Avokatja Iseini vendimin e Gjykatës së Apelit për Grupin Kumanova e quan skandaloz

Periskopi.com Lajme

Avokatja, Artene Iseini përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj Facebook, ka thënë se Gjykata e Apelit e Maqedonisë vërtetoi dënimet copy/paste të Gjykatës Themelore për djemtë e Lagjes së Trimave.

Iseini tha se ky është vendim fund e krye skandaloz.“Detyrë parësore e Gjykatësve të Apelit është të konstatojnë shkelje procedurale, që janë me bollok dhe mungesën e zbatimit të drejt të ligjeve në formë dhe përmbajtje, që janë të dukshme në çdo faqe të aktakuzës.
Diktati i hierarkisë së dështuar gjyqësore, shtoi kësaj edhe urdhërat politik, racor, etnik e fetar u realizua pikëpërpikë në një farsë që e quajnë Vendim i Apelacionit. Në kohëra të këqija merren vendime të këqija”, ka shkruar ajo.

 

 

Sipas avokates ky vendim nuk ka të bëj me të vërtetën për ngjarjen e Kumanovës e aq më pak me drejtësinë.

“Gjykata supreme ose do ti shfuqizon vendimet e shkallës së parë dhe të dytë dhe do ta kthen në rigjykim lëndën ose do ti verteton vendimet paraprake dhe do të hap rrugën për të kërkuar drejtësi në gjykatën ndërkombëtare në Strassburgë e gjetkë. Strasse – rrugë ose burg- kështjell. Skandaloze sot e gjithë ditën”.

Shpërndaje në: