Avokati Emmerson këmbëngul: Prokuroria të tregoj nëse i ka lexuar, dhe cila është përmbajtja e 70 mijë shënimeve

Avokati Emmerson këmbëngul: Prokuroria të tregoj nëse i ka lexuar, dhe cila është përmbajtja e 70 mijë shënimeve

Po vazhdon të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK’së.

Avokati Ben Emmerson po vazhdon të kritikoj ashpër prokurorinë, duke kërkuar nga ta përgjigje lidhur me atë se “a ka lexuar prokuroria 68 mijë e 700 shënime, përcjell Periskopi.

Avokati Emmerson tha se kërkon përgjigje për këtë sot, sipas tij nëse këta nuk dinë se çfarë përmbajnë këto dokumente lë të nënkuptojnë se nuk i kanë lexuar fare.

“Në qoftëse  mundet të më përgjigjet prokuroria se a din cfarë përmbajnë ato dokumente, prej 68 mijë e 700  nëse nuk e  dinë i bie që nuk i kanë lexuar. Është e qartë se ata nuk e  kanë bërë punën e tyre si duhet. Prokuroria duhet pyetet nëse 68 mijë faqe, cilat dokumente kanë analizuar, sot duam përgjigje, për këtë.”/PERISKOPI

Shpërndaje në: