Avokati i popullit: Jemi duke hetuar rastin e Astrit Deharit

Avokati i popullit: Jemi duke hetuar rastin e Astrit Deharit

Avokati i popullit, Hilmi Jashari, ka qenë i ftuar në emisionin InfoBox, ku ka treguar se ky institucion është duke e hetuar vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari.

Jashari ka thënë se prezent në autopsinë e të ndjerit, ka qenë edhe një ekipë nga institucioni që drejton ai.

Ai ka bërë thirrje që të mos bëhen deklarata të pa matura dhe spekulime në lidhje me rastin për shkak se ende nuk dihet qartë se ccfarë ka ndodhur.

Avokati i popullit ka kritikuar edhe institucionet përkatëse që kanë dhënë deklarata ende pa u bërë autopsia duke thënë se kjo mund ta dëmtojë procesin dhë të rëndoj gjendjen e familjarëve.

Ai ka thënë se ccfarëdo të ketë ndodhur me Deharin, përgjegjësinë e kanë autoritetet publike për shkak se ai ka qenë nën kujdesin e tyre. /Periskopi/

Shpërndaje në: