Çfarë është pluhuri matcha dhe si përdoret

Periskopi.com Zoya

Matcha është lloj i çajit të gjelbër, gjethet e të cilit thahen dhe shndërrohen në pluhur, i cili është një nga preparatet më të njohura natyrale për rritjen e qëndrueshmërisë fizike dhe energjisë.

E përgatisin në kuadër të ceremonive tradicionale japoneze të çajit, ndërsa më shumë se 800 vjet murgjit Zen e përdorin gjatë meditimit.

Bima rritet në vendet me hije gjatë paraverës, ndërsa shkurret mbulohen para mbledhjes për t’u parandaluar ekspozimi direkt në rrezet e diellit. Në këtë mënyrë ngadalësohet rritja e gjetheve dhe ato marrin nuancë më të mbyllët të të gjelbrës.

Punëtorët i mbledhin gjethet me dorë dhe i lënë në diell për t’u tharë. Derisa thahen gjethet ngadalë dredhen dhe bimën në atë gjendje e quajnë tencha. Pasi që ia heqin dredhat dhe rrënjët, tencha shndërrohet në pluhur, i cili quhet matcha.

Ky pluhur mund t’ua rrisë nivelin e energjisë gjatë ditës dhe ka shunë pak kalori. Në mënyrë të shkëlqyeshme pastron organizmin dhe është shtesë e mirë gjatë dietës sepse njëkohësisht pastron metabolizmin dhe djeg yndyrat.

Hulumtimet kanë treguar që matcha mund t’ju ndihmojë të digjni kaloritë katër herë më shpejt.

Nuk ka efekte anësore, nuk dëmton organizmin, nuk rrit shtypjen e gjakut.

Me këtë pluhur mund të largoni toksinat, metalet e rënda dhe papastërtitë nga organizmi. Pasi që rritet në hije, matcha është më e pasur me klorofil se sa çdo çaj tjetër i gjelbër dhe për këtë arsye është superiore në pastrimin e organizmit.

Mund ta blini në shitoret e ushqimit të shëndetshëm dhe mund ta përdorni për pastrimin e organizmit, për dobësim, ose edhe për ngjyrosjen e ushqimit.

Një listë me ushqime që mund të konsumoni në darkë, nëse s’doni të shtoni në peshë

Periskopi.com Zoya

Të ulesh për të ngrënë në darkë, i ngjan kaq shumë një mëkati të ëmbël! Ka diçka që shijon kaq shumë tek ky vakt, që e na e bën kaq të pamundur të mos tundohemi! Gjithsesi, nëse doni të mos shtoni peshë dhe njëkohësisht të ndjeni shijen e “vaktit të mbrëmjes” jeni të lirë të konsumoni gjithë ushqimet më poshtë:

1.

Avokado

2.

Ullinj

3.

Mollë ose dardhë

4.

Sallatë me fruta të thata

5.

Pilaf ose pasta (50-60 gr)

6.

Një vezë të zier

7.

Jeshillëqe dhe fara

8.

Një patate e zier

9.

Erëza relaksuese në formë çaji (borzilok, majdanoz)

Burimi: Pop Sugar

Sa kohë e lirë ju duhet për të qënë më të lumtur?

Periskopi.com Zoya

Detyrat dhe përgjegjësitë e përditshme shpesh na bëjnë të ndihemi të palumtur, por sipas studimeve të reja as ajo koha e lirë dhe pushim të cilën e ëndërrojmë, s’është shpëtimi ynë!

Pas një eksperimenti me thuajse 35,000 pjesëmarrës studiuesit arritën në një përfundim: më shumë kohë e lirë rrit nivelin e mirëqënies, por pjesërisht.

Njerëzit që bënin deri në 2 orë pushim gjatë ditës ndiheshin më mirë se ata që kishin më pak kohë, por ata që e kalonin këtë orë (pra më shumë se orë të lirë), përgjithësisht ndiheshin keq.

Me pak fjalë, koha e lirë e artë s’duhet ta kaloj 120 minuta pasi mund të përballeni me efektin e kundërt. Pak kohë pushim nuk ju bën mirë, por as më shumë seç duhet jo!

Çfarë ka rëndësi është sesi njerëzit e shfrytëzojnë kohën e lirë!

Sigurisht që të jesh i zënë me punë gjatë gjithë kohës të shkakton stres, por dhe koha e lirë nuk të bën gjithnjë të lumtur. Ekspertët vunë re se disa prej të rriturve thanë se vuajnë nga “mërzitja e kohës së lirë” pasi ndjenin se po i mungonte motivimi, ambicia dhe produktiviteti. Të tjerë thanë se do të ishte vuajtje për ta nëse do të kishin shumë kohë të lirë gjatë ditës dhe të mos e përdornin në mënyrë produktive, por dhe koncepti i produktivitetit është në dorën tuaj!

Nëse të shihni 2 orë një film rrit humorin dhe ju bën të lumtur, atëherë bëjeni, pasi në fund të ditës po flasim për kujdesin ndaj vetes. Gjithsesi mos lini pas dore aktivitetet e thjeshta që janë qejf dhe të shëndetshme gjithashtu. Sporti, shëtitjet, librat apo gatimi mund ta ndryshojnë ditën nëse qëllimi juaj është ky.

Burimi: Huffington Post

Doza e duhur e zinkut që i duhet organizmit çdo ditë

Periskopi.com Zoya

Zinku është një mineral shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organizmit. Megjithatë, në shumë raste në akumulimi i tepërt i këtij minerali mund të shkaktojë dëme të mëdha në trupin e njeriut. Termi që përshkruan këtë problem është toksiciteti i zinkut që ndikon kryesisht tek stomaku dhe nëse bëhet kronike mund të prishë ekuilibrat e mineraleve të tjera në trup.

Toksiciteti i zinkut mund të ndodhë edhe rastësisht. Zinku është i pranishëm në shumë suplementë vitaminash e ushqyesish të tjerë. Nëse njeriu merr disa suplementë të ndryshëm, atëherë është më i rrezikuar nga tejkalimi i dozës ditore të lejueshme të zinkut. Njerëzit mund të preken nga toksiciteti edhe falë ambientit. Zinku gjendet në sasi të vogla tek uji, toka dhe ushqimet.

Simptomat e Toksicitetit të Zinkut

Toksiciteti i zinkut mund të jetë akut ose kronik.

Toksiciteti akut shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Të përziera
• Të vjella
• Dhimbje stomaku
• Diare
• Konstipacion

Nëse një person merr sasi të mëdha të zinkut për një periudhë të gjatë, atëherë ai preket më lehtë nga toksiciteti i zinkut. Toksiciteti kronik shfaqet me shenjat e mëposhtme:
• Nivele të ulëta të kolesterolit të mirë,
• Imunitet të dobët,
• Mungesë të bakrit

Dozat e Rekomanduara Ditore Të Zinkut

Dozat e mëposhtme janë certifikuar nga mjekët dhe ekspertët amerikanë të shëndetit.
Mosha 1-3 vjeç duhet të konsumojë 3 mg zink në ditë.
Mosha 4-8 vjeç duhet të konsumojë 5 mg zink në ditë.
Mosha 9-13 vjeç duhet të konsumojë 8 mg zink në ditë.
Djemtë e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.
Vajzat e moshave 14-18 vjeç duhet të konsumojnë 9 mg zink në ditë.
Djemtë e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 11 mg zink në ditë.
Vajzat e moshës mbi 19 vjeç duhet të konsumojnë 8 mg zink në ditë.

Ndërveprimet e Zinkut Me Medikamente Të Tjera

Zinku mund të ndëveprojë negativisht me disa medikamente. Bëhet fjalë për kontraceptivët, ranitidinën, terapinë e estrogjenit etj. Pas marrjes së zinkut, njeriu duhet të presë të paktën dy orë përpara marrjes së një ilaçi apo suplementi tjetër.

Gratë japoneze zbulojnë sekretin e bukurisë

Periskopi.com Zoya

Gratë japoneze njihen për një lëkurë të pastër si porcelani. Ndonëse Japonia është vendi më novator në botë, gratë japoneze ende përdorin trajtime shekullore për t’u dukur vite më të reja se mosha e tyre. Një prej tyre është përdorimi i ujit që përftohet pas gatimit të orizit.

“Bright Side” tregon të gjitha mënyrat se si ky përbërës i thjeshtë mund të ndryshojë lëkurën tuaj.

Parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës.

Përdorimi i ujit të orizit si pastrues i fytyrës mund t’ju ndihmojë të mbani rrudhat larg. Uji i fermentuar i orizit rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurën tuaj dhe e ndihmon atë të qëndrojë e freskët për më gjatë. Uji i orizit është gjithashtu i pasur me antioksidantë, gjë që e bën atë një armë të fuqishme dhe natyrale kundër rrudhave të hershme.

Vepron si një mbrojtës natyral ndaj diellit.

Uji i orizit ka një efekt ftohës natyral, dhe aplikimi i tij në lëkurë mund të ndihmojë në zbutjen e djegieve nga dielli dhe lehtësimin e acarimit. Elementet e gjetura në oriz janë vërtetuar se mbrojnë lëkurën kundër dëmtimit nga dielli. Ekspozimi në diell është një nga shkaqet më të zakonshme të dëmtimit të lëkurës, dhe përdorimi i ujit të orizit është një mënyrë e lehtë dhe e përballueshme për të mbrojtur fytyrën tuaj.

Riparon lëkurën e dëmtuar.

Industria e bukurisë ofron shumë produkte efektive por të shtrenjta, që mund t’ju ndihmojnë të keni lëkurë më të mirë. Uji i orizit është një përbërës natyral dhe i lirë për kujdesin e lëkurës që shumica e njerëzve tashmë e kanë në kuzhinën e tyre. Përveç aftësisë për të zvogëluar rrudhat, uji i orizit përmirëson dëmtimin e lëkurës dhe madje mund të përdoret për të trajtuar sëmundje të caktuara të lëkurës, të tilla si dermatiti atopik.

Zvogëlon pigmentimin e lëkurës.

Edhe pse hiperpigmentimi është zakonisht i padëmshëm, kjo gjendje e zakonshme e lëkurës mund të jetë mjaft e bezdisshme dhe e sikletshme për disa njerëz. Nëse nuk trajtohen, njollat ​​e errëta mund të krijojë një ton të pabarabartë të lëkurës. Uji i orizit rrit prodhimin e melaninës dhe mund të zvogëlojë në mënyrë efektive hiperpigmentimin.

Lëkura e yndyrshme mund të mbahet nën kontroll.

Vajrat natyralë janë thelbësorë për shëndetin e lëkurës, sepse hidratojnë dhe veprojnë si një barrierë mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Por të kesh një fytyrë të yndyrshme dhe me shkëlqim nuk është aspak e këndshme, dhe ne shpesh kërkojmë pastrues që mund ta bëjnë lëkurën të duket më mat.

Në realitet, shumë produkte për kujdesin e lëkurës me vaj përmbajnë alkool që mund të shqetësojë aktivitetin e gjëndrave dhjamore dhe të shkaktojë mbiprodhim të yndyrës. Përdorimi i ujit të orizit është një mënyrë e sigurt për të balancuar lëkurën me vaj, pasi eliminon yndyrën e tepërt dhe nuk e than lëkurën.

Përmirëson lëkurën nga brenda-jashtë.

Pirja e ujit të orizit mund t’ju ndihmojë të transformoni lëkurën tuaj nga brenda. Uji i orizit është i shkëlqyeshëm për tretjen dhe ndihmon në rastet kur helmoheni nga ushqime të caktuara.

Arsyet pse nuk duhet të merrni asnjëherë ilaçe me stomak bosh

Periskopi.com Zoya

Ilaçet mund të jenë shumë të ashpra me stomakun kur ai është bosh.

Megjithatë, kjo varet nga fuqia dhe përqendrimi i substancave përbërëse të një medikamenti.

Disa ilaçe duhen marrë me stomakun bosh për të garantuar një përthithje dhe efikasitet më të lartë.

Sidoqoftë, ky rekomandim duhet bërë vetëm nga mjeku apo farmacisti.

Duhet të dini se nëse një ilaç i caktuar duhet shoqëruar me ushqim dhe nuk i përmbaheni këtij udhëzimi, atëherë do të përballeni me efekte anësore shumë të dëmshme.

Të përzierat

Shumë ilaçe e acarojnë stomakun deri në atë pikë sa të shkaktojnë të përziera.

Këto të fundit mund të shoqërohen edhe me të vjella.

Nëse të përzierat vazhdojnë dhe ilaçet duhen marrë me stomak bosh, atëherë mjeku duhet të rekomandojë një kurë tjetër ose ilaçe të tjera shtesë kundër kësaj simptome.

Konstipacion

Ekspertët rekomandojnë se ilaçet duhen shoqëruar gjithnjë me një gotë me ujë.

Disa ilaçe që merren me stomakun bosh mund të shkaktojnë konstipacion.

Sipas të dhënave, suplementët e hekurit janë një shembull i këtyre medikamenteve.

Pirja e ujit mund të zvogëlojë ose parandalojë simptomat.

Sërish, farmacisti ose mjeku ka detyrën të ndryshojë recetën nëse simptomat përkeqësohen ose përshkallëzohen.

Diarea

Disa medikamente që merren me stomakun bosh mund të shkaktojnë kontraktime dhe diare.

Në varësi të llojit të ilaçit, situata mund të përmirësohet me kalimin e kohës.

Megjithatë është e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek për të trajtuar më mirë këto simptoma.

Ndryshimet në nivelin e përthithjes

Ilaçet përthithen me ritme të ndryshme në varësi të llojit të tyre.

Nëse një medikament i caktuar duhet shoqëruar dhe ju nuk i përmbaheni një udhëzimi të tillë, atëherë ilaçi përthithet në mënyrë të gabuar nga trupi.

Ilaçet kundër dhimbjeve e acarojnë stomakun, edhe pse ato përthithen më shpejt nëse ai është bosh.

Farmacisti ose mjeku duhet t’ju shpjegojnë më shumë nëse ilaçet e rekomanduara mund të merren me stomakun bosh pa ndikuar në dozën e caktuar.

Britney Spears mbyll Instagramin dhe fansat u tronditën nga ky veprim

Periskopi.com Zoya

Beteja e kujdestarisë së Britney Spears ka ngjallur interes dhe shqetësim në mbarë botën, gjë që e bëri më tronditëse për fansat, kur ikona e pop -it fshiu faqen e saj në Instagram të martën, duke ndërprerë papritur platformën e saj më të madhe për të komunikuar me publikun.

“Mos u shqetësoni njerëz … thjesht do të bëj pak pushim nga mediat sociale për të festuar fejesën time,” shkroi ajo në Twitter të njëjtën ditë. Megjithëse Spears ka më shumë ndjekës në Twitter (55.5 milionë) sesa Instagram (34 milionë), është një platformë që ajo rrallë e përdor.

“Do të kthehem së shpejti,” premtoi Britney.

Mbyllja e Instagramit të Spears ishte vendimi i saj, tha avokati i saj Mathew Rosengart për Fox News dhe Page Six. USA TODAY i është drejtuar Rosengartit për komente të mëtejshme.

Çfarë njerëzve iu duk e dyshimtë ishte fakti që Instagrami i sa u mbyll pikërisht pas postimeve si këto të fundit. Në njërin prej tyre, Britney ndau me fansat një artikull që inkurajonte njerëzit që kishin qenë të konfuzuar dhe manipuluar nga një sistem i caktuar, duke i thënë se “nuk janë vetem dhe as të çmendur”.

Kohët e fundit, fotot topless, ishin tipike në postimet e këngëtares, të cilat u përkthyen si shprehje e lirisë…

7 fakte të besuara gjerësisht për spermën, që në fakt janë të gabuara

Periskopi.com Zoya

1. Sperma noton si atletët olimpikë

Përralla e zakonshme thotë se miliona – diku nga 20 deri në 300 milionë, për të qenë të saktë – të spermës heroike notojnë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të mbërritur te veza.

Jo.

Së pari, spermatozoidët me të vërtetë nuk notojnë drejt – për pjesën më të madhe. Shpesh aftësia e lëvizjes së spermës, e njohur si lëvizshmëri, klasifikohet në një nga tre grupet: lëvizshmëri progresive, lëvizshmëri jo progresive dhe e palëvizshme.

ë tepër se sa një rrugë e drejtë, rruga e spermës është një “rrugë me pengesa ushtarake sfiduese” dhe duhet ndihma e organeve riprodhuese femërore për t’u siguruar që të mbërrijë në vijën e finishit. Në fakt, shumica e punës së lëvizjes bëhet nga muskujt e mitrës që e drejtojnë spermën përgjatë tubave fallopiane, drejt vezës.

2. Sperma më e trashë është më pjellore

Zakonisht kjo do të thotë se ka një përqendrim të lartë të spermatozoideve ose një numër të lartë të spermatozoideve me formë të parregullt.

3. Spermatozoidet jetojnë vetëm për një kohë të shkurtër 

Jo gjithmonë! Jetëgjatësia varet nga vendi ku spermatozoidi “zbarkon” pas derdhjes. Në një vend të ftohtë dhe të thatë, spermatozoidet shumë rrallë mund të zgjasin deri në 30 minuta.

4. Spermatozoidët qëndrojnë pjellorë dhe të shëndetshëm për tërë jetën e një njeriu

Prodhimi i spermatozoideve, ose spermatogjeneza, zhvillohet për një kohë të pacaktuar, por cilësia dhe lëvizshmëria e spermatozoidëve bie me kalimin e moshës.

5. Çdo spermatozoid është i shëndetshëm

Shumica e spermatozoideve nuk e arrijnë kurrë në vezë për një numër arsyesh. Për t’u konsideruar pjellor, as 100%e spermatozoideve nuk duhet të lëvizin – për sa kohë që 40% janë të lëvizshëm, kemi të bëjmë me një njeri pjellor. Dhe nga ato 40% , jo të gjitha arrijnë në vezë.

6. Para-sperma nuk mund të shkaktojë shtatzëni

E gabuar! Biologjikisht, para-sperma nuk duhet të përmbajë spermatozoide – por spermatozoidet e mbetura në uretër, tubi përmes të cilit nxirret urina dhe sperma, mund të përzihen. Pra, edhe nëse e largoni penisin gjatë ejakulimit, ka një shans, të vogël, që disa spermatozoide të shkaktojnë shtatzëni.

7. Ananasi e bën spermën të ketë shije të mahnitshme

Aroma dhe shija e spermës, si ajo e shumë lëngjeve trupore, ndikohen nga gjenetika e përgjithshme, dieta dhe mënyra e jetesës. Ashtu si fryma e të gjithëve ka erë të ndryshme, sperma e secilit ka aromën e vet unike.

Ekspertët tregojnë në ç’orë të ditës duhet të masturboheni, për të marrë më të mirën prej tij!

Periskopi.com Zoya

Për shumë njerëz masturbimi është nga ato aktivitete që shoqërohet me shumë përfitime si gjumë më i mirë e deri tek njohje më e mirë e dëshirave seksuale. Janet Brito, psikologe dhe terapiste seksuale thotë se “për njerëzit që kanë tendencë të vendosin nevojat e të tjerëve në radhë të parë ose kanë dilema për të eksperimentuar me kënaqësinë ndaj vetes, masturbimi është një fillim i shkëlqyer për të kërkuar vetë ju për seksualitetin tuaj”.

Ndërsa koha kur zgjidhni të kaloni “pak kohë me veten” mund të jetë krejt rastësore apo edhe çështje shijesh personale, Vanesa Marin, terapiste seksi, thotë se ka një sërë përfitimesh specifike gjatë masturbimit në mbrëmje. Ja disa prej tyre:

#1 – Masturbimi para gjumit mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe më shpejt.

#2 – Mund të ndihmojë në lehtësimin e trupit dhe çlirimin e stresit.

#3 – Masturbimi para gjumit mund të jetë më praktikë.

#4 – Nuk keni shpërqendrime të tjera, prandaj fokusi është vetëm tek ju dhe kënaqësitë tuaja.

#5 – Dëshira seksuale është edhe më e lartë gjatë natës.

#6 – Masturbimi në mbrëmje mund të bëjë që të ndiheni më mirë dhe më të sigurt për trupin tuaj.

Burimi: Bustle

Studiuesit zbuluan se në ç’moshë fillojnë sëmundjet mendore

Periskopi.com Zoya

Të dish se në cilën moshë fillojnë zakonisht sëmundjet mendore është një informacion shumë i rëndësishëm për psikologët. Kur dihet se kur fillon zakonisht një çrregullim, masat e hershme parandaluese dhe ndërhyrjet e hershme mund të kryhen në kohën e duhur. Kjo përmirëson mirëqenien afatgjatë të pacientit krahasuar me një situatë kur terapia fillon vite pas fillimit të një çrregullimi.

Për të siguruar vlerësime të forta se kur fillon sëmundja mendore, duhet të integrohen të dhëna nga sa më shumë pacientë. Kjo është arsyeja pse Solmi dhe kolegët e tij, kryen një meta-analizë të 192 studimeve që hulumtonin fillimin e çrregullimeve mendore. Një meta-analizë është një analizë statistikore që integron rezultatet e shumë studimeve të ndryshme shkencore. Ka avantazhin e të pasurit një madhësi më të madhe të mostrës, duke rritur fuqinë statistikore dhe duke e bërë analizën më pak të ngjarë të ndikohet nga karakteristikat e studimeve individuale.

Në përgjithësi, studimi përfshin të dhëna nga më shumë se 700,000 pacientë të diagnostikuar me një çrregullim mendor. Përveç moshës së shfaqjes për çrregullime të ndryshme, shkencëtarët gjithashtu analizuan përqindjen e njerëzve që zhvilluan një çrregullim mendor para moshës 14, 18 dhe 25 vjeç.

Çrregullimet mendore shpesh fillonin më herët se pritej

Autorët zbuluan se mosha kulmore e shfaqjes së çrregullimeve mendore ishte 14.5 vjeç. Rreth 34.6% e pacientëve shfaqën një çrregullim para moshës 14 vjeç, 48.4% para moshës 18 vjeç dhe 62.5% para moshës 25 vjeç. Kjo tregon se për gati 50% të pacientëve, çrregullimet mendore fillojnë para se të arrijnë moshën e rritur, duke theksuar rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe masave parandaluese për çështjet e shëndetit mendor në adoleshentë.

Në një hap të dytë, shkencëtarët gjithashtu analizuan moshën e fillimit për forma të ndryshme të çrregullimeve mendore. Ja disa nga gjetjet:

Çrregullime të neurozhvillimit: 5,5 vjeç
Ankthi dhe fobitë: 5,5 vjeç
Çrregullimi obsesiv-kompulsiv: 14.5 vjeç
Çrregullimet e të ngrënit: 15.5 vjeç
Çrregullimet e stresit: 15.5 vjeç
Varësia: 19.5 vjeç
Skizofrenia: 20.5 vjeç
Çrregullime të personalitetit: 20.5 vjeç
Depresioni dhe format e tjera të çrregullimeve të humorit: 20.5 vjeç

Nuk kishte dallime të rëndësishme midis pacientëve burra dhe gra në lidhje me moshën e fillimit.

Nëse ka një gjë që studimi tregon qartë, është që çështjet e shëndetit mendor tek adoleshentët duhet të trajtohen seriozisht. Njerëzit shpesh kanë idenë se shumica e kushteve të shëndetit mendor fillojnë në moshën e rritur, dhe vetëm çrregullimet e zhvillimit fillojnë në fëmijëri. Kur adoleshentët shfaqin ose edhe tregojnë probleme të shëndetit mendor, prindërit ndonjëherë mendojnë se ata do të “rriten” ose “është vetëm një fazë”. Studimi tregon se ide të tilla janë të gabuara, dhe problemet mendore në adoleshencë duhet të trajtohen pasi në pothuajse 50%, çrregullimet fillojnë në këtë fazë të jetës.

Burimi: Psychology Today

7 strategji për ta mbajtur trurin gjithmonë të kthjellët

Periskopi.com Zoya

Shpërqëndrimi që marrim nga celularët nuk mjafton për ta mbajtur trurin të freskët dhe të zënë gjithë kohës në mënyrë të shëndetshme. Duhet të jeni ju që përmes mënyrave të ndryshme ta stërvisni mendjen dhe ta stimuloni për të qenë gjithmonë “i fortë” dhe “i argëtuar”.

Më poshtë do të gjeni 8 strategji që mund t’i përdorni që tani për një mendje për të zhdërvjellët!

1.

Përpiquni të mbani mend fraza të shkëputura nga filmi juaj i preferuar. Fikso thëniet që të pëlqejnë më shumë dhe përpiqu t’i përsërisësh kur sheh sërish filmin në kinema ose shtëpi. Sa prej tyre ke mundur të fiksosh?

2.

Përfytyroje veten brenda atmosferës së një pikture të famshme të Van Gogh-ut përshembull. Si është të ecësh në mes të një kopshti ose në brigjet e Senës? Me kë ndodhesh aty brenda?

3.

Mendo për ditën e parë të shkollës. Kush ishte mësuesja juaj? Çfarë veshe atë ditë? U kënaqe? Sa imazhe specifike të vijnë në mendje tani që të themi këtë?

4.

Bëj gati një listë me të ftuar për eventin e radhës që ke. Mendo për njerëzit të cilët do të doje t’i kishe dhe pastaj kujto emrat e bashkëshortëve apo partnerëve të secilit. Nëse po hasni probleme me kujtesën e emrave, a kujtoni të paktën fytyrën e tyre?

5.

Planifiko pushimet e ardhshme. Ndoshta s’doni të planifikoni një pushim ndërkohë që jeni me pushime, por kjo është një super mënyrë për të ushtruar trurin dhe për t’u fokusuar tek gjërat e qejfit. Sipas një studimi të fundit nga UCLA’s Colin West, edhe planifikimi i fundjavave të shkurtra si “pushime” vjen me shumë përfitime emocionale.

6.

Organizo menunë për gjithë javën. Një tjetër lloj planifikimi për ta mbajtur veten larg mërzisë dhe mendimeve të këqija, janë ato rreth ushqimit. Edhe nëse s’jeni ju ata që gatuani përfshihuni në proces, duke zgjedhur përbërësit dhe duke parë mënyra të ndryshme si mund t’i përgatisni. Studime të 2017-ës kanë arritur në përfundimin se njerëzit që planifikojnë vaktet e tyre kanë dieta më të shëndetshme dhe më pak shanse për të qenë obezë.

7.

Krijoni lojëra që vënë në lëvizje çdo shqisë tuajën. Edhe nëse jeni ulur tek dentisti mund të kapeni pas diçkaje dhe ta ktheni në lojë. Muzikën në sfond përshembull, a ja dini fjalët? Gjeni ndryshimet në dizajnin e parketit të klinikës, etj, etj.

Burimi: Psychology Today

Horoskopi ditor, 17 Shtator 2021

Periskopi.com Zoya

Dashi

Me Hënën favorizuese do të arrini të merrni rezultate të mira në studime dhe punë. Por kjo vlen edhe për dashurinë, por këtu do t’ju duhet të përpiqeni të bëni një përpjekje shtesë për të ngrohur raportet në çift, pasi kohët e fundit jeni përfshirë shumë në angazhimet e punës. Kushtoji më shumë kohë intimitetit me partnerin, ndoshta duke planifikuar një darkë romantike.

Demi

Horoskopi për ju sot paraqitet mjaft pozitiv, kjo falë Mërkurit i cili ju ndihmon. Sot do të jeni mjaft dinamik dhe krijues dhe kjo do ta bëjë të pamundur që t’ju ndalë euforinë që keni për të përmbushur të gjitha objektivat që i keni vendosur vetes. Edhe dashuria paraqitet e mirë, kjo e gjithë falë fantazisë dhe imagjinatës suaj.

Binjakët

Kjo premte do të jetë mjaft e vështirë për të qëndruar të fokusuar në punë dhe studime. Opozita e Hënës në vendin e parë, por edhe Dielli dhe Jupiteri do ta bëjnë atë veçanërisht të ndjeheni të hutuar. Edhe në dashuri ju nuk do jeni në gjendje të dini saktësisht se çfarë doni, dhe kjo do të sjellë pak tensione te çiftet.

Gaforrja

Horoskopi për ditën e sotme parashikon qiellin tuaj astral të dominuar nga disa armiqësi që nuk ju lejon për të realizuar projekte të menjëhershme. Mërkuri është bashkuar me opozitën, por ju gjithmonë mund të mbështeteni te Hëna. Aktualisht, rekomandohet që të merreni me argëtim, pasi angazhimet nuk do jeni në gjendje t’i përmbushni.

Luani

Sot Venusi ka të ngjarë që t’ju ngadalësojë ritmin, duke ju vënë poshtë. Do të donit që projektet tuaja të realizoheshin sa më shpejtë, por nuk ndodh kështu, ju duhet të luftoni me disa të papritura. Megjithatë mos i merrni gjërat me stres, pasi në çdo situatë do keni Hënën që ju mbështet, e cila veçanërisht ju ndihmon për të bërë paqe në dashuri dhe për të përfunduar punët me sukses.

Virgjëresha

Dita e sotme do të jetë një kaos i vërtetë, por i vetmi shpëtim do të jetë dashuria. Entuziazmi dhe dëshira për gjërat e reja ju bëjnë një vullkan të vërtetë në grupin shoqëror. Kini kujdes të mos humbisni kontrollin, kërkoni ndihmë nga partneri, i cili do të jetë i gatshëm për ju.

Peshorja

Horoskopi për sot parashikon një të premte të trazuar. Çdo absurditet i juaj do t’ju shkaktojë tensione dhe mërzitje. Mundohuni të qëndroni të qetë, ose të paktën mundohuni për të mos dhënë përgjigje të rrezikshme, pasi nga kjo rrezikoni prishjen e një lidhjeje të rëndësishme.

Akrepi

Me Jupiterin xhentil në favorin tuaj, ju ndjeheni mjaft të sigurt në planet tuaja financiare. Do të tregoheni konservator në zgjedhjet tuaja dhe nuk do të bëni investime të rrezikshme. Studimet apo puna kanë ecur me ritëm të ngadaltë? Kjo si pasojë e kundërshtimit të Hënës e cila ju ka vënë shpesh në telashe. E vetmja gjë pozitive është dashuria, e cila paraqitet e ëmbël, ashtu si ju pëlqen.

Shigjetari

Horoskopi për ju sot ju përfshin në një ndjenjë konfuzioni. Sot do ta keni të vështirë për tu përballur apo për të kryer diçka që keni planifikuar. Edhe në dashuri do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët dhe kjo do të sjellë tensione me partnerin. As shoqëria nuk do mund t’ju kuptojë sot, prandaj merrni pak kohë për të reflektuar.

Bricjapi

Ditë e tensionuar kjo e premte për ju, do ta keni mjaft të vështirë për të punuar, pasi dashuria kërkon më tepër vëmendje nga ju. Për fat të keq ju do të viheni përballë një vështirësie zgjedhjeje, ku secila palë do të shfaqë pakënaqësitë e saj. Duhet të veproni duke u menduar mirë në mënyrë që në radhë të parë të mendoni për veten tuaj. Keni nevojë për durim.

Ujori

Horoskopi për këtë premte do të jetë një ditë e cila i dedikohet dashurisë. Është e panevojshme të përpiqeni të përqendrohemi në gjëra të tjera, pasi në fund gjithmonë do përfundoni duke u kthyer në pikën e fillimit, çështjet e zemrës tuaj. Sot dedikojani kohën vetes suaj dhe gëzoni këto momente duke hequr dorë nga ndonjë punë e vogël.

Peshqit

Nga një punë të suksesshme që do realizoni sot do arrini rezultate të mira dhe kjo do ju lejoj të përqendroheni më shumë në dashurinë dhe familjen. Mundohuni për të krijuar më shumë qetësi, për të shijuar sa më shumë të jetë e mundur dashurinë me njerëzit e tu të dashur. Edhe Venusi ju ndihmon të relaksoheni dhe promovon mundësi të mira për flirtim për beqarët.

Horoskopi 16 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Periskopi.com Zoya

Dashi

Sot ndjeni  presion, por nuk duhet t’i nënshtroheni ankthit dhe panikut. Ka shumë çështje që shfaqen dhe  kërkojnë zgjidhje nga ju. Shmangni çdo vendim të nxituar, sepse rrezikoni të prishni gjërat që me aq mundim I keni sjellë në vijë .

Në jetën tuaj romantike, lini streset dhe tensionet mënjanë për të mos t’i përcjellë në marrëdhënien tuaj. Beqarët mos u habitni nëse mësoni se një person miqësor ka ndjenja  për ju mos kini frikë të filloni diçka me të.

Demi 

Sot gjithçka që mendoni realizohet me sukses të madh. Filloni duke zgjidhur rastet e së kaluarës, në mënyrë që të ecni përpara pa probleme në planet tuaja të ardhshme.

Mos i kushtoni shumë vëmendje problemeve të vogla. Mund të përballoni gjithçka, nëse qëndroni të fokusuar në atë që dëshironi të arrini.

Romanca do të shkojnë shumë mirë nëse i kushtoni kohë lidhjes tuaj dhe shprehni ndjenjat e forta që keni për partnerin. Për beqarët, dita është e mirë për të takuar një person nga mjedisi juaj miqësor, i cili kohët e fundit ka filluar t’ju ​​shprehë interes.

Binjakët

Sot  zgjidhni çështje të ndryshme që ju shqetësojnë. Sidomos në  familje  pengesat po zhduken ngadalë dhe ju mund të keni më shumë besim në planet që po përgatitni. Sidoqoftë, mos u merrni me  çështje që nuk janë urgjente, sepse do të lini pas përparësitë e tjera.

Bisedat me partnerin tuaj do të jenë konstruktive dhe do t’ju ​​japin shtysën për të bërë një fillim të ri duke kapërcyer problemet e së shkuarës.

Mos lejoni që asgjë të prishë atmosferën e mirë mes jush.

Gaforrja

Sot jeni më të vendosur në dëshirat dhe pretendimet tuaja, me rezultate pozitive. Në fund të fundit, planetët normalizojnë komunikimin me personat rreth jush.

Gjithçka mund të rregullohet sot në marrëdhënien tuaj për sa kohë që bisedoni dhe hapni zemrën.

Luani

Një ditë shumë e këndshme për ju dhe ndoshta fillimi i një periudhe ku gjithçka do të shkojë më mirë për ju nga sa prisni. Mos humbisni kohë dhe mos e lini situatën të pashfrytëzuar.

Organizoni sa më shumë çështje të jetë e mundur dhe mos lejoni që dikush t’ju pengojë. Gjithçka do të shkojë shumë mirë!

Në romancën tuaj, keni nevojë për pak vëmendje sepse mund ta gjeni veten në tension me partnerin tuaj pa ndonjë arsye serioze.

Virëgjëresha

Veproni me  shpejtësi të jashtëzakonshme sot dhe zgjidhni me lehtësi problemet që  ju dalin para. Personaliteti juaj dinamik është në aksion dhe askush nuk mund t’ju ndalojë.

Në romancën tuaj, disa keqkuptime mund të lindin në marrëdhënie dhe mund t’ju duhet të flisni për të zgjidhur situatën midis jush dhe partnerit. Sidoqoftë, pavarësisht nëse jeni vetëm apo jo, dijeni se sot gjithçka mund të ndodhë!

Peshorja

Sot ju jepet mundësia për të rimarrë aftësitë tuaja, të cilat janë të shumta për  të ecur në rrugën drejt suksesit.

Do të vendosni se nuk mund t’i lini asgjë rastësisë dhe do t’i merrni situatat në duart tuaja. Vetëm kini kujdes  të mos bëni lëvizje të pamatura nga optimizmi juaj i tepërt.

Në romancë ka çështje nga e kaluara që do të dalin në sipërfaqe sot dhe do t’ju shqetësojnë.

Merrni kohë për të folur me partnerin tuaj për planet e bukura dhe shmangni bisedat e pakëndshme me çdo kusht. Beqarët bëni pak durim dhe diçka e mirë do të ndodhë së spejti.

Akrepi

Keni shumë detyrime, vështirësi familjare dhe emergjenca që do t’ju shqetësojnë. Mos u dorëzoni  me asnjë mënyrë . Mund të duhet pak më shumë përpjekje nga ana juaj, por zhgënjimi nuk do t’ju ndihmojë aspak.

Tensionet dhe keqkuptimet do të lindin në jetën tuaj romantike. Beqarët jeni duke  pritur për një lajm që ka të bëjë me një person të së kaluarës.

Shigjetari

Në përgjithësi shumë njerëz do t’ju afrohen për të kërkuar ndihmë për problemet e tyre dhe është mirë të jeni pak të rezervuar, sepse do të merrni mbi supe dhe në ankthet e tyre.

Në romancën tuaj, keni nevojë për pak vullnet dhe humor të mirë për komunikim, në mënyrë që të gjeni zgjidhjet e duhura.

Bricjapi

Sot impresiononi personat, që keni përreth, pasi jeta juaj shoqërore do të jetë shumë intensive.

Ju duhet të dini se kur jeni vetë mirë atëherë edhe të afërmit tuaj janë më pozitivë dhe më pranues ndaj jush. Me pak fjalë, besimi dhe dinamizmi juaj janë në maksimumin e tyre sot.

Në romancën tuaj sot mund të ketë momente tensioni në marrëdhënien tuaj,duhet të jeni të qetë në mënyrë që të mos lejoni ndonjë keqkuptim të prishë disponimin tuaj.

Ujori

Sot ju jepet mundësia të realizoni shumë nga planet tuaja, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos bëni asnjë veprim të nxituar që do t’ju kushtojë në të ardhmen.

Në romancën tuaj sot dita është e mirë për të pasur një diskutim kuptimplotë me partnerin për të gjitha problemet në marrëdhënien tuaj. Së bashku do të gjeni zgjidhjet më të mira. Beqarët, dilni me miq të mirë dhe mos u stresoni. Një njohje e re po afrohet.

Peshqit

Vonesa që do të ndodhin në planet tuaja sot nuk duhet t’ju zhgënjejnë. Në fund të fundit, ndryshimet që ju ndodhin janë të shumta dhe nuk duhet t’i injoroni. Do të duhet këmbëngulje dhe durim për të arritur qëllimet e larta që keni vendosur.

Në romancën tuaj, mos lejoni që stresi të pengojë marrëdhënien tuaj. Tregoni ndjenjat që keni partnerit tuaj pa frikë, sepse kjo është mënyra e vetme për të marrë një përgjigje.

Beqarët , tregohuni pak të hapur ndaj njerëzve që do t’ju ​​afrohen sot, sepse shanset për diçka të mirë janë shumë të larta.

10 simptoma të hershme të cilat mund të jenë shenja të demencës

Periskopi.com Zoya

Demenca është një grup simptomash që mund të ndodhin për shkak të një sërë faktorësh të mundshëm. Simptomat e demencës përfshijnë dëmtime në të menduar, komunikim dhe kujtesë.

1. Ndryshime të kujtesës afatshkurtër

Problemet me kujtesën mund të jenë një simptomë e hershme e demencës. Ndryshimet janë shpesh delikate dhe kanë tendencë të përfshijnë kujtesën afatshkurtër. Një person i moshuar mund të jetë në gjendje të mbajë mend ngjarjet që kanë ndodhur vite më parë, por jo ato që ndodhën në mëngjes.

2. Vështirësi në gjetjen e fjalëve të duhura

Një simptomë tjetër e hershme e demencës është përpjekja për të komunikuar mendimet. Një person me demencë mund të ketë vështirësi të shpjegojë diçka ose të gjejë fjalët e duhura për të shprehur veten.

3. Ndryshimet në humor

Ndryshimi i humorit është gjithashtu i zakonshëm. Së bashku me ndryshimet e humorit, mund të ketë ndryshim në personalitet. Një lloj tipik i ndryshimit të personalitetit që vihet re është një kalim nga të qenit i ndrojtur në person krejt tjetër.

4. Mungesa e interesit

Një person mund të humbasë interesin për hobi ose aktivitete, mund të mos dojë të kalojë kohë me miqtë dhe familjen ose të duket si pa emocione.

5. Vështirësi në përfundimin e detyrave normale

Një ndryshim në aftësinë për të përfunduar detyrat normale mund të tregojë se dikush ka demencë të hershme.

6. Konfuzion

Dikush në fazat e hershme të demencës shpesh mund të ngatërrohet. Kur kujtesa, të menduarit ose gjykimi pëson ndryshime, konfuzioni mund të shkaktohet pasi ata nuk mund të mbajnë mend fytyrat, të gjejnë fjalët e duhura ose të bashkëveprojnë normalisht me njerëzit.

7. Vështirësi në ndjekjen e rrëfimeve

Ashtu si gjetja dhe përdorimi i fjalëve të duhura bëhet e vështirë, njerëzit me demencë ndonjëherë harrojnë kuptimet e fjalëve që dëgjojnë ose kanë vështirësi që të ndjekin programet televizive ose bisedat e të tjerëve.

8. Mungesa e orientimit

Kjo mund të nënkuptojë mosnjohjen e objekteve dikur të njohura dhe harrimin e udhëzimeve të përdorura rregullisht.

9. Përsëritja

Përsëritja është e zakonshme në demencë për shkak të humbjes së kujtesës dhe ndryshimeve të përgjithshme të sjelljes. Personi mund të përsërisë detyrat e përditshme, të tilla si rruajtja, ose mund të bëjë veprime duke u fiksuar pas tyre.

10. Përshtatja me ndryshimet

Për shkak të ndryshimeve, ata mund të dëshirojnë rutinën dhe të kenë frikë të provojnë përvoja të reja. Vështirësia në përshtatjen ndaj ndryshimit është gjithashtu një simptomë tipike e demencës së hershme.

Burimet: Health, Healthline

Dikush postoi menunë në Met Gala dhe njerëzit u shokuan!

Periskopi.com Zoya

Aktorja Keke Palmer moderoi livestream e Vogue gjatë Met Gala dhe nisur nga fakti që ishte e pranishme, ndjekësit e saj i kërkuan një foto nga menuja, sepse ishin kuriozë për ushqimin.

Ajo postoi një foto nga pjata. “Ja pse nuk jua tregojnë ushqimin,” shkroi ajo me shaka. Megjithatë, fotoja u bë virale dhe njerëzit u shokuan. “Të paktën një sanduiç me djathë do ishte më mirë,” shkroi dikush.

Dikush postoi menunë në Met Gala dhe njerëzit u shokuan!

Këtë vit, menuja në Met Gala për herë të parë ishte tërësisht me bazë bimore. Sipas njoftimit për shtyp, për ushqimin u kontaktuan 10 kuzhinierë në New York për të krijuar menunë me temë “Në Amerikë: Një leksik i modës”.

Në foton e aktores duket se në pjatë ka misër, domate, kërpudha të pjekura dhe feta kungulli. Kjo sigurisht nuk është pjata e vetme, por i merrni me mend të tjerat: bazë bimore!

Dikush postoi menunë në Met Gala dhe njerëzit u shokuan!

Një nga arsyet pse fotoja qarkulloi nëpër rrjetet sociale është fakti se pjesëmarrësit paguajnë 30,000 deri në 50,000 dollarë për biletën e hyrjes; tavolinat mund të shkojnë deri në 275,000 deri në 500,000 dollarë. Megjithatë kostot zakonisht mbulohen nga markat e modës të cilat ftojnë të famshmit.

7 këshilla për të qenë të motivuar për t’u stërvitur rregullisht!

Periskopi.com Zoya

Stërvitja mund të lehtësojë dhimbjen, lodhjen dhe ngurtësinë, kështu që duhet të filloni ta bëni pjesë të rutinës suaj. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të jeni të qëndrueshëm dhe të qartë në synimet tuaja.

Imagjinoni ‘shpërblimin’ që do të merrni: Mendimi për përfitimet shëndetësore të stërvitjes, të tilla si më pak dhimbje të kyçeve dhe më shumë energji, mund të shërbejë si frymëzim. Hulumtimet tregojnë se vizualizimi mund të funksionojë, kështu që imagjinoni si do dukeni dhe ndiheni pasi të keni mbërritur aty ku doni.

Vendosni një qëllim realist: Ndani qëllimet në hapa të vegjël. Çelësi është të qenit specifik. Për shembull, nëse qëllimi juaj është të ecni të paktën tre herë në javë, shkruani cilat ditë dhe ku/kur do të shkoni. Çdo 10 ditë deri në dy javë, rivlerësojeni atë qëllim dhe në bazë të ecurisë suaj, ndryshojeni, shtojeni, përmirësojeni etj.

Gjurmoni stërvitjet tuaja: Regjistroni stërvitjet tuaja në një fletore ose përdorni një gjurmues fitnesi. Një studim zbuloi se kjo e rrit aktivitetin e njerëzve me 17%.

Bëjeni stërvitjen argëtuese: Zgjidhni të bëni diçka që ju pëlqen. Ose të paktën, mes stërvitjes, gjeni edhe diçka që e bëni me qejf. Mund të jetë një ushtrim specifik që e preferoni apo kardio në formën e kërcimit, zumba etj.

Përdorni rrjetet sociale: Një studim i vitit 2019 zbuloi se të parit e postimeve në Facebook rreth stërvitjes mund të rrisë motivimin tuaj. Merrni parasysh bashkimin ose fillimin e një grupi stërvitor. Dhe krijoni konkurrencë miqësore: Hulumtimet tregojnë se kjo mund t’ju bëjë të lëvizni.

Shtoni stërvitje me forcë. Një studim i botuar në 2018 zbuloi se të rriturit e moshuar që bënin stërvitje me rezistencë dy herë në javë përmirësuan motivimin e tyre të stërvitjes pas gjashtë muajsh. Kjo lloj stërvitje gjithashtu ndërton muskuj më të fortë dhe një trup edhe më të shëndetshëm.

Filloni diku: Mos prisni rezultate brenda javës apo të arrini të ngrini pesha të larta dhe të bëni shumë sete brenda 3 ditësh. Niseni nga diçka, sado e thjeshtë të duket, edhe nëse është vetëm një ecje në ditë. Fillojeni me diçka!

Burimi: Arthritis

Mund të shmangni këto probleme vetëm duke bërë seks

Periskopi.com Zoya

Seksi është i shëndetshëm në çdo lloj kuptimi! Përpos kënaqësisë mendore dhe fizike, ky akt ka fuqinë t’ju “shëroje” edhe shqetësime të tjera që mund të keni.

Ka shumë arsye pse jeta juaj seksuale mund të ketë ndërtuar një mur me tulla, që nuk po e thyen askush. Ndoshta sapo keni kaluar një ndarje. Ndoshta ju ose partneri nuk keni qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ose mbase është vetë jeta, fëmijët, puna ose udhëtimet që ju pengojnë.

Disa ditë mund të shndërrohen në javë ose muaj. Mospasja e marrëdhënies seksuale është bërë normalja juaj e re. Të gjithë e kalojnë një periudhë të tillë në jetë.

Sot po ju tregojmë disa përfitime shëndetësore nga seksi. (Kështu ju mund ta mendoni dhe njëherë para se t’i thoni ‘jo’ partnerit!)

Seksi është i shëndetshëm në çdo lloj kuptimi! Përpos kënaqësisë mendore dhe fizike, ky akt ka fuqinë t’ju “shëroje” edhe shqetësime të tjera që mund të keni:

Dhimbja e kokës

Një studim i publikuar në revistën Cephalalgia, tregoi se gjysma e njerëzve që vuanin nga migrena, pasi kishin kryer marrëdhënie kishin një lehtësim të simptomave, ndërsa 20% të tyre shfaqnin një lehtësim të plotë të dhimbjes së kokës. Kjo sipas kërkuesve lidhet me endorfinën, hormonin e kënaqësisë që lëshohet me shumicë gjatë seksit.

Dhimbjet e periodave

Kryerja e marrëdhënieve mund të lehtësojë dhimbjet gjatë ciklit. Gjatë orgazmës, muskujt vaginalë kontraktohen duke lëshuar substanca natyrale që trupi i prodhon për të lehtësuar dhimbjet.

Ftohjet

Është treguar se marrëdhëniet e rregullta seksuale kanë ndikim në rritjen e imunitetit, duke ndihmuar në shërimin e gripërave dhe të ftohtët. Penetrimi ndikon në rritjen e nivelit të imunoglobinës, një antitrup që lufton viruset.

Pagjumësia

Pas seksit, trupi lëshon oksitocinë, një hormon që vë trupin në gjumë. Femrat janë ato që prodhojnë më shumë oksitocinë.

Depresioni

Shumë studime kanë treguar se seksi ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin mendor. Kur kryejmë marrëdhënie, trupi prodhon hormone lumturie, si oksitocina dhe endorfina. Është e qartë se seksi i rregullt barazpeshon nivelin e hormoneve, të cilat janë shkaktaret kryesore të shumë çrregullimev.

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të bini në peshë

Periskopi.com Zoya

Të gjithë duam të ushqehemi shëndetshëm, por s’e themi dot me plot gojën që gjërat më të shëndetshme janë ato që na shijojnë më shumë. Të gjesh receta që janë sa të shëndetshme, pa kalori dhe në të njëjtën kohë të shijshme, është relativisht e vështirë. Shtoji kësaj edhe çështjen e kalorive, për të mbajtur peshën nën kontroll.

Gjithsesi, si çdo gjë tjetër edhe pjatat që plotësojnë dy kushtet që duam ne, janë një informacion larg. Çfarë mund të gatuani ju duke nisur që sot? Gjithë pjatat më poshtë!

1. Salmon i pjekur me pesto

Shërbejeni kaq thjeshtë dhe do të ndiheni të ngopur në fund të vaktit!

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të

2. Këtë sallatë! 

Ka më pak se 400 kalori, ka fruta, perime dhe është padyshim kaq e shijshme sa duket.

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të

3. Kunguj të skuqur

Më pak se 50 kalori dhe ju e dini sa vlera ushqyese kanë, prandaj mos përtoni.

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të

4. Karkaleca dhe shparaguj në tavë! 

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të

5. Lulelakër të pjekur!

Dhe perime të tjera…

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të

6. Sallatë mesdhetare

Të cilën ne e njohim mirë sallatën e famshme me kastraveca, domate dhe çfarë të doni ju!

6 pjata që përveçse të shijshme ju ndihmojnë të

Burimi: Pop Sugar

Pasi të lexoni këtë artikull, do ta kuptoni se i keni larë dhëmbët gabim

Periskopi.com Zoya

Shumë njerëz preferojnë të presin derisa të hanë mëngjes për të larë dhëmbët, në mënyrë që të mos kenë një shije menteje në gojën e tyre, që të mos i lejojë të shijojnë ushqimet. Por këshillat e vjetra për t’i pastruar dhëmbët pas mëngjesit mund të jenë të gabuara, sipas një grupi ekspertësh.

Studentja dentare Ola, e cila po studion në Universitetin Tufts në Massachusetts, është ndër shumë profesionistë mjekësorë që ndajnë këshillat në TikTok. Në një video virale ajo tha që gjithmonë duhet të lani dhëmbët në mëngjes para se të hani, sepse ‘bakteret grumbullohen në gojë brenda natës’ dhe larja si gjë e parë çon në parandalimin e kaviteteve.

Një tjetër higjieniste dentare Avalene, me bazë në Nju Jork, tha se larja menjëherë pas ushqimit mund t’i dëmtojë dhëmbët.

Duke folur për FEMAIL, dentisti i famshëm Dr Richard Marques i “Doctor Richard London”, tha se koha ideale për të pastruar dhëmbët  është 10 minuta para mëngjesit për të shmangur dëmtimin e smaltit. Ai shtoi se nëse harroni dhe doni t’i lani pas ushqimit, duhet të prisni të paktën 30 minuta, pasi smalti që vesh dhëmbët dobësohet përkohësisht pas ngrënies.

Kirurgu i NHS Dr Karan Raj, i cili ka 4.4 milionë ndjekës, ndau një klip që shpjegon se si pasta e dhëmbëve mbulon dhëmbët dhe mbron smaltin nga ushqimet acidike.

“Duhet t’i lani dhëmbët para mëngjesit, jo pas,” shpjegoi ai. “Pastrimi para mëngjesit i vesh dhëmbët tuaj me një barrierë mbrojtëse kundër acidit në ushqim apo në lëngun e portokallit.”

Dr Richard Marques, i cili ka klientë të famshëm si Rita Ora, Anne-Marie, Tom Daley dhe Dua Lipa, zbuloi se gjëja më e rëndësishme është të prisni pak kohë mes ngrënies dhe larjes së dhëmbëve.

“Është një debat i vjetër, por këshilla ime profesionale është se nuk ka rëndësi nëse ju i lani dhëmbët para ose pas ngrënies – është sasia e kohës që prisni midis tyre,” shpjegoi ai. “Smalti i çmuar që vesh dhëmbët dobësohet përkohësisht pas ngrënies për shkak të acideve të pranishme në ushqim, kështu që duke i larë menjëherë pasi të hani, rrezikoni ta dëmtoni atë. Smalti është i rëndësishëm, sepse është një nga pengesat e trupit që mbron dhëmbët. Nuk mund të restaurohet, kështu që është jetike të kujdesemi për të. Ju duhet të prisni të paktën 30 minuta pas ngrënies para se të lani dhëmbët, ose të paktën 10 minuta para se të hani, për të siguruar që përbërësit aktivë në pastën e dhëmbëve të kenë pasur një shans për ta bërë punën e tyre dhe për të mbrojtur dhëmbët, dhe kështu smalti të jetë ngurtësuar.”

Mjeku rekomandoi që për mëngjes të shmangni drithërat me sheqer, frutat acidike, lëngun e frutave dhe qumështin. Ai shtoi se ushqimet e mira për mëngjes janë mjalti, dhe jo sheqeri i bardhë, tostë integrale, vezë, avokado.

Dy pasojat e rënda që shkakton stresi i vazhdueshëm

Periskopi.com Zoya

Njerëzit të cilët janë në stres të vazhdueshëm, kanë më shumë gjasa të kenë presion të lartë të gjakut dhe probleme me zemrën, sugjeron një tjetër studim.

Studiuesit ndoqën 400 amerikanë për më shumë se një dekadë dhe monitoruan nivelet e hormoneve të stresit në urinën e tyre.

Ata zbuluan se rreziku i ngjarjeve kardiovaskulare, përfshirë një sulm në zemër ose sëmundje të zemrës, u rrit me 90 për qind sa herë që këto nivele dyfishoheshin.

Dhe mundësia e zhvillimit të hipertensionit, u rrit deri në 30 përqind.

Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë zemrën, organet kryesore dhe arteriet me kalimin e kohës, duke rritur rrezikun e një sërë sëmundjesh serioze.

Kur një person është i stresuar, trupi prodhon hormone si kortizoli, të cilat i vënë ata në modalitetin ‘lufto ose ik’.

Përgjigja e mbrojtjes parësore e sheh zemrën të rrahë më shpejt dhe presionin e gjakut të rritet për të rritur rrjedhën e oksigjenit në muskuj.

Pasi të ketë kaluar stresi, këto kthehen në gjendje normale.

Por zakonet jo të shëndetshme të lidhura me stresin, si të ngrënit jo shëndetshëm, të flesh shumë pak dhe të pish shumë alkool, mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut për një kohë të gjatë.

Rezultatet, të botuara në revistën Hypertension, treguan se rritja e niveleve të hormoneve të stresit ishte e lidhur me një rrezik më të madh të hipertensionit dhe problemeve të zemrës.