Axha i Kurtit, Hamza: Albini principiel në negociata, e don – t’do, nuk e don -s’të do as ky

Axha i Kurtit, Hamza: Albini principiel në negociata, e don – t’do, nuk e don -s’të do as ky

Hamza Kurti, xhaxhai i kryeministrit Albin Kurti, në një intervistë për Klanin, ka thënë se nipi i tij e ka të vështirë, pasi që ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm, një fjalor që e kemi dëgjuar edhe nga i nipi kryeministër, përcjell Periskopi.

“Albini e ka vështirë, ka armiq të brendshëm dhe të jashtëm. Sikur Kosova të ishte e unifikume e bashkume, ndryshe do të ishte situata, por kur njëri kërkon majtas, tjetri djathtas e njëri pas shpine.

Reciprociteti tash nuk e di cka ndodhë, vec për mu është nëse ti nuk më don, nuk të du as unë, i balancojmë punët. Unë mendoj që janë vendime të duhura, kanë qenë vendime të duhura edhe protestat që janë bërë, Asociacion, demarkacion, manastiri i Deçanit”, tha Hamza Kurti.

“E di që Albini e ka vështirë, se nuk i ka pasë pas vetes partitë politike. Ka armiq të brendshëm sa të duash. Albini s’është i korruptumë, s’munden me shantazhu, se s’ka korrupsion te ai. I vështirë nuk është se ai negocion, por është parimor dhe kërkon të drejtën e Kosovës. Ai është principel, e don mirë, se don nuk të du as unë. Varet nga përkrahja e Amerikës, Britanisë, Gjermanisë. Krejt bota po sundon në Kosovë. Albinin e dojnë të gjithë”, tha ai./Trasnkriptoi nga klani: Periskopi

Shpërndaje në: