‘Autogoli me arkivat’: Nurellari pyet se me cilin ekip luan qeveria e Vetëvendosjes

‘Autogoli me arkivat’: Nurellari pyet se me cilin ekip luan qeveria e Vetëvendosjes

Anëtari  kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari e ka quajtur deklaratën e qeveritarëve të Vetëvendosjes për ekzistencën e arkivave sekretë të UÇK-së  si një autogol në portën e Kosovës. Sipas tij duke folur për arkiva të UÇK-së faktkisht qeveria ka aprovuar dhe legjitimuar mashtrimet e Serbisë, ka përkeqësuar pozicionin negociator të Kosovës në dialog dhe ka dëmtuarmbrojtjen e luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.

Në postimin e tij në facebook, më tej Nurellari thekson se lufta e UÇK-së është një ndër më të televizionuarat e raportuarat në historinë bashkëkohore e ska arkiva të fshehur.

Po ashtu shton se në luftë UÇK-ja qe partnere e NATO-s prandaj nuk ka pasur mundësi që të mbahet ndonjë gjë e fshehur prej partnerëve perëndimor.  Më tej për të demonstruar se ska arkiva të fshehta të UÇK-së  ai thotë se veprimtaria e luftëtarëve të UÇK-së është ndër më të hetuarat ndonjëherë sepse ka kaluar në së paku pesë gjykata të ndryshme dhe kurrkund nuk është folur ndonjëherë për këto arkiva të fshehta.

Së fundmi ai vë në dukje se “ Ndryshe nga vendet e tjera të ish-Jugosllavisë, ku shumë prej të dyshuarve janë arratisur apo fshehur, të gjithë luftëtarët e UÇK-së që kanë pasur të bëjnë me drejtësinë ndërkombëtare apo vendase, janë ballafaquar me transparencë, fisnikëri, sinqeritet e krenari”. Prandaj për të deklarata e ministrave për ekzistencën e arkivave të fshehtë është “një tjetër autogol kundër Kosovës shkaktuar nga një ekip amatorësh që befas e gjejnë veten duke luajtur nē superligë.”

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të Nurellarit në ‘Facebook’:

Shpërndaje në: