Autobusi bie nga ura dhe përfundon në ujë, të paktën 21 persona të vdekur e 15 të plagosur

Autobusi bie nga ura dhe përfundon në ujë, të paktën 21 persona të vdekur e 15 të plagosur

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë shtruar në spital në Kinë, pasi një autobus ra nga një urë dhe u fundos në rezervuar.

Mësohet se autobusi po transportonte nxënës të shkollës së mesme. Në pamjet e bëra virale, shikohet autobusi ngjyrë blu, teksa në një moment humbet drejtimin dhe zhvendoset në korsinë e krahut të kundërt, para se të rrëzohej nga ura dhe të përfundonte në ujë, raporton TCh.

Sipas autoriteteve në autobus, ka pasur gjithsej 38 pasagjerë, 21 prej të cilëve janë shpallur të vdekur. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të saj, shkruan “Daily Mail”.

Shpërndaje në: