Avokati: Me pasë shtet, Rakiqi ish dashtë të arrestohet

Avokati: Me pasë shtet, Rakiqi ish dashtë të arrestohet

Avokati mitrovicas, Armend Shkoza, ka komentuar zhvillimet e djeshme në pikën e Jarinjes nga rrafshi ligjor duke vendosur theksin tek një vepër penale e kryer dje.

Avokati Shkoza tha se Ministri Rakic është dashur të arrestohet dje për kryerje të veprës penale të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, të paraparë në nenin 121 të Kodit Penal, shkruan Jepi Zë.

Theksojmë se kreu XIV i Kodit Penal të Kosovës flet për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa neni 121 parasheh se kushdo që pengon (në këtë rast Kryeministrin) në ushtrimin e detyrave apo veprimeve zyrtare dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

Postimi i plotë i avokatit Shkoza:

“Me pas shtet ashtu qysh është tu i ardhë era, Rakiqi ish deshtë të arrestohet për shkak të kryerjes së veprës penale të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nga Neni 121 i Kodit Penal. I njëjti me veprimet e sotme i ka kryer të tri format e kësaj vepre penale, njërën të përgjithshmën dhe dy të kualifikuara.

Ligjshmëria është sikur bajraku i luftës. Dora këputet por bajraku nuk lëshohet. Asnjë milimetër nuk guxojmë me u kthy prapa. E nëse kthehemi, gjendja do jetë dhjetëfish më e keqe sesa para zbatimit të masave ligjore.”

Shpërndaje në: