Avdiu: Reagimi i Kurtit dekurajon protestat – gratë e morën mesazhin që nuk janë të sigurta askund

Avdiu: Reagimi i Kurtit dekurajon protestat – gratë e morën mesazhin që nuk janë të sigurta askund

Aktivistja e njohur Zana Avdiu, thotë se asnjëherë më parë, nuk ka pasë arsyetime e shfajësime  nga Qeveria, sikurse në rastin e fundit që tronditi Kosovën, ku burri vrau gruan shtatëzënë në oborrin e QKUK-së.

“Kurrë si kësaj here, nuk ka pasur arsyetime e shfajësime sikur tash qe po bën qeveria”, thotë znj.Avdiu për Periskopin dhe vazhdon tutje:

“Përgjegjësia është direkte e institucioneve te shtetit, por, kryeministri e ministrja e drejtësisë, vajtojnë neper rrjete sociale sikur te kishin qene aktiviste. Madje, kryeministri shpreh edhe mosbesim tek protestat, duke thëne se kurrfarë dobie nuk po sjellin. Me ketë ai i dekurajon qytetaret, qe te protestojnë, te ngritën kundër vrasjeve te grave, sepse u thotë qe nuk ka shprese dhe reagimi është i kote.

Ai me këtë sikur don ta shpëtojë veten, nga përballja me qytetare. Teksa, ne anën tjetër edhe e fajëson popullin, dhe e arsyeton mos punën e policisë, te cilët e kane lënë ne duart e vrasësit gruan qe u vra dje”, thotë znj.Avdiu.

Shkrimi – sidomos i fundit i kryeministrit Kurti lidhur me tragjedinë e mbrëmshme që shokoi vendin, ngjason në ‘esse’ për kryeredaktoren e Periskopit, znj.Dafina Demaku. Pra, ky shkrim, nuk duket shpresëdhënës për zgjidhjen urgjente të asaj që tashmë po quhet si femicid në shoqërinë tonë, sipas saj – nga një bisedë e lirë që bëmë sot në Redaksi me të.

E aktivistja Avdiu, thotë se këso lloj shkrimesh, si ai i fundit i Kurtit, ku i humbet edhe fuqia e protestës, është dekurajim për gratë që i nënshtrohen dhunës.

“Pra, këto reagime tregojnë qe vrasësit janë te lire, e shteti do ti mbroje policinë dhe institucionet tjera, qe nuk do te ndërmarrin asnjë hap për parandalimin vrasjeve. Këto postime tregojnë qe pushtetit nuk i ben per qytetaret, por është përballë tyne. Reagimet e tyre janë dekurajim per grate qe dhunohen, sepse ato e dine qe nuk kane ku te lajmërojnë dhunën, sepse për mos reagimin e policisë dhe gjykatës e prokurorisë, do te jete kryeministër qe do ti mbroje e ti fsheh nga përgjegjësia. Gratë me ketë e morën mesazhin, qe nuk janë te sigurta askund, dhe te gjenden si te dojnë”, thotë Avdiu./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: