Avdiu: Rikandidimi i Haskukës është ofendim për Prizrenin njëjtë si Bahtiri për Mitrovicën

Avdiu: Rikandidimi i Haskukës është ofendim për Prizrenin njëjtë si Bahtiri për Mitrovicën

Aktivistja Zana Avdiu thotë se Mytaher Haskuka duhet t’i humbas zgjedhjet në Prizren. Ajo e ka krahasuar atë me Agim Bahtirin e VV’së i cili humbi zgjedhjet në Mitrovicë.

Avdiu në emisionin Pressing ka publikuar planprogramin e Haskukës për qeverisje, program i cili sipas tij ka tetë faqe me shumë fotografi ku nuk është i specifikuar asnjë projekt dhe investim. Thotë se rikandidimi i tij është ofendim për prizrenasit.

“Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë. Çfarë programi ka Vetëvendosja, veç mundeni me pa. E ka një program prej tetë faqeve dhe më shumë në këtë program ka fotografi. Kugjo nuk është as e strukturime as e ndërtume e as se çka ka me bo në Prizren”, tha Avdiu.

‘Rikandidimi i Mytaher Haskukës në Prizren është ofendim për qytetarët e Prizrenit njëjtë qysh ka qenë për qytetarët e Mitrovicës”, theksoi ajo.

“Mendoj që Mytaher Haskuka duhet me i humb zgjedhjet ashtu siç i humbi në Mitrovicë kolegu i tij. Nuk ka program të qartë, nuk ofron afate e as cilat do të jenë investimet. Është një program i kot dhe kanë menduar se fryma e Albin Kurtit ka me i mjaftu edhe në Prizren. Mendoj se Haskuka do t’i humb zgjedhjet”, theksoi Avdiu.

Shpërndaje në: