Kastrati: Nagavci po i mashtron qytetarët, kanë marrë njerëz prej rruge me dhënë mësim

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është shprehur se nuk do të tërhiqet nga reformat në arsim, pavarësisht kundërshtimeve, e së fundmi edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Në një intervistë për lajmi.net, Kastrati thotë se në vazhdimësi ia kujton vetës se duhet të punojë për brezat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme, shkruan lajmi.net.

Ai, potencon se në lidhje me çështjen e reformës në arsim motiv nuk po shihet fëmija, por se fshati po mbetet pa shkollë, derisa shtoi se kjo çështje po përdoret edhe për vota.

“ Këtu tek ne, motiv nuk është fëmija, por është fshati, se fshati po mbetet pa shkollë dhe kjo mundet me ndiku në shpërngulje të fshatit. Unë po i’u them që shpërngulja vetëm se është duke ndodhur. Një prej arsyeve pse njerëzit shpërngulen ose pse nuk je atraktiv që këtu me ardh dikush me jetu aty që nuk ka qenë fare, është se cilësi në arsim nuk ke, cilësia në shnëdetësi, ajëri, gjelbërimi e krejt këto tjerat. E kemi mendu krejt. Problemi që nuk e kemi paramendu ka qenë që ka me pas zgjedhje.Kur kemi fol me zyre të psikologëve dhe me të gjithë, kanë thënë se si në gjitha vendet e botës rezistenca është një muaj , nëse institucionet janë njëzëri. Unë e mora mbështetjen e ministrisë së arsimit, mbështetjen e Komisionit Parlamentar të arsimit, mbështetjen e subjekteve politike, të gjithë u zotuan që kanë me më mbështetë. Por, ndodhën tri palë zgjedhje gjatë kësaj kohe. Çohet atje Kamishi për një grup vota vjen prej atje përzihet sepse i duket që aty po mundet me i marrë 50 vota më shumë, u jep shpresë njerëzve dhe ata mendojnë që ky është deputet dhe ka me mund me kry diçka”, tha ai.

Sipas tij, me vendimin për mësim paralel, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është duke i mashtruar qytetarët për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Për fat të keq, tash në fund edhe ministrja e Arsimit për shkak të zgjedhjeve lokale u mundua me organizu mësim paralel. Unë i’u thash qytetarëve se është duke i’u mashtruara dhe në fund barra ka me ardh tek ne. Nuk mundet ministria me lëshu dokumente, nuk mundet me lëshu dëftesë. Për fat, erdhi koha që edhe Gjykata Supreme në dy çështje vendosi që ne kemi pas të drejtë. 24:23 Krejt motivi është politik për me përfitu një votë më shumë. Për mua është e dhimbshme sepse kjo është në kurriz të fëmijëve, në kurriz të së ardhmes së tyre”, shtoi ai.

Ai thotë se kanë realizuar një anketë, me anë të së cilës rezulton që 50% e qytetarëve të Kamenicës mendojë që reforma në arsim është e drejtë dhe duhet të vazhdojë.

“Krejt kjo e dëshmon që këtu ka motive tjera për me përfitu, ka organizim. Çfarë shembulli kemi me kriju?, Çka kemi me i thënë krejt Kosovës, të ardhmes së këtij vendi, nëse dikush ka rezistu për një vjet e gjysmë dhe në fund shteti është tërheqë prej diçka që është e drejtë dhe është ligjore?, Si ka me mund me vazhdu me bë dikush tjetër?. Ky ka qenë diskutimi i parë. Nëse tërhiqemi askush në Kosovë më nuk do ta bëjë edhe 15 vjet. Ne është shumë me rëndësi me tregu se çfarë shembulli po duam të tregojmë. Ministrja asnjëherë nuk thotë se duet me pas nxënës më pak se 15 ose 20 në një klasë. Ajo vazhdimisht thotë se po ashtu duhet me bë, reforma duhet të bëhet, por Qëndroni e ka bë keq. Ani, hajde tregom çka e kam bërë keq ose çka po ndryshojmë”, tregoi ai.

Kastrati theksoi se me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci janë takuar dy herë për këtë çështje, por kanë qenë takimi siç i quan ai, sa për të vepruar atë që ajo e ka pas në plan.

“ Unë isha i gatshëm me bë diçka sepse e di sa është e rëndësishme përkrahja e ministrisë. I’u thash hajde nënshkruani, po i thërrasim edhe prindërit dhe të zotohen se prej shtatorit do t’i sjellin fëmijët dhe unë do të tërhiqem. Thash hajde po e bëjmë prej klasës së 6 deri në 9 të rrinë aty ku kanë qenë, 1-5 dhe pastaj çdo vit kur të ndërrohet gjenerata të shkojë ashtu siç e kemi paraparë ne. Jo, thojke nuk pranojë. I thash se çka po don, tha vetëm se çka po duan prindërit. I thash se duhet të bëhet çka është e drejtë, tha hajt se e bëjmë në të ardhmen, as në shtator. Në rregull, i thash ti vazhdo me tënden, unë vazhdoj me atë që jam i bindur që është e drejtë dhe obligim. Vetë MASHT ka nxjerr dokumente që nuk guxon me pas më pak se 21 nxënës në klasë, në zonë të rrafshëta dhe më pak se 14 nxënës në zona malore”, u shpreh ai.

Ai, ka treguar se çfarë do të ndodhë prej shtatorit me shkollat e komunës së Kamenicës.

Në këso raste kur dy institucione kanë pretendime të ndryshme, është gjykata ajo që e zgjidhë këtë problem. Te ne, gjykatat e kanë zgjidhë këtë problem , këtë pyetje duhet më ia bë ministres, se çka po mendon, çka po do të ndodhë, kush do u’a jap diplomat, kush ka me u marrë. 28:00 Paramendo, kanë marrë njerëz prej rrugës dhe e kanë çu se a mundesh me jep ti këtë lëndë. Nuk është i kualifikuar dhe as nuk e ka atë drejtim të kryer. Unë nuk e di se çka po don me bë. Unë e di që ajo po don politikisht, se mundet edhe në zgjedhjet lokale me thënë hajt se jau jap diplomat, ai i mbylli shkollat, ai e bërë këtë. Por unë jam duke bërë atë që është e drejtë. Edhe ligjërisht gjykata ka konfirmuar që unë kam të drejtë dhe është çështje që ministria duhet ët dalë sepse e ka një përgjegjësi, e ka një detyrë. Përndryshe, në shtet të së drejtës nëse ti nuk e kryn detyrën tënde dënohesh dhe ndëshkohesh, edhe nëse e pengon dikë me i ushtru kompetencat e veta, nëse ndërhynë me përfitu diçka tjetër, por edhe me mos-veprim. Ministria duhet të bëjë diçka, por çka me bë që kjo është Kosova dhe kjo është skena politke”, shtoi Kastrati.

Kastrati shtoi se në lidhje me reformën ka pasur marrëveshje me qeverinë Kurti 1, por që nuk e kanë kryer asnjë obligim të asaj marrëveshje.

“Qysh kanë fytyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të ndershëm që janë lënduar në protesta?”

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi në një status në Facebook ka komentuar mbi deklaratën e ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu i cili tha se nuk e di nëse motra iu është punësuar nga MSH’ja, ani pse sot tërë ditën është raportuar për këtë.

Ai e ka quajtur tallje me qytetarin e Kosovës këtë deklaratë të Aliut duke thënë se “është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes.”

“Qysh kanë ftyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të ndershëm të Vetëvendosjes që për kaq vite janë lënduar në protestat e tyre mashtruese e sot nuk i bëjnë hesap për asgjë dhe as telefonin nuk ua hapin.”, ka shkruar Aliu.

Ky është postimi i tij:

Lexone se si tallet me qytetarin e Kosovës ky ministër, i cili është pasqyra e vërtetë e Vetëvendosjes.
Qe pra, Liburni Aliu nuk e din kur i punësohet motra, e ai tjetri Besnik Bislimi nuk e ka pa qe 50 vjet nipin 46 vjeçar.
Qysh kanë ftyrë këta njerëz me dalë para aktivistëve të ndershëm të Vetëvendosjes që për kaq vite janë lënduar në protestat e tyre mashtruese e sot nuk i bëjnë hesap për asgjë dhe as telefonin nuk ua hapin.

Fshatra të rrafshuar, përmbytjet në Indi shkaktojnë mbi 170 viktima

Periskopi.com Lajme

Përmbytjet në Indi kanë shkaktuar mbi 170 të vdekur. Në shtetin indian të Maharashtrës raportohet se si pasojë e shirave dhe rrëshqitjeve të tokës kanë humbur jetën 136 persona, ndërsa shumë të tjerë janë zhdukur.

Situatë problematike edhe në zonën Taliye në Mumbai, ku numri i të vdekurve arriti ne 42. Shumë fshatra janë rrafshuar, ndërsa ka ende persona të bllokuar që po ndihmohen nga grupet e shpëtimit.

Qeveria njoftoi se ishin shpëtuar mbi 90 000 njerëz nga zonat e prekura nga përmbytja, duke i zhvendosur në zona më të sigurta.

Ministria e Shëndetësisë njofton se është rritur interesimi për vaksinim kundër COVID-19

Periskopi.com Lajme

Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë kundër COVID-19 në Kosovë. Interesimi për vaksinim është rritur pas mundësisë që të vaksinën të marrin edhe personat mbi moshën 18 vjeç.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se interesimi për vaksinim është rritur edhe pasi edhe kanë lehtësuar mundësitë për të caktuar një takim.

“Procesi i vaksinimit të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 ka një intensitet të shtuar. Është rritur interesimi që rrjedhimisht rezulton me rritje të numrit të dozave të administruara. Sidomos, interesimi është rritur pas krijimit të mundësisë që të vaksinohen të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç, ofrimit të mundësisë së zgjedhjes së vaksinës që do të merr qytetari, lehtësimit të çdo procedure rreth caktimit të terminit për vaksinim dhe stokut të qëndrueshëm me vaksina të mjaftueshme për t’iu përgjigjur pozitivisht çdo kërkesë të çdo qytetarit për vaksinim”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Ministria e Shëndetësisë, ka kërkuar sërish nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë edhe më shumë për marrje të vaksinës, duke qenë se kjo është rruga e duhur për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mundësuar një situate më të qetë epidemiologjike dhe ruajtjen e shëndetit dhe ekonomisë njëkohësisht”.

Të pyetur nëse do të fillojnë vaksinimin edhe të personave nën moshën 18 vjeç, MSH thotë se për këtë do të vendosë Komiteti për Imunizim.

“Nëse pragu i vaksinimit do të zbres nën 18 vjeç, për këtë do të vendosë Komiteti për Imunizim, duke ndjekur edhe praktikat e shteteve të tjera dhe duke marrë vendime të bazuara në dëshmi shkencore dhe në dobi të shëndetit”.

Thirrje për vaksinim janë duke bërë në vazhdimësi institucionet shëndetësore dhe udhëheqësit e shtetit.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, në mënyrë që të shmanget mbyllja e vendit.

“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaksinimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, deklaroi ai./telegrafi

Vlora Çitaku shpërndan postimin që po na bën krenarë të gjithëve: Çikat janë për medalje të arta

Periskopi.com Lajme

Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, i është gëzuar shumë fitores së Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Verore ‘Tokyo 2020’.

Përmes llogarive të saj në rrjete sociale, Çitaku nuk ka hezituar ta dhurojë përkrahjen e saj për ekipin kosovar.

Një ndër postimet që ka ndarë në profil me ndjekësit e saj është edhe dizajni ku shkruan ‘Çikat janë për medalje të arta’ nga Grazeta.

Ndryshe, xhudistja nga Peja fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi në finale e mposhti xhudisten japoneze Funa Tonaki, me “waza-ari”, rezultat ky i dyti më i lartë që një konkurrent mund të arrijë në xhudo.

Varroset çifti kosovar që vdiqën gjatë përmbytjeve në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani humbi jetën edhe çifti kosovar, Shaban e Raze Delija.

Dy kosovarët janë varrosur sot në fshatin Zahaq për Pejës.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti u dërgoi sot telegram ngushëllimi familjarëve të çiftit Deliaj, duke ndarë dhembjen me ta.

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit.

Ndryshe, përmbytjet në Gjermani ua morën jetën shumë qytetarëve, shumë persona u zhdukën, ndërsa u shkaktuan dëme të mëdha materiale.

Injorimi i dy garancave dhe vazhdimi i paraburgimit të Thaçit, çfarë tha Simmons për Gjykatën Speciale?

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar zhvillime të rëndësishme dhe interesante në Gjykatën Speciale që lidhen me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe kërkesën për lirimin e tij me kusht. Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe ka dërguar në Speciale kërkesën për lirimin e ish-presidentit, ndërsa gjithashtu ka thënë se dy shtete të fuqishme kanë dhënë garancë për lirimin e tij me kusht, por pavarësisht kësaj, Specialja vendosi t’ia vazhdojë paraburgimin Thaçit.

Në parashtresat e avokatit të ish-presidentit Thaçi, të cilat dje u raportua t’i ketë parë lajmi.net thuhet se dy shtete të fuqishme, njëra prej tyre kontribuese në Gjykatën Speciale kanë dhënë garancë për lirimin me kusht të tij.

“Më e rëndësishmja, që nga Vendimi i Parë, mbrojtja për Z. Thaçi tani ka marrë garanci me shkrim nga dy shtete, (“Shtetet e Treta”), njëra prej të cilave është një shtet kontribues, për të lehtësuar lirimin e z. Thaçi në territoret e tyre përkatëse”, thuhet në parashtresën e Keohes.

Por, pak më vonë gjatë ditës së djeshme, kjo u injorua tërësisht. Gjykata Speciale vendosi për vazhdimin e paraburgimit të presidentit Thaçi me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, Nicholas Guilou.

Në vendimin e tij të specifikuar, gjyqtari Guillou ka urdhëruar mbrojtjen e Thaçit që parashtresat në lidhje me rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 31 gusht.

Paraprakisht, avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka dërguar në Gjykatë parashtresat e tij për lirimin nga paraburgimi të ish-presidentit. Në këto parashtresa, Keohe përveç kundër-argumentimit të fakteve të prezentuara nga Prokuroria, jep detaje edhe për garancitë e ofruara për lirimin nga paraburgimi të Thaçit.

Ndërsa, këto zhvillime në Speciale vijnë shumë pak kohë pas raportimit të ish-kryegjykatësit të misionit të EULEX’it në Kosovë, Malcolm Simmons i cili tronditi opinonin me deklaratat e tij për misionin dhe për Gjykatën Speciale.

Ai para deputetëve të Kosovës tha se ai nuk i beson Dhomave të Specializuara dhe se besimi i tij në to është i barabartë me besimin që ai e ka në gjyqësorin e Rusisë ose Iranit. Ai shtoi se ka vërejtje edhe në komunitetin ndërkombëtar karshi Gjykatës Speciale.

“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës…Ka shqetësime të mëdha në nivel të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e kompetencave të Gjykatës dhe në lidhje se si po administrohet drejtësia”, tha Simmons.

Ndër të tjera, Simmons i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të reagojë pasi sipas tij, Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”.

Por, akuza të ngjashme Simmons kishte edhe për misionin e EULEX’it në Kosovë. Ai në raportimin e tij kishte cituar gjykatësin Charles Smith që sipas tij kishte thënë se duhet dënuar të akuzuarit në rastin ‘Kleçka’.

“Shtetet anëtare të Eulexit presin dënime”, e citoi Simmons gjykatësin Charles Smith.

Simmons tha se gjykatësi i këtij rasti e kishte emëruar veten si gjykatës të Apelit. Ai tha se ishte kërcënuar nga gjykatësi britanik, i cili sipas tij kishte kërkuar që të kishte dënime në këtë rast.

“Në katër raste të ndara, ka pasur pretendime se Charles Smith ka provuar të ndërhyjë në gjykime. Mund t’ju ofrojë dokumente për të gjitha katër rastet. Dhe nuk ishte vetëm gjyqtari Smith që donte të ndërhynte”, tha Simmons.

“Shfajësimi shihej si dështim”, theksoi Simmons.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zhvillimet dhe veprimet e ardhshme në Gjykatën Speciale ndaj ish-presidentit Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.
 

Rey Manaj i pandalshëm në parasezon, shënon sërish për Barcelonën

Periskopi.com Sporti

Rey Manaj po shkëlqen në fazën parapërgatitore për Barcelonën.

Ai ka arritur ta gjejë golin edhe në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Gironas.

Manaj shënoi për 2:0 në minutën e 24-të të ndeshjes, pasi paraprakisht Pique kishte realizuar nga penalltia tre minuta më herët.

Kujtojmë se në ndeshjen e kaluar, Manaj debutoi me ekipin e parë të Barcelonës dhe shënoi tre gola, pasi ishte inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

 

 

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtohen infektimet me variantin Delta

Periskopi.com Lajme

Varianti Delta aktualisht është mutacioni që po dominon në Shtetet e Bashkuara, me rreth 83% të rasteve. Ekspertët thonë se varianti më shqetësues deri më tani, Delta ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapjeje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.

Në qytetin e Siatëllit në shtetin e Uashingtonit, zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë urdhra për përdorimin e maskave në mjediset e brendshme publike si rezultat i shtimit të infektimeve me variantin Delta.

Urdhri po zbatohet edhe për pjesën e vaksinuar të popullatës.

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 thonë se nuk ka gjasa të imunizohen, duke hedhur dyshime se vaksinat nuk janë efektive kundër variantit Delta. Gjetjet u publikuan në një sondazh të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik ndërsa numri i infeksioneve po rritet në disa shtete.

Një pikëpyetje e madhe që është ngritur është nëse mutacioni Delta i bën njerëzit më të sëmurë se varianti fillestar i virusit, diçka që ende po studiohet.

Por ajo që dihet me siguri është se personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht janë më të rrezikuarit. Autoritetet spitalore anembanë vendit thonë se ata që janë të shtruar në spital me variantin Delta janë më të rinj në moshë, krahasuar me prirjen gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit.

Tani për tani, mjekët thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta.

Kjo është Medalja e Artë që Distria Krasniqi do ta sjellë në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka postuar Medaljen e Artë të Distria Krasniqit që do të vijë në Kosovë.

Xhudistja nga Peja, Distria Krasniqi, e ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pasi në finale e mposhti me “Ëazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën pas asaj të xhudistes tjetër Majlinda Kelmendi që e fitoi në Rio në vitin 2016.

 

​KOK-u organizon festë për triumfin e Distria Krasniqit

Periskopi.com Lajme

Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së Komunës së Prishtinës, do të organizojnë festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në nder të fitores së medaljes së artë të Distria Krasniqit.

Programi festiv pritet të fillojë në ora 20:00.

Njoftimi i plotë i KOK-ut:

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”.

Dërguti i ‘Guxo’ në Ferizaj: Burim Karameta me mesazh të dyshimtë, ndoshta kishte informata më herët nga KQZ-ja

Periskopi.com Lajme

Përçarjet brenda Listës ”Guxo” kanë vazhduar akoma. Pas vendimit të marrë nga KQZ-ja se “Iniciativa Qytetare Lista Guxo” në Ferizaj nuk lejohet të përdorë llogon dhe slloganin e Listës ”Guxo” në zgjedhjet e ardhshme lokale, ka pasur menjëherë reagime nga antarë të “Listës Guxo” që do garojnë së bashku me VV’në, shkruan Periskopi.

Anëtari i Listës ”Guxo”, Burim Karameta, përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka përshëndetur vendimin e KQZ’së duke thënë se kjo e fundit nuk e ka lejuar të vidhet e keqpërdoret llogoja dhe sllogani i “Listës Guxo”.

“E pra, nuk u lejua të keqpërdoret nga disa individë emri i listës “Guxo”, që për interesa të tyre tentuan të përvetësojnë përpjekjet e guximshme, të ndërtuara me mund, sakrificë dhe guxim, e që për rrjedhojë doli lista “Guxo”, e cila si në zgjedhjet nacionale pritet të ketë të njejtin sukses, fitoren plebishitare”, shkroi Karameta.

Ndërsa zyrtari i “Iniciativa Qytetare Lista Guxo”, Balton Dërguti në një deklaratë për Periskopin ka thënë se lajmin për vendimin e KQZ’së e ka marrë sot në ora 6’ të mëngjesit ndërsa ka shtuar se do ta krijojnë një slogan të ri dhe do të kandidojnë më një listë të re.

Dërguti ka reaguar edhe ndaj Karametës ku është shprehur se është e dyshimtë nëse ky i fundit ka pasë informata më herët nga KQZ për një vendim të tillë, shkruan Periskopi.

Sa i përket Karametës nuk e di nëse ka pasë informata më herët për këtë lajm mirëpo un e pashë që ai shumë herët në mëngjes kishte bërë status. Është disi e dyshimtë nëse kanë qenë të informuar më parë”, u shpreh Dërguti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë:

  1. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe
  2. Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.

 

 

 

 

 

 

 

Tifozët nuk e duan Pogbën në PSG: “Duhet ta dëgjosh nënën”

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Paris Saint Germain nuk e duan Paul Pogbën.

Natyrisht, një numër i tyre, disa ultras që kanë guxuar ta shpalosin një baner para stadiumit “Parc des Princes”.

“Pogba, duhet ta dëgjoni nënën tuaj, ajo nuk ju do këtu. Nuk të duam as ne”.

 

Pogba raportohet se ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester Unitedin dhe është duke e pritur ofertën e PSG-së dhe arritjen e marrëveshjes me “Djajtë e Kuq”, për të nisur aventurën në shtëpinë e tij, në Francë te PSG.

Flet edhe nëna e Distria Krasniqit: “Është një emocion i veçantë”

Periskopi.com Sporti

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është fituese e medaljes së artë të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

 

Ajo e ka mposhtur me “Wazzari” xhudisten japoneze Funa Tonaki.

Lidhur me emocionet dhe përjetimet që i sollën luftërat e Distrias foli ekskluzivisht për Klan Kosova nëna e xhudistes Remzije Krasniqi.

Ajo tha se kanë përjetuar emocion të veçantë duke mbetur edhe pa gjumë.

“Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë por ja ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. S’ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. E kemi përcjell. Ne e kemi ditur se si është ndjerë porsa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë me kë do t’i bie shorti”.

Remzije Krasniqi tregoi edhe për momentin kur vajza e saj e kishte thirrur në telefon para se ta merrte medaljen e artë.

“Para se me marrë medaljen na ka thirr më telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, ka pyetur për babi dhe kur e ka parë babin është qetësuar”.

Vendoset rekord i ri në Lojërat Olimpike në Tokio2020

Periskopi.com Sporti

Turneu i futbollit në Lojërat Olimpike ka interes të madh për vetë faktin se rekordet që vendosin lojtarët janë të shpeshta dhe kjo e bënë dhe më interesante.

Por kësaj here rekordi i takon një femre dhe pikërisht kapitenes së Zambias, Barbra Banda.

Sulmuesja 21-vjeçare është e para futbolliste femër e cila shënon dy tripleta në dy ndeshje radhazi në Lojërat Olimpike.

Barbra realizoi tripletë në humbjen e thellë të Zambias 3-10 me femrat e Holandës, ndërsa ditën e sotme realizoi një tjetër tripletë në barazimin spektakolar 4-4 me Kinën. 21-vjeçarja ka shënuar kështu 6 gola për 3 ditë duke hyrë në histori të kompeticionit si dhe duke barazuar rekordin e futbollistet Kristine Sinkler e cila kishte realizuar 6 gola në dy ndeshje në vitin 2012.

Solskjaer rinovon kontratën me Manchester United edhe pse nuk ka fituar ende trofe

Periskopi.com Sporti

Ole Gunnar Solskjaer do të vijoj të jetë trajner i Manchester United. Klubi ka arritur një marrëveshje deri në vitin 2024, me mundësi rinovim edhe për një tjetër vit.

Solskjaer zëvendësoi Mourinhon në mars të vitit 2019 teksa nuk ka fituar ende trofe me United.

Ai shprehet i kënaqur me nënshkrimin e kontratës teksa për sezonin e kaluar Solskjaer e ka pranuar që nuk ishte i suksesshëm pasi mbeti në vendin e dytë në Premier League si dhe nuk fitoi dot në finalen e Europa League.

Çmenden mediat serbe: ‘E ashtuquajtura Kosovë’ fiton medaljen e Artë në Tokio

Periskopi.com Lajme

Mediet serbe kanë reaguar pas fitores së medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Fitorja e Distrias nuk kaloi pa marrë vëmendjen edhe nga mediet serbe, të cilat edhe kësaj radhe shfryejnë mllefin ndaj Kosovës.

“E ashtuquajtura Kosovë fiton të artën në Tokio”, është titulli i “B92” për fitoren e Distrias në Tokio.

“Shteti i vetëshpallur i Kosovës fitoi medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike në të njëjtin numër pjesëmarrjesh. Pas Majlinda Kelmendit në Rio, tani kampione olimpike është bërë Distria Krasniqi, gjithashtu në xhudo”, thuhet ndër të tjera në artikullin e B92.

Në kategorinë deri 48 kilogramë, ajo mposhti Funa Tonaki në finale me rezultatin 1: 0.

Ajo më parë mundi Urantsetseg Mukbat nga Mongoli, Hao-Chen Lin nga Taipei kinez dhe brazilianen Gabriela Chibana.

Kosova është vendi i parë evropian që fiton një medalje të artë në Tokyo2020

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën

 

Pas këtij triumfi, Distria edhe zyrtarisht e ka bërë Kosovën shtetin e parë evropian që ka fituar medalje të artë në këtë kompeticion këtë fushatë.

Policia e Kosovës arreston 7 persona për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 06:30, njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë, konkretisht nën urë e parë të autostradës, pikërisht tek shkyçja e parë e autostradës, kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.

“Aty kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hy në automjete disa emigrantë. Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, njofton polcia.

Për rastin janë njoftuar hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi Gjakovë, Drejtoria e Migrimit dhe prokurori i shtetit.

Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim, kanë filluar sipas procedurave të merren me pesëmbëdhjetë emigrantë të ndaluar në këtë rast.

“Kurse, pasi intervistimit, me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë për përfshirje në veprën penale ‘kontrabanda me emigrantë’, po ashtu janë sekuestruar edhe gjashtë vetura të përfshira në rast”, përfundon njoftimi.

Mësohet shifra shpërblyese për Distria Krasniqin, pas medaljes së artë

Periskopi.com Sporti

Xhudistja Distria Krasniqi ka ngritur emrin e Kosovës në nivelin më të lartë sportiv.

Shpërblimet shtetërore për sportistët që fitojnë medalje në gara zyrtare ndërkombëtare janë:

Lojërat Olimpike

Rekordi Olimpik – 200 mijë euro

Medalja e artë olimpike – 100 mijë euro

Medalja e argjendtë – 60 mijë euro

Medalja e bronztë – 40 mijë euro