Avokati i Gucatit me kërkesë para nisjes së seancës: Mos e fotografoni në krah me oficierët e sigurimit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i veteranëve, Hysni Gucati ka pasur një kërkesë para nisjes së seancës para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Avokati i Gucatit në emër të klientit të tij, ka thënë se kreu i veteranëve nuk do që të fotografohet në krah me oficerët që po kujdesen për sigurinë e tij.

“Salla e gjyqit është vend i sigurt, pra klienti im nuk kundërshton që të fotografohet por unë kam kundërshtim në emër të tij që këto fotografi të mos jenë të pranishëm oficerët e sigurisë”, ka thënë ai.

Kësaj kërkese të avokatit iu është përgjigjur gjykatësi i procedurës paraprake.

“Për pjesën e parë të kërkesës e kam të qartë, do ta urdhërojmë që të mos bëjë fotografi me klientin tuaj në shoqërinë e këtyre oficerëve të sigurisë përreth tij, së dyti është praktikë e zakonshme që në një sallë gjyqi që të jetë i shoqëruar me oficer të sigurimit”, ka thënë ai.

Gjykatësi pastaj ka urdhëruar që të fotografohet vetëm nga afër ku nuk shihen oficerët.

Shpërndaje në: