Avdullah Hoti shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së inxhinierit dhe xehetarit në Novobërdë

Avdullah Hoti shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së inxhinierit dhe xehetarit në Novobërdë

Vdekja e një inxhinieri dhe një xehetari në minierën e Novobërdës ka bërë që Avdullah Hoti të shkruajë një status në përkujtim të tyre. 

“Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.” – shkruan z.Hoti.

Dy qytetarët kishin vdekur si pasojë e shembjes së dheut në minierë, përcjell Periskopi.

Hoti nesër pritet të votohet për kryeministër të ri të Republikës së Kosovës mes kundërshtimesh të mëdha nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Statusi i plotë: 

Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit.
Në këto çaste dhembjeje e trishtimi, shpirtërisht dhe në lutje jemi me familjet e të ndjerëve!
Zoti i bekoftë Idriz Gërbeshin dhe Haki Arifajn!
Zoti i bekoftë familjet e tyre!

Shpërndaje në: