Avioni luftarak rus kapet afër hapësirës ajrore të NATO’s

Avioni luftarak rus kapet afër hapësirës ajrore të NATO’s

Një avion luftarak rus është regjistruar shumë pranë hapësirës ajrore të NATO-s në Baltik.

BBC ka publikuar pamje të cilat i ka kapur avioni ushtarak i NATO-s ku shfaqin aeroplanin e zbulimit rus.

Një pilot çek gjatë ushtrimeve të rregullta ka hasur në aeroplanin rus dhe ka ndarë imazhe nga kabina e tij. Avionët e aleancës kanë fluturuar duke ia ndërprerë rrugën për më afër.

Marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur Moska pushtoi Ukrainën në shkurt dhe ekziston frika se një gabim në ajër mund të çojë në një përshkallëzim të rrezikshëm.

 

Shpërndaje në: