Autoindustria ruse ndal prodhimin, bota kërcënohet me mungesë palladiumi

Autoindustria ruse ndal prodhimin, bota kërcënohet me mungesë palladiumi

Disa prodhues evropianë kanë njoftuar se do t’i mbyllin fabrikat e tyre, e shkak natyrisht se është pushtimi rus i Ukrainës dhe pasojat ekonomike të këtij veprimi.

Vendosja e sanksioneve ka penguar drastikisht furnizimin me pjesë, pra edhe vetë prodhimin. Përveç mungesës ekzistuese të gjysmëpërçuesve, prodhuesit tani po përballen edhe me probleme të reja në zinxhirin e furnizimit.

AvtoVAZ ishte ndër të parët që reagoi, duke njoftuar se disa vija të  pordhimit ndoshta do të duhet ta ndërprisnin punën. Kompania ruse menaxhohet nga Lada Auto Holding, dhe ajo ka fabrika të shumta, përderisa Renault është pronari kryesor i AvtoVaz, me 67.61% aksione.

Paralelisht, Renault ka konfirmuar edhe atë se, për shkak të problemeve logjistike do ta pezullojë prodhimin edhe në disa segmente të caktuara.

Renault është prodhuesi më i madh perëndimor i veturave në Rusi, por jo edhe i vetmi. Përveç fabrikës AvtoVAZ, Renault posedon edhe fabrikën e vet në Moskë, e cila ëasht fabrika e dytë më e madhe e Renault, pas asaj në Francë.

Shpërndaje në: