Avokati i Kadri Veselit – Speciales: Na gënjyet, mbajtët në paraburgim njerëzit pa materiale, ç’është kjo?

Avokati i Kadri Veselit – Speciales: Na gënjyet, mbajtët në paraburgim njerëzit pa materiale, ç’është kjo?

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka kritikuar Prokurorinë Speciale pse ish-krerët e UÇK po mbahen ende në paraburgim, pa materiale,transmeton Periskopi.

‘’Me shpresën që prokuroria do të jetë e gatshme dhe duhet ta dijmë sa do të zgjasë procesi paragjyqësor. Prokuroria u përgjigj se na po i sajojmë. Dua të dëgjoj e kam bërë pyetje edhe më përpara dhe kolegia ishte ajo që bëri këtë blerësim. Duhet të kërkojë fajle që të akuzuarit vazhdojnë të mbesin në paraburgim”, tha ai.

”Prokuroria e ka ditur gjatë gjithë këtyre seancave se 70 për qind e materialeve nuk janë bërë të njohura, na gënjyen të gjithëve, nuk ka parë njeri të sillet sikur kjo të ishte dicka normale, është jonormale që një prokuror i përgjegjshëm të sillet në këtë mënyrë.”.

”Është mimnimumi që mund të bëhet. Dicka duhet bërë jo për mua, por meqë jemi këtu, që e zgjatët afatin ku kemi marrë 75 për qind të materialeve dhe në rastin e klientit tim, provat dhe akuzat nuk janë bërë të njohura, për gjithë këta muaj kanë mbetur në paraburgim.
Dicka duhet të thuhet për kredibilitetin e këtij Tribunali.””

Shpërndaje në: