Avokati që tentoi ta zhvaste Balottellin, po përballet me gjyqin: “Dua një Ferrari të verdhë dhe një të kaltër, vajza është një aktore e lindur”

Avokati që tentoi ta zhvaste Balottellin, po përballet me gjyqin: “Dua një Ferrari të verdhë dhe një të kaltër, vajza është një aktore e lindur”

Avokati që u përpoq të padiste Mario Balotellin për përdhunim po përballet me gjyqin e tij për tentativë zhvatjeje të sulmuesit, pasi ai u kap në një inqizim duke thënë se rasti do t’i blinte atij dy Ferrari.

Balotelli ka konfirmuar se ka pasur marrëdhënie me vajzën, por gjithmonë ka siguruar që ato kanë qenë të rritura, pëccjellë Periskopi.

Kështu, kur avokati Roberto Imparato kontaktoi lojtarin dhe kërkoi 100 mijë euro për të hequr qafe akuzat, Balotelli shkoi menjëherë në polici për të raportuar tentativën për zhvatje.

Kjo i lejoi policisë të përgjonte telefonin e avokatit, i cili siguroi prova të shumta për përpjekjet e tyre për të shantazhuar në thelb Balotellin.

Tani lojtari i Adana Demirspor ka paditur Imparaton për 150 mijë euro dëmshpërblim dhe gjyqi fillon sot në Vicenza.

Përgjimet do të jenë një pjesë kyçe e provave kundër avokatit 66-vjeçar Imparato, i cili u kap në inqizime duke u thënë bashkëpunëtorëve se kishte regjistruar 20 minuta bisedë me Balotellin.

“Dua një Ferrari të verdhë dhe një blu. Vajza është një aktore e lindur. Në fund të fundit, Balotelli është pak i dhimbshëm”.

Incidentet ndodhën midis tetorit 2017 dhe janarit 2018.

Shpërndaje në: