dhe Usyk

Periskopi.com Sporti

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të kontestojnë sonte titujt e kampionit të botës.

Britaniku AJ do të ketë punë të vështirë në stadiumin e Tottenham për të mbrojtur titujt e tij, ndonëse shihet si favorit.

Interesimi për këtë duel është jashtëzakonisht i madh, ndaj edhe pakot ‘PPV’ të ‘Sky’ janë me çmime të larta.

Dueli mes Joshua dhe Usyk thuhet se do ta fillojë rreth orës 23:15, por kjo mund të ndryshojë varësisht prej dueleve paraprake.

Ju mund ta shihni duelin mes Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk duke klikuar KËTU. /Periskopi/

Zbulohen shifrat, ja nga sa miliona do t’i fitojnë Joshua dhe Usyk sonte

U nokautua rëndë dhe mbeti pa ndjenja, kjo është gjendja shëndetësore e boksierit Castillo

Periskopi.com Sporti

Boksieri Lenin Castillo është nokautuar brutalisht nga boksieri Callum Smith dhe ka rënë pa ndjenja në tokë.

Castillo është larguar me oksigjen nga ringu i boksit pas goditjes së pësuar por tani është me vetëdije rrugës për në spital.

Nokaut brutal i Smith ndaj Castillo: Boksieri largohet nga ringu duke i dhënë oksigjen

Periskopi.com Sporti

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në stadiumin e Tottenhamit, ku po zhvillohen disa duele të boksit.

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk është kryendeshja e mbrëmjes, por para tyre po përballen edhe boksierë të tjerë.

Pas Florian Markut ishte radha për duelin Callum Smith – Lenin Castillo, përcjell Periskopi.

Ky i fundit u nokautua në mënyrë brutale, duke bërë që të largohet nga ringu vetëm me ndihmën e oksigjenit.

Goditja ishte aq brutale saqë ‘Sky Sports’ kanë refuzuar të përsërisin pamjet në xhirim të ngadalësuar.

Shikoni më poshtë pamjet. /Periskopi/

Florian Marku flet për herë të parë si kampion bote – këto janë fjalët emocionuese të tij

Periskopi.com Sporti

Florian Marku ka bërë ëndrrën realitet, duke u shpallur kampion bote, pas triumfit ndaj Maxim Prodan.

Marku ka fituar me vendim të ndarë të jurisë, por kjo nuk e zbeh aspak rëndësinë e triumfit të tij.

Shqiptari ka thënë disa fjalë pas përfundimit të meçit, duke treguar për sakrificën e tij të madhe për të arritur deri këtu.

“Me vetëm 10 meçe e arrita atë që s’e ka bërë askush. Jam i ri dhe të gjithë më kanë nënvlerësuar”, ka thënë fillimisht boksieri shqiptar.

“U ndeshja me njërin prej më të mirëve, askush nuk dëshironte të ndeshej me të. Shikoni kë e kam mposhtur”.

“Gruaja ime është shtatzënë, po presim fëmijë, jam i lumtur. Do tua bëjë jetën më të mirë, me para”, ka shtuar Marku, përcjell Periskopi.

Florian Marku tashmë mbanë rripin IBF International në kategorinë ‘Welter’. /Periskopi/