Avantazhet që i sjell biçikleta

Njerëzit që ngasin biçikletën, për arsye shëndetësore, shpesh marrin avantazhe si: ulja e presionit të gjakut, përmirësimi i niveleve të kolesterolit, rënia në peshë dhe reduktimi i rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve shëndetësore dhe dy llojeve të diabetit.
Por çka shumë njerëz harrojnë ose nuk dinë, është fakti se pedalimi i një biçiklete ndihmon në ndërtimin e një truri më të mirë, si nga struktura edhe nga funksionimi.
Shkencëtarët që studiojnë efektet psikologjike të aktivitetit fizik ndonjëherë u kërkojnë vullnetarëve të ngasin një biçikletë jashtë për një kohë të caktuar ose të pedalojnë në ve