Autoritetet kanadeze publikojnë emrat e dy të arrestuarve për sulmin terrorist

Autoritetet kanadeze publikojnë emrat e dy të arrestuarve për sulmin terrorist

Zëdhënësja e gjykatës përkatëse në Quebec, Isabelle Ferland ka thënë se emrat e të arrestuarve janë Alexande Bissonnette dhe Mohamed el Khadir, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Dy persona të paidentifikuar ende hapën zjarr sot në mëngjes (sipas kohës lokale) në Qendrën Kulturore Islamike në Quebec, duke lënë gjashtë persona të vdekur.

Njëri prej të dyshuarve është arrestuar në vendngjarje, ndërsa i dyshuari i dytë ka thirrur numrin emergjent (911) dhe është vetëdorëzuar, ka njoftuar policia kanadeze sot.

Dy të arrestuarit, 20 dhe 30 vjeç, nuk kanë pasur dosje në polici për asnjë incident të mëparshëm. Policia, sipas BBC-së, është duke hetuar edhe raportimet se dy personat ishin student të një universiteti lokal. /Periskopi/

Shpërndaje në: