Avokati i Veselit thotë se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur

Avokati i Veselit thotë se dëshmitari Nazim Bllaca ka vdekur

Në seancën e sotme në Speciale, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka përmendur emrin e Nazim Bllacës.

Emmerson ka thënë se Specialja po mbështetet tek një dëshmitar i vdekur, Nazim Bllaca, shkruan Periskopi.

Avokati i Veselit e shpalli të vdekur Nazim Bllacën edhe pse deri më sot nuk ka qenë një informat e tillë.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, tha Emmerson.

Bllaca ishte bërë i famshëm për deklaratat për ngjarjet e pasluftës në Kosovë dhe ishte dënuar me 6 muaj burg. Nazim Bllaca ishte vetdeklaruar si anëtar i SHIK-ut./Periskopi/

Shpërndaje në: