Autobusi nuk ndalet ‘te stanica’: Rrezikon trafikun me ndalje tmerruese në hyrje të Prishtinës

Autobusi nuk ndalet ‘te stanica’: Rrezikon trafikun me ndalje tmerruese në hyrje të Prishtinës

Vrojtuesit e lagjes kanë arritur të evidentojnë një ndalesë absolutisht të papranueshme të një autobusi në hyrje të Prishtinës.

Para se autobusi të futet në pjesën e tunelit, duket se ai është ndalur për të marrë pasagjerë duke rrezikuar trafikun.

Në afërsi të autobusit të ndalur duken shumë këmbësorë që duket se po futen në autobus, në anën tejtër shihen edhe disa vetura të ndaluara për faj të autobusit.

“Stacion në mes të rrugës – Veternik,” kanë shkruar vrojtuesit, duke i bërë tag edhe Policisë së Kosovës.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë autobusëve, më saktë shoferëve të tyre, që të mos bëjnë ndalesa të tilla jashtë stacioneve ku duhet pritur për udhëtarë.

Shpërndaje në: