Avokati Pallaska: E pabesueshme kënd e dërgoi VV’ja te Adriatik Kelmendi
Avokati dhe analisti politik Dastid Pallaska, ka komentuar debatin e mbrëmshëm në “Rubikon” të KTV’së.
Gjatë debatit Frashër Krasniqi i PSD-së u përplas me Valdrin Ahmetin e Vetëvenodjes duke i thënë këtij të fundit se në shkollë të mesmë ka ngelë, nuk e ka përfunduar fakultetin dhe se është përjashtuar nga LVV për abuzim me para.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pallaska thotë se nuk mundet me besu që VV ka dërguar në debate persona si Ahmetin. Sipas tij, kandidati për deputet nga LVV nuk u mundua as t’i mohoj akuzat e bëra nga Krasniqi.
Postimi i plotë:
Përveç nëse përfaqësuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në debatin e sontëm në Rubikon e ka zgjedh’ PDK-ja, nuk po mundem me besu se si një parti opozitare që pretendon me luftu korrupsionin e dërgon në debat kundër korrupsionit një person që “paska ngelë në shkollë të mesme, nuk ka fakultet të përfunduar edhe ka qenë i përjashtuar nga Lëvizja Vetëvendosje për abuzim me para.”
As nuk u mundu me i mohu akuzat që ja bëri ish kolegu partiak.
E pabesueshme!



