Avdullah Hoti tregon se çka u bisedua në mbledhjen e sotme të LDK’së

Avdullah Hoti tregon se çka u bisedua në mbledhjen e sotme të LDK’së

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka dhënë detaje për takimin e sotëm të Grupit Parlamentar të LDK-së.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit. LDK mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar”, ka shkruar ai në profilin e Facebook-ut.

Takimi i sotëm ishte thirrur nga kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur që të finalizojnë marrëveshjen për koalicionin e ri për Qeverinë – ndërsa raportohet se mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me ndarjen e pozitave, specifikisht me atë të presidentit të vendit. /Periskopi

Shpërndaje në: