Edhe Liburn Aliu bëhet toshë si Besnik Bislimi: Thotë se nuk e ka idenë nëse motra e tij është punësuar nga MSH

Periskopi.com Lajme

“Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kur është pyetur, për punësimin e motrës së tij nga Ministria e Shëndetësisë, gjë për të cilën raporti sot Metro.

Suljota Aliu, motra e ministrit Liburn Aliu, është punësuar si anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Vendimi për punësimin e Aliut është marrë me datën 15 të këtij muaji (korrik), por është bërë publik vetëm këtë të shtunë. Atë e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por, në Odën e Farmacistëve të Kosovës nuk është punësuar vetëm motra e ministrit. Si anëtare në një këshill tjetër brenda kësaj Ode, atë të Mbikëqyrjes, është deleguar edhe Nita Kelmendi – Hysa, për të cilën raportohet se është kushërira e ministrit Aliu.

Sipas vendimit të nxjerr nga ministria, delegimi i këtyre anëtarëve është bërë mbështetur në nenin 145, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, duke u bazuar në ligjet për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Periskopi.com Lajme

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 19 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar edhe 8 persona.

Deri tani në Kosovë janë regjistruar 107 mijë e 992 raste të infektuara me COVID-19.

2 mijë e 265 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Ndërsa, mbi 700 mijë testime për COVID-19 janë kryer në vend.

Qeveria parashikon rritje ekonomike për 10 për qind, ekonomistët janë pesimistë

Periskopi.com Lajme

Përkundër që me rishikim të buxhetit 2021 është paraparë norma e rritjes ekonomike 7.9 për qind, tashmë të dhënat e fundit zyrtare nga qeveria flasin për një rritje edhe më të lartë, deri në 10 për qind. Por njohës të ekonomisë vlerësojnë se mundësitë për realizimin e një norme të madhe ekonomike nuk ekzistojnë, veçse nëse ndodhin investime të mëdha miliardëshe.

Po ashtu edhe FMN nuk ka paraparë një rritje më të madhe se 6 për qind.

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli thotë se projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 për qind nga ana e Ministrisë së Financave është rritur edhe më tej.

Sipas saj, kjo ka ndodh për shkak se janë shënuar rezultate shumë më të mira sesa që janë pritur në të hyra buxhetore, qarkullim të bizneseve, eksport, import dhe konsum. Andaj shton se presin që rritja ekonomike sivjet të arrijë rreth 10 për qind.

“Me kënaqësi e them që projeksioni i rritjes ekonomike prej 7.9 për qind nga ana e Ministrisë së Financave ndërkohë është rritur edhe më tej, tani më presim që rritja ekonomike të arrijë sipas projeksioneve gjithmonë, sivjet të arrijë 10 për qind. Ky është projeksioni i fundit, projeksioni mund edhe të ndryshojnë me kalimin e kohës derisa të dhënat rifreskohen. Arsyeja për këtë rifreskim është se në këta muaj të vitit që kanë kaluar ne kemi shënuar rezultate shumë më të mira sesa që kemi pritur edhe në eksport, në import, konsum edhe në qarkullimin e firmave, të hyrave buxhetore të inkasuara, do të thotë të gjithë indikatorët që i kemi deri tani tregojnë që rimëkëmbja ekonomike do të jetë shumë më e shpejtë sesa që është pritur për këtë vit”, deklaron Rizvanolli për KosovaPress.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka thekson se projeksioni i rritjes ekonomike nga Qeveria mund të arrihet nëse nxiten aktivitetet ekonomike dhe investimet e huaja.

Përveç kësaj, Zeka thotë se kërkohen veprime konkrete nga qeveria, edhe për mbështetjen e vazhdueshme për ndërmarrjet të cilat kanë pësuar gjatë pandemisë Covid-19.

“Për mos tingëlluar pesimist gjithmonë është reale, gjithmonë është e mundur, por megjithatë duhet të shihet në veprime konkrete, dhe njëra prej këtyre veprimeve është përkrahja e vazhdueshme për ndërmarrjet të cilat janë goditur gjatë vitit të kaluar, por jo vetëm. Në të njëjtën kohë edhe përmirësimi i ofertës për investitorë të huaj. Gjetja e mënyrës dhe bindjes për investitorë nga diaspora që të investojnë në vendin tonë ashtu edhe investitorëve të tjerë të huaj në të njëjtën kohë, edhe krejt për fund meqenëse është aspekt i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit, është që edhe projektet e investimeve kapitale e infrastrukturore meqenëse këtu nuk ka pasur nga qeveria e re. Kështu që nëse kombinohen të gjitha këto elemente, rritja e aktivitetit ekonomik të sektorit të brendshëm, nxitja e investimeve të jashtme përfshirë këtu edhe investimet nga diaspora dhe vazhdimi i investimeve publike, atëherë natyrisht që kjo normë e rritjes ekonomike e paraparë nga qeveria nuk është diçka që nuk mund të arrihet”, thekson Zeka.

Po ashtu edhe profesori universitar Musa Limani thotë se dëshira e qeverisë dhe të gjithëve është që të arrihet një normë sa më e lartë e zhvillimit ekonomik, por mundësitë për realizimin e asaj norme të madhe nuk ekzistojnë.

“Atë që e ka propozuar qeveria prej 7.9 për qind, unë mendoj se nuk mund të realizohet duke pasur parasysh gjendjen faktike të ekonomisë së Kosovës. Prandaj, lidhur me këtë do të thosha se dëshirat janë diçka tjetër kurse mundësitë janë diçka tjetër. Dëshira e të gjithë neve dhe qeverisë është që të realizojmë një normë sa më të lartë të zhvillimit ekonomi, mirëpo mundësitë për realizimin e një norme të madhe nuk ekzistojnë. Janë të përkufizuara. Për me arritë një dinamikë dhe normë të lartë të zhvillimit ekonomik nevojiten investime shumë të mëdha, do të thotë me miliarda… Sugjeroj që qeveria të orientohet kryesisht në tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shprehet Musa.

Ndërsa profesori tjetër universitar Muhamet Sadiku thotë se që të ketë vendi një normë kaq të madhe ekonomike, kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm i Qeverisë në aspektin ekonomik.

Sadiku shton se Kosova gjithnjë është e renditur në fundin e shteteve në Evropë për zhvillim ekonomik.

“Janë vlerësimet makro ekonomike se Kosova duhet të kaloj në mbi 7-8 për qind të rritjes ekonomike, mirëpo që të arrihet kjo kërkohet një angazhim i jashtëzakonshëm për këto procese… Varfëria dhe papunësia janë armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Kosova ka nevojë që përfitimet ekonomike t’u shpërndahen të gjithëve, edhe atyre që janë në varfëri dhe të papunë”, thotë ai.

Në anën tjetër në FMN thonë se nisja e procesit të vaksinimit të qytetarëve në Kosovë kundër sëmundjes COVID-19 dhe ardhja e qytetarëve të cilët jetojnë jashtë vendit mund të çojë në rritje ekonomike deri në 6 për qind brenda vitit 2021.

Momente emocionuese: Distria Krasniqi shpërthen në lot pas marrjes së medaljes së artë

Periskopi.com Uncategorized

Distria Krasniqi ka bërë krenare gjithë Kosovën, pasi ka arritur të triumfojë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja pejane fitoi katër ndeshje gjatë ditës së sotme për të fituar medaljen e artë dhe ndihet krenar me arritjen e saj.

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën e mposhti me ‘waza-ari’ duke fituar medaljen e artë.

Disa minuta pas triumfit, organizatorët i ndanë medaljet për fituesen, si dhe vendin e dytë dhe të tretë.

Murati e quan Kurtin politikan të “status quo”: Po tenton ta zvarrisë dhe dështojë dialogun

Periskopi.com Lajme

Partitë politike në raport me dialogun janë sjellë në mënyrë jo serioze duke e shpërfaqë para opinionit publik si një imponim nga Bashkimi Evropian, por jo si domosdoshmëri që Kosova përmes tij t’i zgjidh problemet e mbetura me Serbinë, ka thënë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Nga një varg politikanësh, sipas Muratit edhe kryeministri i vendit Albin Kurti është nga ata që favorizon “status-quo”.

Madje, ai tha se kreu i shtetit Kurti është duke përdorur të gjitha këto taktika që ta zvarrisë dialogun e edhe ta dështojë atë.

“Në përgjithësi partitë politike në raport me dialogun janë sjellë në mënyrë jo serioze duke e shpërfaqë para opinionit publik si një imponim nga BE-ja por jo si domosdoshmëri që Kosova përmes tij t’i zgjidh problemet e mbetura me Serbinë dhe të ecë pastaj në rrugën e saj dhe ta përfundojë procesin e shtet formimit. Nga një varg politikanësh zotëri Kurti është nga ata që më së shumti e favorizon “status-quo” që Kosova të mbetet në këtë situatë të paqartë të raporteve të pazgjidhura me Serbinë dhe duke qenë kështu ai përdor të gjitha këto taktika që ta zvarrisë dialogun edhe ta dështojë. Duke njohur konceptin politik të Kurtit kjo është në vijë asaj që ai mendon se duhet të prodhojë dialogu mbi të gjitha sikurse edhe politikanët tjerë nuk kanë guxim të futen në një proces që do të prodhonte zgjidhje të guximshme”, tha Murati në një prononcim për EO.

Mes tjerash, Murati theksoi se e sheh të largët mundësinë e një njohjeje të Kosovës nga Serbia, pa i paraqitur të gjitha problemet që e godasin Kosovën.

Megjithatë, ai tha se rruga e vetme që duhet ndjekur Kosova është që të shtoj në tryezën e bisedimeve çështjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, në mënyrë që të kërkohet me ngulm vendosja e reciprocitetit atje.

“Unë e shoh të largët mundësinë e një njohjeje nga Serbia dhe në anën tjetër Kosova do të dalë fitim prurëse në një proces të tillë vetëm kur në tavolinën e bisedimeve i paraqet problemet kryesore që i mundojnë Kosovën. Ndërmjet dy vendeve ka shumë probleme të cilat sidomos e godasin Kosovën por nga ky dialog ka interes edhe Serbia sidomos në rrugën e saj të integrimeve evropiane. Kam bindjen e plote që rruga e vetme që duhet ndjekur Kosova është që të shtoj në tryezën e bisedimeve edhe çështjen e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanovcit. Pra të pozitës së shqiptarëve atje. Fillimisht të kërkohet reciprociteti me ngulm që çka do që kërkohet për serbët në komuna veriore të kërkohet edhe për shqiptarët dhe Kosova do të dilte përfundimtare nëse ky proces përfundon me ripërcaktimin e kufijve. Pjesa shqiptare e Kosovës lindore bashkohet me Kosovën dhe pjesa serbe e Leposaviqit, Zubin Potokut bashkohet me Serbinë dhe të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës e cila shumë pengesa. Do të ishte një shtet funksional dhe do të hapeshin rrugë për integrime evropiane dhe do të hapeshin rrugët për një mundësi me bashkimin me Shqipërinë”, tha ai.

Tutje, analisti Murati shtoi se humbja më e madhe për Kosovën është nëse vazhdohet me një dialog të papërfunduar, dhe afatgjatë e konflikti të ngrirë me Serbinë.

“Pra me mbet kështu siç jemi është më keq sepse jemi të pa integruar në institucione ndërkombëtare, kemi problem me Kushtetutë, me veriun dhe të drejtën e vetos që e kanë serbët në Kuvend. Dhe po të përfundojë me një asociacion për serbët Kosova e bënë edhe jo më funksionale sesa që është sot. Humbja më e madhe për Kosovën është nëse ne vazhdojmë kështu sepse me një dialog të papërfunduar, dhe afatgjatë dhe konflikti të ngrirë me Serbinë. Sot skena politike në krye me kryeministrin Kurti është në favor të “status-quo” pra të mbesin kështu siç jemi dhe unë e shoh të rrezikshme sepse mund të vije një moment kur mund të na imponohen zgjidhje nga aleatët tanë por nuk shoh shpejt përfundim të dialogut qoftë për të mirë qoftë për të keq. “Status-quo” nuk i përshtatet Kosovës dhe shqiptarëve por më shumë Serbisë në këtë kontekst”, u shpreh ai për EO.

Jahjaga pas fitores së Distria Krasniqit: Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura

Periskopi.com Lajme

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Distria Krasniqin, për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo me këtë rast ka thënë se vajzat kosovare janë të arta dhe të pamposhtura.

Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook, Jahjaga ka thënë se vajzat po shkëlqejnë në sport, artë shkencë e muzikë, duke e përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Kosovën.

Postimi i plotë: 

“Distria e artë në Lojërat Olimpike në Tokio! Majlinda e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro! Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura! Ato po shkëlqejnë në sport, art, shkencë e muzikë duke përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Republikën e Kosovës. Jeni krenaria jonë!  🥇⭐

Donnarumma me pagë më të ulët se sa që i ofroi Milani

Periskopi.com Sporti

Ai është sigurisht lojtari më i shumëpritur në Paris, por jo domosdoshmërisht më i paguari. Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse në “Euro 2020”, në fakt, Gianluigi Donnarumma do të fitojë të paktën një milion euro më pak se i ofroi Milanit për të rinovuar.

Te blutë parizienë ka një pagë neto prej 7 milionë euro, sipas të dhënave të mbledhura nga “L’Equipe”. Një shifër që nuk përfshin bonuset personale dhe ekipore, që mund ta ushqejnë ndjeshëm llogarinë bankare të portierit italian.

Në çdo rast, është shumë larg nga 12 milionë euro neto, sa u përfol nëpër media në mënyrë spekulative. Portieri i kombëtares italiane do të fitojë, të paktën fillimisht, më pak se kolegu i tij dhe tani rivali i madh, Keylor Navas.

Kaosi në rrugën “Muharrem Fejza”, Daut Haradinaj: Banorët me të drejtë protestuan, të përshpejtohen punimet

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka shpërndarë më video parregullësit e mëdha të rrugës ‘Muharrem Fejza’ në kryeqytet.

Ai ka thënë se është e pa arsyeshme zvarritja e punimeve në këtë rrugë dhe se me shumë të drejtë banorët kanë protestuar më parë, po ashtu ai ka thënë se duhet përshpejtim i punimeve dhe duhet respektuar afati kontraktual.

Në fund Haradinaj është shprehur se përditshmërija e banorëve të kësaj lagjeje është e rënduar skajshmërisht.

Postimi i plotë:

E pa arsyeshme zvarritja e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”.

Me shumë të drejtë banorët ditë më parë protestuan! Duhet përshpejtim i punimeve dhe respektim i afateve kontraktuale. Përditshmëria e banorëve të kësaj lagje është e rënduar skajshëm.

Zyrtare: Gollini nënshkruan me Tottenhamin

Periskopi.com Sporti

Portieri italian fluturoi në fillim të kësaj jave pas testeve mjekësore në Itali dhe tani është njoftuar zyrtarisht si lojtari i ri i londinezëve.

Marrëveshja thuhet se është një huazim me opsion blerje për 15 milionë euro, por që do të bëhet i detyrueshëm kur ai bën 20-të paraqitje konkurrues për Spurs.

Kjo përfaqëson një kthim në Angli për 26-vjeçarin, i cili kaloi kohë në akademinë e të rinjve të Manchester Unitedit dhe më pas luajti për Aston Villa në sezonin 2016-17.

Gollini ishte pjesë e rotacionit te Atalanta së bashku me Marco Sportiello gjatë gjithë sezonit të kaluar, pastaj ardhja e Juan Mussos nga Udinese këtë verë, e ka larguar atë përfundimisht në zgjedhje të dytë.

Presidentja Osmani nga Tokio: Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor

Periskopi.com Lajme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Tokio është shprehur e ngazëllyer për medaljen e artë që xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.

Osmani tha se Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor.

“Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor i dha medaljen e artë olimpike. Jam e bindur që të gjitha vajzat në Kosovë e kanë kuptuar se asgjë s’mund t’i ndalë për të shënuar suksese”, u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo ka falenderuar sportistët kosovarë që po e bëjnë të mundur shkëlqimin e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Dua t’i falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë nder që po ia bëjnë shtetit të Kosovës, duke siguruar që shteti i Kosovës të shkëlqejë ndërkombtarisht”, u shpreh ajo.

Fjalët e para të Distria Krasniqit pasi fitoi medaljen e Artë në Lojërat Olimpike

Periskopi.com Sporti

 

Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.

Pas triumfit, Distria është deklaruar për RTK-në.

“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”, tha ajo.

Nuk ndalet Liburn Aliu: Punëson te Arben Vitia motrën e tij dhe vajzën e axhës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, motrën Suljota Aliu dhe vajzën e axhës, Nita Kelmendi – Hysa.

Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.

Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Liburn Aliu. Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.

Nita Kelmendi – Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes (VV), Liburn Aliu.

Metro ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga Arben Vitia me 15 korrik 2021.

Ndryshe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.

Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale.

Albin Kurti uron Distria Krasniqin: Faleminderit që po na bëni krenar, me zemër jam me ju në Tokio

Periskopi.com Lajme

Kosova ka siguruar medaljen e dytë olimpike, pas Majlinda Kelmendit që kishte fituar të artën në vitin 2016.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën.

Pas fitores në Tokyo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Distria Krasniqin.

Kurti e ka falënderuar atë që po i bën qytetarët krenar.

Ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se me zemër është në Tokio.

“DISTRA E ARTË. Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar ai.

Pas sigurimit të së artës, Distria Krasniqi ka marrë urime të shumta nga akterë politikë në vend.

Distria është uruar edhe nga kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është shprehur i lumtur për fitoren e saj.

99 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 91 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Sipas SHSKUK’së, 22 pacientë të shtrirë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

1 pacientë është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 55 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Shkrimi i plotë:

ShSKUK : 91 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

22 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

55 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë

– Klinika Infektive, 31 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme, 13 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

– Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient

– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Vetëm 7200 mësimdhënës janë vaksinuar, SBASHK dhe MASHTI: Po rrezikoni fillimin e vitit të ri shkollor

Periskopi.com Lajme

Vetëm 7 mijë e 200 mësimdhënës janë vaksinuar deri më tani, derisa numri i përgjithshëm i personelit arsimor në nivel vendi është 24 mijë e 370. Numri i vogël i mësimdhënësve të imunizuar po vlerësohet si brengosës dhe rrezik për vijimin normal të vitit të ri shkollor. Derisa nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thonë se nuk ka ligj që e bënë vaksinimin të detyruar, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës deklarojnë se nuk do të kundërshtojnë nëse bëhen obligative vaksinimi i mësimdhënësve.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë, është bërë e ditur se deri më tani në Kosovë janë vaksinuar rreth 7 mijë e 200 mësimdhënës.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, në Kosovë janë vaksinuar kundër COVID-19 rreth 7200 mësimdhënës të niveleve të ndryshme”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Numri i vogël i personelit arsimor të vaksinuar po shihet si shqetësues edhe për Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ymer Ymeri, përfaqësues nga kjo sindikatë thotë për KosovaPress se nuk ka asnjë arsye që mësimdhënësit të refuzojnë vaksinimin.

Ai potencon se mos vaksinimi i mësimdhënësve mund të ndikojë që viti i ri shkollor të rrezikojë të nisë me prezencë fizike në objektet shkollore.

“Edhe për neve si SBASHK është brengosëse ky numër i vogël i vaksinimit të punëtorëve arsimorë, për shkak se siç e dimë është krijuar mundësia që të gjithë të vaksinohen dhe mos vaksinimi i punëtorëve arsimorë mund të shkaktojë mos fillimin e procesit mësimor në shkolla. Prandaj ju bëjmë apel edhe një herë mësimdhënësve, të gjithë punëtorëve arsimorë, në veçanti mësimdhënësve, të vaksinohen për shkak se ka kohë që të merret edhe doza e parë edhe doza e dytë para se të fillojë viti shkollor”, thotë Ymeri.

Ymeri deklaroi se nuk do të kundërshtojnë nëse merret vendim që vaksinimi i mësimdhënësve të bëhet obligativ.

“Nëse ministria e Shëndetësisë ose ministria e Arsimit ose qeveria e Republikës së Kosovës e bënë të kushtëzuar fillimin e punës në shtator për mësimdhënësit me vaksinim ne nuk do të dalim kundër atij qëndrimi të qeverisë. Nuk do të dalim kundër institucioneve të Republikës së Kosovës në qoftë se ata mendojnë që duhet të jetë obligative çështja e fillimit të vitit shkollor për mësimdhënësit, se mësimdhënësit duhet të jenë ajo shtresë të cilët nuk duhet të hezitojnë as nuk duhet të jenë të hamendur a duhet të vaksinohen apo jo, sepse i vetmi shpëtim nga virusi është vaksinimi”, potencon ai.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, shprehet se nuk ekziston asnjë ligj i cili detyron vaksinimin, por thotë se një gjë e tillë është obligim moral.

Megjithatë bën thirrje për vaksinim në mënyrë që të bëhet i mundur fillimi normal i vitit të ri shkollor.

“Nuk ekziston asnjë ligj i cili e detyron dikë që të vaksinohet, në rastin e mësimdhënësve konsideroj se ky është një obligim moral në radhë të parë ndaj vetvetes, ndaj kolegëve dhe ndaj nxënësve. Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë mësimdhënësit që të vaksinohen në mënyrë që të bëjnë të mundur fillimin normal të vitit të ri shkollor, ta ruajnë shëndetin e tyre, shëndetin e kolegëve dhe të fëmijëve”, thotë ai.

Mësimdhënësit kanë qenë kategori me prioritet për vaksinim, në mënyrë që në shtator të fillojë procesi i rregullt mësimor.

Rita Ora uron ekipin e sportistëve që përfaqësojnë Kosovën në Tokyo 2020

Periskopi.com Sporti

Parakalimi i ekipit të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’ ka tërhequr interesimin e shumë personaliteteve të njohura.

Ekipi i Kosovës ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Këngëtarja kosovare me famë botërore u ka uruar suksese ekipit kosovar që po merr pjesë lojërat olimpike Tokyo 2020.

Driton Kuka: Distria është krenaria e Kombit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka është shprehur tejet i gëzuar me fitoren medaljes së dytë të artë në Lojërat Olimpike.

 

Distria Krasniqi hyri në histori të Kombit duke arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Krasniqi mposhti japonezen, Funa Tonaki në finale të kategorisë -48 kg.

Pas triumfit të Distrisë, ishte trajneri kosovar, Driton Kuka që përmes profilit të tij në Facebook, ka përçuar një mesazh për të gjithë popullin e Kosovës.

“Kampione Olimpike! Disi je krenaria e Kombit! Xhudo për popullin shqiptar kudo anë e mbanë botës”, shkroi Kuka

99 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 91 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, 22 pacientë të shtrirë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

1 pacientë është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 55 pacientë janë me oksigjenoterapi.

Shkrimi i plotë: 

ShSKUK : 91 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

22 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

55 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 78 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë

– Klinika Infektive, 31 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 46 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme, 13 pacientë, 10 prej tyre Covid-19 pozitivë, 8 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

– Spitali i Vushtrrrisë, 1 pacient

– Spitali i Gjilanit, 10 pacientë

Distria Krasniqi siguron medaljen e artë në “Tokio 2020”

Periskopi.com Sporti

Distria Krasniqi e ka siguruar medalje e artë në “Tokio 2020”.

Distria Krasniqi i ka siguruar medalje olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën

Në finalen e madhe, Distria e mposhti japonezen, Funa Tonaki.

Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në Rio 2016.

Majlinda dhe sportistët tjerë do të garojnë ditëve në vijim, çka do të thotë se Kosova ka shanse të kthehet nga Tokio edhe me të tjera medalje Olimpike.

Nuk ndalet Liburn Aliu: Punënson te Arben Vitia motrën e tij dhe vajzën e axhës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, motrën Suljota Aliu dhe vajzën e axhës, Nita Kelmendi – Hysa, shkruan Gazeta Metro.


Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.

Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Liburn Aliu. Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.

Nita Kelmendi – Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes (VV), Liburn Aliu.

Metro ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga Arben Vitia me 15 korrik 2021.

Ndryshe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.

Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale.

Ndryshe gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.

Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri.

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia. Kur të bahet ministër dikush, a zëvendësministër, deputet a kryeministër duhet me u bë vetëm ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat, s’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Albin Kurti në njërin nga tubimet e tij elektorale.