Avdullah Hoti ia dërgon një kërkesë kryeministrit Kurti

Avdullah Hoti ia dërgon një kërkesë kryeministrit Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Kurti që të inicojë dhe të sjellë në Kuvend për ratifikim disa marrëveshe ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit.

Hoti në kërkesën dërguar kryeministrit Kurti ia ka përkujtuar që njohja e Kosovës nga Izraeli ndodhi pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në kohën sa ishte kryeministër.

“Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael, dërgova kërkesën për përkrahjen, inicimin dhe sjelljen në Kuvendin e Republikës së Kosovës për ratifikim të disa marrëveshjeve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka propozuar ndër të tjera që dy parlamentet të ratifikojnë lëvizjen pa viza për qytetarët e dy vendeve.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/559754918845360

Shpërndaje në: