Avokati i Popullit: Viti 2021 do të jetë provim për mbrojtje nga diskriminimi

Periskopi.com Lajme

Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur tryezë diskutimi në lidhje me publikimin e dy raporteve me rekomandim.

Avokati i Popullit Naim Qelaj, tha se viti 2021 do të jetë provim për institucionet për mbrojtjen nga diskriminimi.

Madje ai shtoi se nuk janë të kënaqur me zbatimin e Ligjit për barazi gjinore.

“Jemi në një situatë jo të zakontë. Unë dua të theksoi se viti 2021 do të jetë promovim për mbrojtjen nga diskriminimi”.

“Mirëpo deri më tani nuk jemi të kënaqur sa i përket Ligjit për barazi gjinore dhe sa i përket diskriminimit. Kjo kampanjë do të ketë fokus mbrojtjen nga diskriminimi”.

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, tha se kanë për obligim që të punojnë me Avokatin e Popullit.

Ai ka shtuar se kanë emëruar hetues që merret me rastet e dhunës në familje, raporton EO.

“Policia duke konsideruar se dhuna në familje është shkelja më e madhe për të drejtat e njeriut e ka përcaktuar njërën ndër prioritet kryesore. Policia ka drejtorinë e cila mbulon një pjesë të madhe në fushën e krimit”.

“Policia është angazhuar që ta trajtojë këtë çështje dhe të gjejë mjete përmes donatorëve që ky projekt të realizohet në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje. Krahas pushimeve tjera vjetor për dy dit pune Policia e Kosovës e ka rregulluar. Nënat më fëmije deri në moshën 3 vjeçare kanë të drejtë pushimi vjetor për dy ditë”.

Shpërndaje në: